I dashur Shef Edi!
Po bën namin ajo lista e Berishës që unë gjasme e paskam përgjuar. Po më vdektë Hakiu që s’të gënjej kur të them që ajo listë s’ka lidhje fare me përgjimet tona.
Po ta shpjegoj historinë nga fillimi Shef. Pa dorashka.
Më prezantoi vitin e kaluar KaroKarlo me një goc nga Interforca italiane. Në një moment ajo me pyeti:
-Sajme, cili është fetishi yt seksual?
-Unë jam vojerist, – i thashë.
-Rënkimet i ke qejf?, – më pyeti.
-Shkrij si akullore kur i dëgjoj, -ja ktheva.
Atëherë do të japë sorela ty një paisje me kufje që përgjon kë të dojë qejfi më tha. Me thënë të drejtën pranova se e di që këto telefonatat sekësi janë shumë në modë vitet e fundit, por vendosa që ta justifikoja paisjen e re duke e përdorur gjasme dhe për trajnime.
Kam përgjuar si fillim disa njerëz që akuzohen për vjedhje të të drejtave të autorit, me porosi të Mirela Kumbaros. Duhet të përgjoja Kallashin sepse mendohet t’i ketë vjedhur muzikën Linda Morinës.
Ç’të dëgjoje Shef, ç’të dëgjoje, e mendonim kallash po na doli kundërajror. Më shkonte 100 gradë celcius temperatura e kufjes kur Kallashi ja jepte refrenit.
Aty kuptova se Kallashi ishte ziliqare ndaj asaj këngës së Fjollës: “A je për trileqe”?
Unë luajta 6 muaj rresht me atë paisjen e përgjimeve, vijova duke përgjuar ca konviktore që bënin seks në telefon me ca tipa nga godina përballë.
Dhe nuk kisha qëllime të këqija thjesht doja të sigurohesha që gocat nuk do t’i linte njeri shtatzanë.
Një ditë u futa në Facebook dhe më bëri përshtypje një goc nga Dibra. Ishte leshverdhë dhe m’u duk interesante që ne ta bënim drejtoreshë në ministri.
Por u zhgënjeva shumë, sepse kuptova që këtë aset të çmuar, kishte në plan ta punësonte Bashkia e Dibrës dhe zbulova që fliste gjithë kohës me Shukrin tonë. E ndërpreva përgjimin se m’u duk pa lidhje.
Ajo në vend që t’i lutej Shukrit që ta merrte në punë, i fliste gjithë kohës atij për një dyqan brekësh firmato në Tiranë dhe i thoshte që duhej të shkonin bashkë një ditë e të blinin dy koli’. Shukri nga ana e tij refuzonte me këmbëngulje dhe këto debate më lodhën.
Një tjetër numër telefoni që kam përgjuar ishte e një protestuese nga ato çupkat komuniste që protestojnë për Liqenin.
M’u duk e bukur Shef, dhe mendova se ky ishte një tjetër rast që nuk duhej humbur. Mirëpo nuk po kuptoja më asnjë gjë pz, nuk i binte njëherë telefoni asaj vajze. E kam pritur me orë të tëra.
Një natë mendova se e kapa, se i çoi zile numrit të Sazan Gurit. Kur ky e mori mbrapsht, ajo i tha që i kishte rënë numrit gabim dhe nuk pati më asnjë telefonatë tjetër.
Këto ishin pak a shumë numrat e interceptuar Shef. Pavarësisht se boshti i së keqes kërkon të përfitojë politikisht me dobësitë dhe ndjeshmërinë e veçantë që më ka veshi kur unë vendos kufjen.
Të përqafoj Shef. Ti je zëri më i ëmbël në botë për mua.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa false e z.Saimir Tahiri
(HashtagAlbania)
Komentet