Në një takim me sipërmarrës turistik të Kavajës e Golemit mëngjesin e sotëm, Rama ka rënë dakord me deklaratën që tha Nano pas takimit, se nuk është çështje ‘timoni’, por destinancioni.
“Shpresoj që të kemi mundësi që të vijmë në korrik për të bërë një takim më konkret pune pas zgjedhjeve dhe shpresoj shumë që t’ia dalim në zgjedhje dhe në fakt Fatosi e tha bukur mbrëmë nuk është punë timoni, po destinacioni.
Ai është edhe shoferi i sprovuar dhe i ka të gjithë ingredientët e nevojshëm të eksperiencës dhe të teknikës së dhënies së makinës për të kuptuar se nuk është qëllim në vetvete” deklaroi Rama.
Komentet