I dashur Baba Mondi!
Nuk di ç’të them, nuk ç’di të them, Spartak Ngjela zemrën ma rrëmben.
Unë po merrem me pastërtinë e shpirtit dhe sapo kam zbuluar se shpirti ka 7 caqe. Caqet tona janë përgjegjëse për ato që ne duam të themi. Një njeri që është pasues i energjisë së pastër si mua, nuk mund të fshehë ekzistencën e një pajisjese përgjuese tek zyra e Hakiut.
Një ministër nuk e shkel ligjin për asnjë arsye në botë. Ne si staf kemi mundësuar që me anë të energjisë së kozmosit të kemi sinjalet tona të qarta në gjurmimin e elementëve që duam të kapim.
Pra si funksionojmë ne? Ne nuk funksionojmë me paisje por me intuitë. Ëndrrat luajnë një rol të veçantë në këtë pikë.
Nëse na del në ëndërr Spartak Ngjela ky është sinjal që do prishet koha. Nëse na del në ëndërr gruaja e Shukriut do të thotë që këta të Organizatës Politike po organizojnë protestë sabotuese tek Liqeni.
Nëse shohim në ëndërr Fullanin, kjo do të thotë se po vidhet energji elektrike në Kamëz. Pra unë kam pranuar se ekziston një mënyrë përgjimi por kjo është keqkuptuar. Ajo nuk ekziston fizikisht por vetëm intuitivisht.
Nëse paisja del në dritë atëherë kjo do shpjegohet me argumentin nr.4 paragrafi 2 në Bibël:
“Beso diçka që nuk e sheh dhe do shohësh diçka që ke besuar”
Pra opozita beson se ka një paisje përgjuese dhe kjo paisje ekziston vërtet sepse është teori biblike.
Nejse. Po vijoj më poshtë me parashikimet e tjera dhe mënyrat që ne operojmë për zbulimin e krimit pa qenë nevoja të përdorim paisje.
Nëse na duhet të dimë se me kë flet në telefon Presidenti i themi Spartak Ngjelës të hajë sultjasht dhe pasi mbaron tasin e dytë, Taku na jep bisedat në dorë.
Nëse na duhet të dimë se cili nga politikanët shqiptarë merret me drogë pa lejen e partnerëve tanë tek ’21 Dhjetori’ ne këtë e gjejmë pasi analizojmë fotot e sezonit pranverë-vjeshtë të Mynyr Konit.
Nëse duam të dimë a ka korrupsion në administratë, thjesht shohim prurjet vjetore të Lanës.
Në jemi shpirtëror dhe telepatikë, parandjenja është teknologjia jonë, intuita arma jonë, të gjitha akuzat për paisje elektronike janë trillime të cilat ne jemi të përgatitur t’i përballojmë, sepse e kishim parandjerë që do vinte kjo ditë, na e hiqte ëngjëlli që një muaj para.
Me respekt. Saimir Tahiri.
*E-mail i mbërritur në redaksi nga adresa: [email protected]
(HashtagAlbania)
Komentet