Dëbora bie me trishtim,
Gjaku i ngrohtë po rrjedh në kanal;
Dëbora, me gjak mbushur, nuk u ndal, –
Bie e trishtë mbi vdekjen mizore…
Gjaku i mpiksur e skuq bardhësinë,
Korbat mbi gjak shëtisin dhe pa ngutje;
Kur ngryset korbat ikin tutje, –
Therrtorja përballon urinë.
Dëbora bie deri ndaj të gdhirë…
Kur ndizen xhama të trishtuar tani
Vërsulen ujqit therrtores, ç’lemeri!
– E dashur, jam te dera krejt i ngrirë…
(Përktheu Dionis Bubani)
Komentet