Mendime për romanin “Shtëpia me dy çati”, të romancierit Rezart Palluqi BOTËKUPTIMI Vlerësimet më të zakonshme të individualitetit krijues të Rezart Palluqit janë: romancier i diktaturës dhe i çrrënjosjes së krimeve hoxhiste, predikues i optimizmit, këngëtar i prozës dhe ithtar i shtypësve që cënojnë frymëmarrjen e njerëzve. Rezarti, përfaqëson letërsinë shqipe si poet romantik, në njërën anë dhe poet që nxjerrë ngërçet e popullit të vet, në anën tjetër. Endja pas gëzimeve për lirinë, lumturinë, dashurinë, sipas Palluqit, është një kërkesë e vazhdueshme e qenies njeri, madje në këtë endje shpaloset kuptimi i tij për jetën. Pra, Rezart Palluqi na paraqitet në letërsi si thikë me dy teha, në njërën anë si armik i diktaturës dhe shtypjes hoxhiste dhe në anën tjetër si adhurues i predikimit të paqes njerëzore. SUBJEKTI Pas romanit të famshëm “Njëqind e nëntëdhjetë e tre kafazët” Rezart Palluqi na vjen në letërsi me një roman të ri të titulluar “Shtëpia me dy çati”. Rezarti, tashmë e di se të shkruash një roman është në një fare mënyre si të ndërtosh një shtëpi, në të cilën të duhen mjetet e nevojshme për ndërtimin e saj, poashtu edhe të romani, të duhet dija për të rrëfyer, koha dhe pasuria stilistikore. Romani “Shtëpia me dy çati” kapet pas dy boshteve të mëdha: Se pari romani ka një rrëfim të njëtrajtshëm me motiv endoforik, Se dyti përfshin të gjitha llojet e teksteve: rrëfyes, përshkrues, argumentues, shpjegues dhe udhëzues. Ky roman rrahë temën e historisë me bosht shtjellimi, çamërinë. Palluqi shtron problemin e historisë duke pohuar se e meta kryesore e studimeve është se i kanë kushtuar pak kohë kësaj çështje kaq të ndjeshme. … Read More