VOAL – Prej kur hyri me dizajn të ri një vit e ca më parë portali Zëri i Shqiptarëve – ndryshe Voal menjëherë u rendit në krye sa i përket lexueshmërisë, klikimeve dhe vizitorëve.
Duke qenë një portal i pavarur dhe profesionist, që fokusohet tek integrimet shqiptare në realcion me NATO-n, BE, tek mbrojtja dhe përhapja e vlerave të kulturës, tek lëvrimi i gjuhës shqipe sipas standardeve, tek marrëdhëniet ndërshqiptare, dhe të shqiptarëve me fqinjët, si palë europiane, me interesa të përbashkëta, ku respekti reciprok dhe i ndërsjelltë është esenciali.
Voal fokusohet tek temat e ditës, demokratizimi i shteteve nga e kanë prejardhjen shqiptarët, kauza e Voal tashmë është e ardhmja e rinisë, e cila meriton një shtet ligjor, ku mundësitë të jenë të barabarta për të gjithë qytetarët, po ashtu Voal nënvizon rëndësinë e shtetit social për të mundur varfërinë dhe për t’i krijuar hapësira humanizmit.
Voal fokusohet tek traditat, historia, po ashtu i sjell lexuesit çka ndodh në botë, duke përcjellë opinione që ndikojnë në të mirë të formimit të qytetarit e sidomos të rinisë.
Voal ka një zë kritik ndaj keqpërdorimit të pushtetit, ndaj zgjatjes si lëngatë të tranzicionit në dëm të interesave të shqiptarëve.
Voal nuk mban anën e asnjë partie, megjithëse është e orientuar nga qendra, pra liberale, por Voal është për unifikimin e faktorit politik shqiptar për të ndërtuar shtetin dhe për t’i shpallur luftë krimit, korrupsionit, mafies që e kanë vënë në rrezik të plotë sistemin.
Ky qëndrimi i Voal-it është përqafuar nga lexuesi, i cili shpesh gjen veten në shqetësimet tona, sepse në fund të fundit Voal është zëri i opinionit publik.
Megjithëse jetojmë në një kohë të vështirë, ku përdoren mënyra nga më të pafundme për të dëmtuar konkurrentët dhe Voal është bërë objekt i sulmeve të pa skrupullta nga ata që nuk e njohin tregun e lirë të ideve dhe konkurrencën e lirë, përsëri portali ynë Zëri i Shqiptarëve – Voice of Albanians – ndryshe VOAL në renditje globale rezulton të jetë më i klikuar në krahasim me të gjitha portalet e diasporës në Zvicër, Europë, SHBA, Kanada etj.
Këto statistika të Global Rank që po ua ofrojmë edhe lexuesit vijnë nga alexa.com, sipas të cilave Voal zë vendin e parë ndaj portaleve shqiptare që botohen në Zvicër, në Evropë, në Shtetet e Bashkuars të Amerikës dhe në mbarë Diasporën Shqiptare.
Voice of Albanians botohet në Zvicër. Pavarësisht pengesave të vrazhda apo të sofistikuara nga ana e politikës shqiptare, falë respektit të publikut gjithnjë e më të gjerë, si dhe mirëkuptimit nga shteti ku botohet, Voal është portali shqiptar gjithnjë e më i lexuar, gjithnjë e më i kërkuar e më i suksesshëm.
Lexuesi, publiku i kanë besuar portalit tonë, i kanë besuar profesionalizimit tonë, seriozitetit tonë, kredos tonë për të mbrojtur të vërtetën, kështu që Voal sot është webfaqja më e lexuar në diasporën tonë.
Pa sensacionalizëm, pa spekullime, pa rubrika rozë dhe forma të tjera të vrazhda bulevardeske, por me përkushtim profesional, intelektual, atdhetar, në një hap me mediat e tjera perëndimore, Voal e ka përmbushur dhe përmbush misionin e tij përditë e më mirë.
We defend the truth – ne mbrojmë të vërtetën. Cilado qoftë ajo, sido qoftë ajo, e hidhur, e thartë, e ëmbël.
Kundërshtarët e fjalës të lirë, profiterët e parasë politike kanë përdorur segmente që na kanë kanë hakeruar, na kanë virusuar, na kanë dëmtuar, por ne vijojmë rrugën tonë, ne jemi po ashtu pjesë e opinionit publik dhe e të gjithë atyre që janë të dashuruar me të vërtetën, atdheun dhe lirinë.
Zoti ua ka falur të gjitha mrekullitë natyrore shqiptarëve që vendet e tyre ku ata jetojnë të kthehen në Zvicër të Ballkanit!
Më poshtë, po ju sjellim të shihni tabetal nga alexa.com ku Voal zë vendin e parë në krahasim me albinfo, dialogplus, gazetën Illyria, Dielli etj. etj
Komentet