Një tjetër talent shqiptar po lind në Bundesligën gjermane. Bëhet fjalë për 18 vjeçarin, Dren Feka.
E përditshmja gjermane BILD, ka bërë të ditur se lojtari ka nënshkruar kontratë profesionale me Hamburgun dhe do qëndrojë deri në vitin 2018.
Feka ka befasuar të gjithë me paraqitjet e tij dhe një numër i skuadrave kanë kërkuar shërbimet e tij, si Werder Bremen, St Pauli dhe Benfica, por klubi gjerman reagoi shumë shpejt duke nënshkruar kontratë profesionale me 18 vjeçarin.
“Kisha disa oferta dhe mund të fitoja më shumë para, por jam i lumtur që do të mbetem edhe më tej me Hamburgun. Kam luajtur këtu gjatë gjithë vitit dhe kjo skuadër më ka hyrë në zemër”, ka thënë Feka, i cili mund të luaj në dy pozicione, qendërmbrojtës dhe mesfushor, raporton Bild.
Komentet