I dashur KaroKarlo!
Po të nis këtë letër informuese që t’ua çosh miqve tanë në Romë, të cilët mbeten tantisimo karini për mua, pavarësisht telasheve me atë mrrokllën rpq (e koduar).
Takimi i Ramës me Bashën në sytë e mi hipermetrop ishte zhgënjyes. Nuk e prisja që Rama të organizonte një takim aq të varfër pa një meze në tavolinë.
E vetmja gjë për të lagur grykën ishte nga shishe uji me bidon kauçuku dhe asgjë më tepër.
Zgjatja e takimit më acaroi nervat se sapo më kishte dërguar Artioni një video të Era Istrefit që po këndonte play-back në motel dhe mezi prisja ta shikoja.
Edhe kur Shef Edi bëri një batutë gjatë takimit më dolën përpara ato kaçurrelat e kuqe dhe aq të bukura të Blerta Kambos dhe nuk e kapi kamera siç duhej.
Blerta po i bënte foto dhe nuk ja pashë dot mimikën Shefit. Ndërsa Basha nuk qeshi fare se qeshi Paloka për të.
Në fillim të takimit Basha mblodhi buzët se donte të ulej në vendin e Ramës. Të dy mbanin disa shënime në duar. Rama sa herë harronte, nxirrte shënimin sikur të kishte bërë kopje provimi. Ndërsa Basha e kishte fshehur një kopje tjetër në çorape.
Nga paisja që na dhanë miqtë tanë tantisimo karini, kuptova që Basha kishte ardhur pa ngrënë se dëgjova një si gërrrr dhe paisja e identifikoi si melodi zorrësh. Si duket Basha kishte pritshëmri se Rama do ja kishte shtruar siç ju a shtroi gazetarëve për vitin e ri.
Sa herë që Basha e refuzonte, Rama shtrëngonte dhëmbët sikur donte të qeshte. Aty filloi një luftë e tmerrshme mimikash. Basha i theksoi vështrimin duke rrudhur vetullat.
Rama ja ktheu duke ngritur vetullën dhe shtrembëruar buzën. Bashën se mbajti vendi dhe bëri një qeshje ironike duke fërkuar mjekrën.
Ramës i iku zari dhe po krruante kokën. Bashës i iku petlla dhe u kollit.
Si për të treguar se dhe unë di të kollitem, u kollit dhe Rama.
Ishin 2 me 2 për Blerta Kambon deri në këtë moment. Nuk dinin më ça mimkash të bënin. Të dy po mendoheshin të risillnin ndonjë mikimikë sfiduese.
Edi Paloka ngriti syzet si për të ndihmuar Bashën. Rama nuk pranoi ndihmën e askujt dhe krruajti sqetullën.
Gjatë gjithë regjistrimit dëgjohej një nënqeshje e tipit ‘hihihihihihihi’, në fillim mendova se ishte Fatmir Xhafa, por më pas kuptova që ishte Petriti që vetëm qeshte.
Në një moment kamera sa nuk e kapi Petrit Vasilin duke qeshur, por… ça tersi KaroKarlo…ça tersi…, më doli prapë Blerta para kamerës dhe nuk e kappa dot Petritin duke qeshur.
Pasi e konsultova me Hakiun të gjithë përgjimin, i kërkova Hakiut që për një moment të bëhej sikur ishte Artan Didi dhe të më gjente pse dështoi takimi.
Hakiu mbylli sytë, drejtoi cicat dhe meditoi ca sekonda. Pastaj më tha: “Saje, s’na ka faj As Nulandi, as Mogherini dhe as Vlahutini, Fajin e ka Blerta Kambo!”
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet