Talebanët afganë dhe burime pranë bisedimeve të paqes së grupit me qeverinë afgane në Pakistan këtë javë po hedhin poshtë njoftimet se kreu në arrati i talebanëve Mullah Omar ka vdekur.
Një zëdhënës taleban i kontaktuar nga Zëri i Amerikës, këmbënguli se udhëheqësi i grupit “është gjallë” dhe se fjalët për vdekjen e tij kanë si synim që ta bëjnë udhëheqësin e grupit të dalë nga vendi ku fshihet.
Sot në Kabul, zyrtarët afganë thanë se po hetojnë njoftimet per vdekjen e tij. Organe të tjera mediash ia kanë referuar lajmin zyrtarëve të lartë afganë.
Edhe burime pranë bisedimeve të procesit të paqes në Afghanistan, hodhën poshtë njoftimet per vdekjen e Omarit, duke thënë se ato kanë si qëllim të dëmtojnë raundin e dytë të bisedimeve që pritet të mbahen këtë javë në Pakistan.
Komentet