Miliarderi amerikan Steven Kobos, deklaroi se Shqipëria mund të kthehet në pikën hyrëse të gazit natyral drejt Evropës, falë projektit të gazjellësit TAP, ndër më të sukseshmit të qeverise Berisha. Kobos tha se firma e tij, Excelerate pritet të dërgojë centrale lundruese të energjisë për të mundësuar diçka të tillë.
Nga SYRI TV
Projekti i gazjellësit Transadriatik, një nga më të suksesshmit të qeverisë Berisha, po jep të tjera fryte në dobi të vendit dhe të shkëputjes nga gazi rus. Miliarderi amerikan, Steven Kobos deklaroi për Bloomberg se Shqipëria mund të kthehet në pikën hyrëse të gazit natyral drejt Europës, pikërisht në saj të këtij projekti të iniicuar nga ish kryeministri Berisha.
Kobos, tha se firma e tij, Excelerate pritet të dërgojë centrale lundruese të energjisë për të mundësia diçka të tillë.
‘Është një projekt i mirë energjetik për Shqipërinë. ‘Excelerate’ do të sigurojë anije që do të gjenerojnë energji elektrike dhe do të forcojnë rrjetin në Shqipëri. Shpresoj që marrëveshja për centralet lundruese të çojë në mundësinë për të ofruar gaz natyror dhe për të shitur gaz në Evropë’, është shprehur Kobos.
‘Excelerate’ grumbulloi 384 milionë dollarë në një ofertë publike fillestare gjatë 12 prillit.Një pjesë e të ardhurave planifikohet të përdoret për projektin e Vlorës.
Europa po synon të shkëputet nga energjia ruse dhe SHBA ka planifikuar të dërgojë mbi 15 miliardë metër kub gaz shtesë në Europë që këtë vit.Sasia pritet të shtohet, ndërkohë që duhet krijuar infrastruktura e nevojshme për të dërguar këtë gaz drejt Europës.
Projekti i Gazit TAP, është një nga arritjet historike të qeverisë Berisha, dhe lufta në Ukrainë nxori në pah, rëndësinë e këtij projekti, të cilin Edi Rama, në opozitë asokohe, e kundërshtonte.
Komentet