Dega Vatra Manhattan Branch, e drejtuar nga Kryetari Agustin Mirakaj dhe Sekretari i Përgjithshëm Viktor Vorfi, thirri një takim diskutimi me Presidentin e Nderit të Vatrës, z. Agim Rexha, Sekretaren e Përgjithshme të Vatrës, znj. Nazo Veliu, anëtarin e Këshillit të Vatrës, z. Mark Mernacaj, dhe vatranin e përkushtuar ndaj historisë dhe vlerave, Idriz Lamaj.
Përmes linjës telefonike morën pjesë Kryetari i Kuvendit të Vatrës, Ervin Dine, anëtarja e kryesisë, Marjana Bulku, Sekretari i Këshillit të Vatrës, Ramiz Mujaj, anëtari i Këshillit të Vatrës, Muhamet Omari, vatranin Valentin Lumaj dhe vatranin Prend Qetta, antarin historik i Vatrës Çezar Ndreu për të diskutuar situatën e rënduar në Vatrë dhe pengmarrjen që i është bërë Federatës nga disa individë.
Diskutimi kryesor u fokusua tek transparenca dhe aktiviteti i Vatrës, gjyqet e paligjshme që janë hapur ndaj vatranëve dhe mbyllja e dyerve të Vatrës.
Takimi ishte tepër i frytshëm dhe plot shpresë për të ardhmen e Vatrës.
Në ditët në vijim, vatranët do të mbajnë takime të tjera, me moton ‘T’i kthejmë Vatrën vatranëve’, ku e drejta e diskutimit, fjala e lirë dhe vota do të jenë promotorë të vlerave vatranë.