VOAL – KABUL – Lideri i talebanëve afganë Mullah Omari nuk vdiq për shkak të sëmundjes, por u helmua në kuadrin e një komploti ku u përfshi drejtpërdrejt lideri i ri i Emiratit Islamik të Afganistanit, Mullah Akhtar Mansour.
Akuza e rëndë, shkruan portali i lajmeve Khaama Press, u bë në një komunikatë të grupit fraksionist taleban të quajtur Lëvizja Islamike Fidai Mahaz, ku, ndër të tjera thuhet se Mullah Omari ka vdekur para 2 vjetësh. ansa
Komentet