Hapsira për rreth “ILLYRIAN GARDEN” dhe Kishës ” Fjetja e Shën Marisë ” në Uster u shndërruan në një “qytezë” plot gjallëri e bashkatdhetarëve mbrëmjen e së Martës, 6 Shkurt, 2018. Ishin grupet e djemve dhe grave të Kishës bashkë me drejtues të saj që pritën personalitete shqiptare dhe vendore. Me këtë rast Ministri i Diasporës Pandeli Majko dhe Ambasadorja e RSH Floreta Faber, dhe Joseph Petty Kryetar i Bashkisë dhe zv/ kryetarja Konstantina Lukes zhvilluan një takim njohjeje dhe pune mbi ecurinë e shqiptaro- amerikanëve të Usterit, vendosur këtu që nga dhjetëvjeçarët e fundit të shek. XIX, numuri i të cilëve vetëm në këtë qytet, tani ka arritur rreth 20 mijë. Forcimi i lidhjeve dhe i bashkëpunimit shihet i dyanshëm. Shqiptaro-amerikanët janë punëtorë dhe patriotë, janë bërë pjesë e jetës së shtetit më të fuqishëm po aq sa edhe ruajnë gjuhën dhe trashigimninë kulturore të paraardhësve të tyre duke u dalluar si një bashkësi premtuese për më shumë zhvillim dhe arritje.
Mbi këtë frymë u zhvillua kjo bisedë dhe mysafirëve ju dorëzuan në mënyrë simbolike çelësat e qytetit, dhe dhurata mirënjohjeje nga organizatat e Kishës dhe më tej gjatë një turi në “Illyrian Garden”, ata vizituan familjen Gjika disa banorë të këtushëm dhe më pas vazhduan me një tryezë bisede, njohje me Kishën dhe darkën e mirëseardhjes, ku ishte rezervuar si të thuash vendi dhe koha më e plotë për të diskutuar problemet dhe çështjet më gjerësisht. John Lito (kryetar/bordit), njohu me fillimet e shqiptarëve në Uster, rritjen e bashkësisë, ndërtimin e Kishës “Fjetja e Shën Marisë “(1915), programet dhe veprimtaritë e shumta kulturore e sportive, ruajtjen e gjuhës dhe traditës dhe mes këtij përgëzimi ftoi në bisedë Min.Diasporës Pandeli Majko dhe Ambasadoren e RSH Floreta Faber, të cilët si përfaqësues të qeverisë mund të tregonin për fushat e interesit dhe të forcimit bashkëpunimit si; diplomacia, ekonomi, financë, ndihmës për pensionet, dokumentat ligjore etj.
Min.Diasporës Pandeli Majko u shpreh që në fillim se kjo bashkësi shqiptare është nga më të hershmet në SHBA, ku gërshetohen të vjetrit dhe të rinjtë, ngjan me një kryeqytet për diasporën dhe emocionalisht takimi me njerzit më ka çuar në stacionet e jetës sime. Qëllimi më kryesor është t’ju shpreh se Shqipëria ka filluar të mendojë për gjysmën tjetër të saj (1/2 e popullsisë është në emigracion). Dëshiroj t’ju them që kjo sasi është bërë cilësi dhe ne duhet të mendojmë për këtë cilësi të jashtzakonshme që quhet diasporë. Ne shqiptarët na karakterizon një gjë që na bën të veçantë, ne nuk i trembemi sfidave, pra e kam fjalën për guximin, përpjekjet për të realizuar një jetë më të mirë. Por tani ka ardhur koha që të gjejmë lidhjet me njëri-tjetrin,… bota falë komunikimit dhe informacionit është bërë më e vogël. Këtu duhet të mendojmë pak më shumë për brezin tjetër, me qëllim që fëmijët të mos na thonë përse nuk na mësuat shqip, përse s’na folët shqip, përse s’na lidhët me njëri-tjetrin, përse s’më çove njëherë për të kaluar pushimet e verës.etj Ja! …ja u thashë që kalova gjithë stacionet e jetës sime këtu, me Kuçovë, Korçë, Kolonjë, Maliq, sepse këto janë kujtime dhe njeriu është produkt i kujtimeve të veta dhe jo i asaj që mendon se ç’do të bëhet. Dhe ja ç’më bëtë, me gjysëm ore bisedë këtu fillova të flash me aksent korçar…
Në Shqipëri po diskutohen shumë gjëra në lidhje me diasporën; -E drejta e votës për qytetarët shqiptarë jashtë vendit, me qëllim që diaspora të ketë përfaqësuesit e saj në parlament. Sigurisht që politika do të fusi duart dhe do të dojë të vendosë përfaqësuesit që ata mendojnë se janë më të mirë për ju, por në fund fare do të jenë përfaqësues të diasporës dhe për fat të mirë edhe pozita edhe opozita pavarësisht mosmarrëveshjeve, për këtë çështje (diasporën), kanë qënë në një mendje. Në komisionin e reformës zgjedhore është depozituar një dokument i propozuar nga unë për të gjitha modelet e votës. Ka shumë rendësi sepse po votove për vendin fillon dhe reflekton në një mënyrë tjetër, të jesh bashkëpërgjegjës. E di që shumë prej jush janë larguar të mërzitur dhe për gjërat që nuk i kanë ecur, se ky vend nuk bëhet më, ose të ikur me idenë për të mos u kthyer prap, por mos harroni se në fund fare është Atdheu juaj. Kam ardhur këtu për të bërë një detyrë dhe t’ju jap një mesazh se Atdheu nuk ka ndërmend t’ju harrojë! Unë përfaqësoj gjysmën që është në Shqipëri dhe tjetra e ndarë nëpër botë. Në disa vende të Europës si Itali, Greqi, Zvicër, Britani dhe Gjermani renditemi ndër të parët në numër .
Sapo është krijuar një Agjenci Kombëtare e Diasporës dhe një Komitet i Diasporës (që drejtohet nga kryeministri), pritet të kalojë një ligj për diasporën, një kanal i TV-publik (tvsh3) jep program vetëm për diasporën si dhe shumë elementë të tjerë, por më i rendësishmi është ngritja e një Komiteti Koordinativ për diasporën i përcaktuar në numër për SHBA, Kanadanë, Europa, Australia, Turqia, e mbase nga ndonjë vend tjetër, etj, ku e rendësishme është se do të mblidhen njëherë në vit, k/ministri, ministra të rendësishëm dhe presidenti dhe të mbështetur me ligj dhe detyrë ligjore pavarësisht ndryshimeve në qeveri. Unë jam ndier në vështirësi me pyetjen se: “- përse diaspora me ministri, ajo nuk është pjesë e politikës dhe as e administratës? Them se në këtë kohë diaspora i përfshin të gjithë, ajo është marrëdhënie njerëzore, diaspora është histori e kombit Shqiptar dhe duhet dhënë një shenjë se atdheu po merret seriozisht dhe kjo është e vërtetë. Ne kemi filluar disa projekte siç janë shkollat verore me Greqinë dhe Italinë dhe po mendojmë edhe për SHBA-në. Duhet të punojmë me memorjen e fëmijve tanë. Ata që janë fëmijë sot nesër do të punojnë dhe do të ndihmojnë Shqipërinë. Historia ka treguar se falë diasporës këtu Shqipëria u bë e pavarur, ka shtet Shqiptar, ka Kosovë dhe njerzit nuk e kanë harruar atë. Na duhet të mendojmë ndryshe, të rikrijojmë veten. Kombin e krijojnë njerzit dhe këto dy gjysma këndej dhe atje nuk janë të ndara. Dhe, në këtë botë që është e madhe dhe e vogël njëkohësisht ne jemi në gjendje që ta bëjmë këtë. Një problem e kemi(!). Njerzit e sukseshëm janë mbyllur në arritjet e tyre dhe nuk duan të merren me problemet e komunitetit. Kjo ndodh edhe në Shqipëri, njerzit shohin punët e tyre apo ikin kur mërziten. Por si njerzit edhe politika duhet t’i pranojnë të vërtetat sado të hidhura që të jenë, t’i njohin dhe të përpiqemi që t’i ndryshojmë. Kam vizituar katër shtete këtu, do të shkoj dhe në vende të tjerë sepse shqiptarët janë interesuar se çdo të bëhet dhe ç’drejtim do të marrim.
Ambasadorja e RSH Floreta Faber :- Faleminderit shumë John, Ilia dhe Liza nga grupet e djemve dhe grave të Kishës së “Shën Marisë “, znj. Konstantina nga Këshilli Bashkiak, e Ju të gjithëve për mikpritjen e ngrohtë. Jam shumë e gëzuar që jam këtu sonte. Në familjen time, dhe Usteri si qyteti ynë. Kam qënë në SHBA me 1994 gjatë një programi shkëmbimi përvoje dhe herën e dytë një muaj pas 11 Shtatorit. Më duhej të shkoja në Çikago me vjehrrin dhe ai më tha:-“Unë dua që të bësh diçka për mua.” l thashë, Po! :-“Dua që të shkosh dhe të takosh njerzit e mi të afërt të cilët i kam parë vetëm një herë dhe ata jetojnë në Uster. Janë kushërinjtë e mi. A mundet të shkosh dhe t’i takosh?! Dhe unë i thashë:-“Me kënaqësi”. Kështu erdha në Boston, mora autobusin dhe takova një grua të cilën nuk e dija se si ngjante. Ajo më kishte thënë:-“Më prit tek njësia e benzinës “, dhe më pas unë pashë një veturë “targa e së cilës kishte flamurin shqiptar”, dhe thashë me vehte kjo duhet të jetë teta Dhimitra…edhe ajo ashtu më bëri të njohur. Po Dhimitra jam! U gëzova, edhe pse pak sa në rrethana të vështira, unë munda të përfaqësoja familjen. Kështu shkova dhe bisedova me Denis (kushëririn e parë të vjehrrit), pra kjo ishte pak sa ngjarja e takimit tim të parë në Uster. Pra kam qënë shpesh këtu, ashtu sikurse shumë kënd mund të pyesni se kush është ai vend që keni qenë në SHBA, dhe përgjigja do të jetë më së shumti mes Bostonit dhe Usterit. Kjo është dhe një arësye që gjej mundësinë t’ju falenderoj sonte,… dhe që do të qendroj sonte mes kush. Pas kaq kohësh që vij prapë dhe mora dhuratat mirënjohëse, shpreh se dy herë më janë dhuruar “çelësat e qytetit”,… Në Sarasota më parë dhe sonte në Uster dhe është kjo një kënaqësi bashkë me ministrin,… pra mundemi të shkojmë jo vetëm në nja dy familje, por mund të hapim çdo derë në qytet (pra të jemi të mirëpritur). Jam mjaft e sigurt se ngrohtësisht do të pritemi si dikur. Edhe një tjetër vlerësim po marr me vehte gjithashtu, atë të “djemve të Shën Marisë “, pra si e para grua në të dhe ju falenderoj për të gjitha këto … Nuk do të ishte nevoja të pyesja ndoshta, por vërtetë jam kurreshtare të di se sa të pranishëm këtu janë nga Korça? Duket se të gjithë… Po paska edhe të tjerë, edhe disa nga Shkodra,… Pra mbetet një mbrëmje e veçantë… Ndoshta nuk do të shtoja më shumë se sa tha ministri, pasi vijmë për së pari dhe bisedojmë mes disa bashkësive.
Edhe pse disa i kemi takuar më parë si rang i Ministrisë së Punëve të Jashtëme apo si Ambasadë, di të them se kam qënë në 20 shtete (SHBA), dhe jemi takuar me 12 bashkësi të mëdha si Në Teksas, Florida, Nevada, Miçigan, Çikago,…dhe prania e ministrit të diasporës, takimet e zhvilluara dhe çështjet që janë diskutuar, janë kuptimplote. A shtu sikurse edhe ministri përmendi, ne na duhet të jemi më shumë të organizuar, me një sistem vjetor takimesh dhe përcjellje ngjarjesh ku mund të ndihmojmë njëri-tjetrin, pra me një program të përbashkët në ndihmë të vendeve tona. Por edhe më shumë mund të bëjmë për familjet që ndodhen këtu ashtu sikurse ato kanë ndihmuar për kishën, të porsaardhurit,etj. ..gjë për të cilën ne jemi mirënjohës. Ndër të tjera që prej vizitës së 2001-it e këtej, kam vënë re që ju keni ruajtur shumë mirë traditat shprehur në festivalet dhe shkollat (të cilat ne mendojmë t’i mbështesim me libra dhe programe). Por diçka tjetër na dallon ne, udhëtimet brenda shteteve të SHBA-së si dhe në Shqipëri. Dhjetë vitet e shkuara në përbërje të dhomës së tregëtisë kam patur mundësinë të takohem me përfaqësues dhe po ashtu dua që edhe ju të më vizitoni në Uashington (DC). Atje kemi një shtëpi të këndshme dhe dera e mikpritjes e Ambasadës Shqiptare është gjithnjë e hapur dhe sëbashku mund të bëjmë diçka. Të gjithë jeni të mirëpritur. Unë i dua veças kur ata vijnë nga bashkësi të ndryshme dhe natyrshëm ata nga Virxhinia dhe Uashingtoni dhe janë disi të privilegjuar nga afërsia, por kemi pasur vizitorë nga Nju Jork, Miçigan, dhe dy autobusë plot, dy vjet më parë nga Filadelfia. Ne kemi një ditë të veçantë të vizitorëve e cila një të Shtunë priti rreth 9 mijë vetë. Pra në një ditë si kjo apo çfarëdo dite që ju vendosni, unë do t’ju prisja sepse është pjesë e Shqipërisë dhe është gjë e mirë të shohësh institucionet. Një tjetër gjë në programet tona që zhvillojmë do të më pëlqente të kishim më shumë të rinj dhe gra pjesmarrës. (siç janë këtu sonte). Ambasada ka një program me studentët shqiptar, 13 prej tyre flasin mbi njohjen me institucionet dhe së shpejti shpresoj se me përpjekje të përbashkëta do të zhvillojmë konventa në Uashington. Shumë vende e bëjnë këtë, ku diskutohen çështjet me përfaqësues dhe shprehen njëzëri. Dyert tona janë të hapura dhe ja pse dhe ne jemi këtu. Pra ju falenderoj për pjesmarrjen, ju ftoj të ndiqni dhe faqen e Ambasadës së RSH-së në SHBA, mbi veprimtaritë e shpeshta të bashkësisë. Ndjehuni të lirshëm që të vini, të diskutojmë, ju jeni të mirëpritur dhe ne do të bëjmë më të mirën për t’ju mbështetur. Ju Faleminderit shumë! Në fund u drejtuan pyetje nga të pranishmit.
Pyetja 1 , si mund të tërhiqen pensionet pa shkuar në Shqipëri dhe a mund të bëhet një marrëveshje mes shteteve? Pyetja 2 , pasaportat si mund të bëhen ato këtu?
Do të filloja përgjigjen për Pyetjet duke sqaruar fillimisht se dy janë zyrat konsullore të shtetit shqiptar, në Washington(DC) pranë ambasadës dhe Nju Jork pranë misionit të OKB-së. Të gjitha sherbimet sot ofrohen online, numërohen rreth 36 prej tyre si dokumenta, përkthime, pasaporta, çertifikata, dokumenta identiteti etj. ku kërkesat drejtohen elektronike me e-mail ndërsa plotësimi për identitetin duhet të bëhet duke u paraqitur sëpaku njëherë fizikisht. Kohëzgjatja për pasaportën shkon deri në dy muaj dhe automatikisht për fëmijët deri në 18 vjeç të lindur këtu apo të ardhur nga Shqipëria të vegjël. E njëjta ndodh edhe me plotësimin me kartë identiteti dhe personat mund të paisen njëkohësisht. Përsa i përket pensioneve, ky është një proces që duhet të kalojë mes dy vendeve. Kemi mundësuar pas 11 vitesh këtë me Kanadanë, kemi filluar me SHBA-në dhe me ndryshimet e fundit ligjore në fushën e taksave pensionet do të kalojnë përmes dy marrëveshjeve atë të sigurimeve shoqërore dhe të taksimit të dyfishtë. Procedurat sot për sot janë si më përpara dhe duket se gjithshka do të bëhet sipas marrëveshjes, informacion të cilin do ta njoftojmë sapo marrëveshja të jetë bërë.
Janë dhe dy pyetje të fundit për z. Majko. Përsa i përket marrëveshjes së kufirit detar me Greqinë, e di që ndokush mendon se është shitur apo bërë ndonjë pazar etj, por nuk ka ndodhur asgjë e tillë për arsyen e thjeshtë sepse negociatorët nuk janë politikanë, por ata do të jenë ekspertë të detyruar të paktën në dy gjëra. Të respektojnë të Drejtën Ndërkombëtare për Detin dhe të respektojnë vendimin e Gjykatës Kushtetuese të palës shqiptare të cilën Gjykata Kushtetuese (jonë), e rrëzoi. Pra duhet vendosin këto pa të themi se diçka u bë. Janë të nxituara komentet dhe hamendjet që thuhet se janë bërë pazare. Rreth votës mbi Jeruzalemin do t’ju jap të njëjtën përgjigje që e dhashë në Nju Jork, …Esenca e marrëdhënieve shqiptaro-amerikane është shumë herë më e thellë se çdo lloj qeverie e majtë apo e djathtë që vjen në Shqipëri. Pak më parë fala për Nolin, presidentin Uillson, për fat të mirë marrëdhëniet mes Shqipërisë dhe SHBA-së nuk kanë kaluar nëpër korridoret e politikës, por nëpër koorridoret e njerzve, marrëdhëniet njerëzore. Nuk është pronë e politikanëve, por e publikut shqiptar që shohin tek amerika mbështetsen më të fortë që ka pasur kombi shqiptar që prej 1912, shpalljes së pavarësisë. Këtu përballë ju keni një njeri që ka bërë tre luftra ( si protagonist ose duke qënë në krah të politikës së SHBA-së, për Luftën e Kosovës dhe atë të Afganistanit si kryeministër, dhe atë të Irakut si ministër i mbrojtjes). Ju siguroj për një një nqs do të shikoja se qeveria ime do të ishte antiamerikane unë nuk do të qendroja as edhe 24 orë brenda saj. Në këtë këndvështrim mendoj se përgjigjet do të ishin të gjitha të qarta. Do të ishte shumë e tepërt të thosha se një votim se ku do të hapet ajo ambasada në Jeruzalem apo Zululand, do të ndajë marrëdhënien kaq të rendësishme dhe kaq të thellë midis shqiptarëve dhe SHBA-së. Sigurisht sejcili në vazhdim do të ketë një reflektim të vetin lidhur me këtë çështje, por ju siguroj se nuk ka asnjë hije midis SHBA-së në marrëdhëniet me Shqipërinë. Unë do të vazhdoj vizitat dhe shpreh realitetin ashtu siç është.
A ka ndonjë tjetër pyetje? (A. Vrekaj): -A mendoni se varrezat e ushtarëve grekë të LIIBotërore janë piramidat e “tokës helene” në Këlcyrë dhe pse PS-ja që ju prezantoni nuk e kundërshtoi këtë si prekje të sovranitetit kombëtar të territorit shqiptar.? Në këtë Kishës ka qënë komandant ushtarak At Stath Melani i firmosur nga Ismail Qemali i Vlorës, nuk ka dëshmi tjetër më të madhe se kjo.
Pas një fjalëkëmbimi sqarues, Majko tha se gjërat duhet t’i shohim me gjakftohtësi, kemi flour dhe flasim hapur me ta (palën greke), edhe pse kishim gjëra më të rendësishme. ..nuk ishin akoma situatat në Kosovë, Maqedoni, ato që janë sot. Ne duam me fqinjët marrëdhënie të mira edhe miqtë që kemi këtu ( SHBA-ja), kështu na ka këshilluar.
Komentet