1946 ÇKA THA HAFIZ IBRAHIM DALLIU ? ■Hafiz Ibrahim Dalliu (1878 – 1952) Në vitin 1946, dënohët mbasi deklaron në hetuesinë e Tiranës: “… Kam dëgjuar ndër stacionet e Amerikës dhe të Londrës lajmet anglisht, mbasi dëshroja që ata të zbarkonin në Shqipëri … ■Ne nuk kemi asnjë lidhje me Lindjën as të afërme dhe as të largët. Nga turqit ne kemi marrë vetëm besimin. Për tjera nuk ka çka na duhët Anadolli… Shqipëria është shtet që i përket vetëm Europës. Me Europën na lidhë pozita gjeografike, mardhenjet shtetrore, ato kulturore e të gjitha tjerat që vijnë pas, për një jetë më të mirë dhe të begatëshme të popullit tonë …” (Dosja I. Dalliu) *** 1953 ÇKA THA ENVER HOXHA NË MBLEDHJEN E BYROSË POLITIKE… ■DOKUMENTI (Falnderoj z. Afrim Imaj, per botimin e këtij Dokumenti. F.R.) Protokoll nr. 20, datë 17 korrik 1953 Mbledhja e Byrosë Politike të K.Q. të Partisë dhe e Këshillit të Ministrave të R.P.Sh. Rendi i ditës… ■ENVER HOXHA: Desha të flas pak për çështjen e zëvendësimit të Presidentit të Presidiumit të Kuvendit Popullor. Sot erdhi tek unë dr. Omer Nishani. Pasi folëm pak, unë ia hapa dhe i thashë se u plake, more doktor, ke menduar ndonjëherë për punën? Pastaj, shtova, të dy ne, unë si Kryeministër dhe ti si President, jemi nga Gjirokastra. Populli i sheh këto gjëra dhe ka njerëz që thonë se e morën të tërë Shqipërinë toskët në dorë. Një gjë e tillë më ka rënë dhe mua në mendje, tha doktori. Pastaj i thashë, ti u plake, megjithëse Partia ndonjë rezervë në dorë për ty nuk ka dhe ato që kemi pasur t’i kemi thënë haptazi, kur ke gabuar të kemi kritikuar dhe ty ato kritika të kanë shërbyer. Këto fjalë të miat nuk i priti keq se bisedova me të edhe më gjatë… Pastaj ai më tha: Të them të drejtën, edhe unë kam menduar për këtë gjë, po jo se jam nga Gjirokastra. Pastaj filloi të qajë… ■Mendoj që të jetë një njeri nga Veriu. Një nga ata mund të ishte edhe Myslim Peza, por ai është pa shkollë e këndim, pa kulturë, prandaj na duhet një tjetër…Tani puna është se me kë ta zëvendësojmë. Propozimi ynë është për Haxhi Lleshin. Në Presidium duhet të jetë një anëtar i KQ që t’i marrë të gjitha kompetencat. Haxhinë ne e njohim të gjithë. Është anëtar i Plenumit, i lidhur që në fillim me Partinë, megjithëse nga ana e origjinës është bajraktar dhe rrethin familjar e ka të keq. Gruaja e Haxhiut është nga një familje që të tërë njerëzit ia kemi pushkatuar ne. … Read More