U desh vetëm pak minuta që dëshmia e Edi Ramës në komisionin hetimor për inceneratorët të degjeneronte në batuta, fyerje dhe zhurmë. Ajo që e drejtonte seancën, deputetja Jorida Tabaku po e çonte debatin aty ku e donte Edi Rama, te pyetjet absurde, te komentet dhe deklaratat politike.
‘Cili është përkufizimi juaj për ligjin,’ dëgjohej Tabaku teksa thërriste disa herë këtë pyetje pa kuptim.
Për ta sqaruar që në fillim, vetë Edi Rama e pranoi që në nisje se nuk mban asnjë përgjegjësi ligjore për inceneratorët. Ai tha se përgjegjësia bie mbi makinerinë shtetërore, e cila mund të korruptohet.
Por u deshën pyetjet dhe ndërhyrjet e deputetit Belind Këlliçi që komisioni të futej në hulli. Rama doli ‘lakuriq’ para tij, ndërsa Belind Këlliçi e gozhdoi me qetësi.
Fillimisht ai i tregoi Ramës dokumentin që ka firmën e tij, kur bie fjala te afera e inceneratorëve. Bëhet fjalë për dokumentin me pikë bonus për kompaninë e Zotos.
Më pas, kur Rama deklaroi si gjithë të tjerët se nuk ka lidhje dhe se nuk i njeh Klodian Zoton dhe Stela Gugallen, Këlliçi i nxori videon që e tregon Ramën mes tyre.
Rama preferoi të mos fliste për aksidentin e Arben Ahmetajt me Mirel Mërtirin, duke thënë se nuk komenton fotot, por Këlliçi i kujtoi kodin e etikës që kishte vendosur në fillim të qeverisjes. Këtu Rama u zu ngushtë.
Por pjesa ku shkëlqeu më shumë Këlliçi ishte ajo për inceneratorin e Tiranës dhe rolin e Bashkisë së Tiranës në këtë mega-aferë.
Këlliçi i tregoi në fund foton e Ardit Gjoklajt, adoleshentit që vdiq në Sharrë, si dhe foton e Erion Veliajt me prokurorin që mbylli çështjen. Rama tha se nuk komenton vendimet e gjykatave.
Kjo seancë pyetjesh, pa ulërima e batuta, e vuri në siklet Tabakun, e cila i ndërhyri disa herë Këlliçit teksa pyeste. Në fund ajo nxitoi të ndërpriste seancën e dëshmisë pasi u bë e qartë se kush po e bënte dallimin.
Këlliçi i shpëtoi fytyrën komisionit, pasi siç shkruante akademiku Artan Fuga në mëngjes, ai po katandisej në estradë.syri.net
Komentet