Një ditë do të takohemi të dy,
ti e di stacionin e fundit kur jemi ndarë të dy.
Aty do më gjesh e dashur,
si dikur kur prisja trenin te vinte bashkë me ty.
Të shkruajta sonte përmes letërsisë sime të shpirtit,
për të më lexuar ashtu siç vetem ti di.
E di ?
Sot të takova me vetet e mia,
ti qeshje mes një trishtimi të mbarsur kohësh.
Qamë jo për veten tonë,
por për tabutë që nuk mundëm dot atëhere.
Ah tabuja,
ajo që cdo ditë na zë frymën e syve të shpirtit.
Zjarri i shpirtit të përvëlon ëndërrat e lëna peng,
ata ëndërra që krijuam në lulishtet tona të mëndjes.
Si sot dhe atëherë,
takova aromën tënde.
Ishte po njësoj,
më ngjizi,
deri në mbarsjen e një idili të pa përshkrueshëm.
Sikur Linda e Çehovit,
që flinte sytë,
për të çelur shpirtin e ëndërrave të saj.
Një ditë do të takohemi e dashur,
përsëri tek stacioni i fundit,
ku të dy lam një mal me pengje…
Komentet