Veçantia e poezisë së Petraq Ristos është një befasi e madhe me mënyrën e saj të sprovës gjuhësore. Mund të përmendnim ëmbëlsinë shprehëse të saj, por, përveç kësaj veçorie, poezia e Petraqit, na zhyt në lirshmërinë e një natyre, e cila, në bashkëtingëllim me gjendjet shpirtërore të poetit, e mbush poezinë e tij me një aromë nostalgjie dhe një bukuri të pangjarë. Mjafton leximi i jo më shumë se njëqind vargjeve, për të dalluar madhështinë shprehëse të kësaj poezie, zbukurimin e pazakontë me metafora të shumëfishta dhe një ritëm të pandalshëm, i cili bën që poezia të mos e humbasë kurrë ritmin dhe na zhyt në mënyrën e saj të veçantë të kuptimit të jetës. Poet i natyrës dhe shpirtit, Petraqi, i lindur në qytetin e Durrësit, në Shqipërika kryer studimet universitare për gazetari dhe studimet pasuniversitare për kritikë teatri. Në vitin 1991, themeloi Shtëpinë botuese “Globus R.”, e cila ka botuar më shumë se pesëqind vepra të autorëve shqiptarë dhe europianë. Risto ka arritur t’i përsosë sukseset me mund dhe pasion të adhurueshëm, përherë ka guxuar … Read More