Prapё te stacioni. Prapё nё pritje. Sёrish ndjek me sy autobusёt qё kalojnё sa majtas, sa djathtas, me tё gjithё numrat e mundshёm, pёrveç atij tё tёndit. Sheh klientёt qё futen te dyqani i bukёs; qenin e lidhur para supermarketit qё pret, edhe ai, herё me durim, herё duke qarё. I zoti bёn pazarin e ia kёput muhabetit me shitёsin e radha bёhet radhё. Kthen kryet nja njёzet herё pёr tё parё si pa tё keq ballkonin e shtёpisё tёnde, po vjen njё çast e nuk kthehesh mё se ajo fqinja e katit tё pestё, qё, dje, tё ka zёnё pritё te shkallёt pёr t’i gjetur qiraxhinj se, qёkur tё ka njohur ty, ka filluar tё ketё besim te shqiptarёt, tё ka pikasur e bёhet flamur pёr tё tё pёrshёndetur.
Ndёrkohё, me njё cep tё mendimit, bёn edhe listёn e librave qё do lexosh nё kohё tё ngeshme; kёndon pa zё atё melodinё qё aman o zot se si tё ёshtё ngulur nё tru si gozhdё e ndryshkur; bёn plan tё marrёsh nё telefon andej nga Shqipёria se helbete, kёndej sytё ata dhe, andej, mendja jote, po prapё iku edhe sot se ti je vonё pёr çdo gjё; sheh atё gruan te autobusi i kahut tjetёr, qё me kufje nё vesh, ta bёn me shenjё sikur po jep e merr me ty; tё vjen bangladeshasi pёr tё shitur shalle se surrati yt i bardhё i duket si çdo surrat tjetёr i bardhё, pavarёsisht se tё ka ardhur vёrdallё nja pesё herё tё mira dhe ti i ke thёnё “jo”; e bёn veten pёr njё lek qё nuk zё mend e s’del njёçik mё pёrpara nga shtёpia pёr tё mos thyer kёmbёt kёshtu çdo ditё.
I pёrtyp e i ripёrtyp tё gjitha kёto, edhe nja dhjetё herё tё tjera, i shton edhe sedrёn e veshit qё do tё ta tёrheqin e do tё ta bёjnё tutkun atje te puna, ha veten me dhёmbё pse s’shkove andej nga trami qё mund tё vinte mё shpejt dhe, nё fund, dorёzohesh. “Nё djall shkoftё!”, thua. Ndihesh e lodhur. Pikёrisht, nё atё çast, njё autobus tё ndalon te kёmbёt. Ёshtё numri yt. Kjo fitore e vogёl ta ngre humorin. Nervat ende s’tё janё bёrё ujё si dje nё kёtё orё kur autobusi tё la nё mes tё rrugёs.
Pёr tё shkuar nё punё, mё duhet tё marr, çdo ditё, njё autobus, njё metro, dy metro. Ose andej nga ana tjetёr, marr njё tram e njё metro. Jo, prit, se ia futa kot. Njё ditё po e njё ditё jo, andej, marr tramin e prishur, pastaj metronё dhe, kёndej, autobusin qё mё shpie te metroja pa ajёr e pastaj prapё metronё, me ajёr kёsaj here, se, helbete, po i afrohemi qendrёs. Nё caput mund-in tonё ke vёrtetё njё shumёsi zgjedhjesh e nё ditё tё zakonshme, merr autobusin, ose mё mirё, pasi tё ka dalё shkuma duke e pritur autobusin, mё nё fund hipёn dhe shtypesh me njerёzit pa e prishur qejfin fare, se ja, shyqyr zotit, erdhi dhe ti, “mjau”, “hum-hum” “muuuu”, “beeee”, s’mund t’ia bёsh se asgjё nga kёto s’pi mё ujё.
Dhe e sheh veten duke u shuar me ato “shёt”-et dhe”uf”-et e tua pasi ke ngrёnё tё gjithё thonjtё e mundshёm e ke kafshuar buzё poshtё e buzё lart.
Sot, pёrpёlitem po njёsoj, por autobusi vjen dhe mё shpie te metroja pa ajёr dhe mё pas, metroja me ajёr mё shpie nё qendёr tё Qendrёs. Nё metro, shtyhesh, ngjitesh me kёmbё se janё prishur shkallёt lёvizёse, prekesh me njerёz, shahesh, fillojnё “uf” e “puf”-et prapё, ti s’di ku ta mbёshtesёsh çantёn, pastaj dorёn, pastaj hap kёmbёt qё tё mbash ekuilibrin se dorёn e ke nё hava, kthehesh majtas se djathtas ta shkeli syrin ai boti andej dhe ti s’ke fuqi as t’ia kthesh, as ta anashkalosh me stil se mendja tё ecёn mё shpejt se metroja dhe, mё nё fund, mbёrrin te stacioni ku duhet tё zbresёsh.
Del. Merr frymё thellё, betohesh qё nesёr do dalёsh nja gjysmё ore mё pёrpara nga shtёpia, rregullon hapin, domethёnё, ia kris vrapit dhe frymёn e mban te klubi i amores sё parё.
Amoren e parё e takoj gjithmonё te klubi ku pi kafen e katarsisit, siç e quaj unё kёtё kafen qё mё lipset tё mbedh zemrёn nga pёrpёlitjet herkuliane qё bёj gjatё gjithё rrugёs. Amorja ёshtё kalabrez dhe ka disa kohё qё ёshtё shkulur nga jugu dhe ёshtё ngulur nё caput mundi. Ia ka arritur tё bёhet drejtor lokali i biri i botёs dhe meqё ёshtё martuar me njё shqiptare, seç mё pёshpёrit me krenari ca fjalё rrugёsh nё vesh. Nё shqip, kuptohet. Dhe s’e ka pёr gjё se, fjalёt e pista, nё gjuhё tё huaj, tingёllojnё njёsoj si fjalёt e pastra. Unё qesh dhe mё duket si ariu artist. Mё pёlqen amorja se ёshtё gjithmonё me humor tё mirё. Biseda me tё ёshtё si njё film me pjesё: sot njё gjё, nesёr dy gjёra e brenda njё jave e ke kopsitur gjithё muhabetit. Mё thotё qё dje ka bёrё njё konkurs e ndihet si nё gjemba dhe unё sot marr vesh se ёndrra e tij ёshtё tё bёhet polic. Nё kёtё Romёn tonё tё vjetёr, edhe kjo ёshtё njё ёndёrr e re integrimi.
Seç kёrkon andej poshtё banakut, amorja e dytё. Ngrihet, i bёrtet ca fjalё tё pakuptueshme banlgadeshasit qё mё pret me njё fytyrё gjyhnaqare e me njё tufё lulesh nё dorё, nё tё dalё tё lokalit. Kёndej, bangladeshasit, ndryshe nga bashkёkombasit e tyre nё periferi, shesin lule dhe çadra. Lule, nё ditё me diell dhe, çadra, kur bie shi. Duket sikur i mbajnё sytё nga qielli dhe ngjajnё si ca magjistarё tё lashtё qё parashikojnё motin. Njё natё tё vonё, njё nga kёta magjistarёt e lashtё, e pashё tё fuste çadrat e tё nxirrte lulet nga njё sahat uji. Nё sheshin e boshatisur, shiheshin dy turistёt e fundit. Nё njёrёn dorё mbanin çadrёn e nё tjetrёn, lulet tё bёra qull nga njё shi i beftё pranvere.
Falё amores sё dytё, unё tashmё jam bёrё si “e shpisё”, kёtu, si i thonё. Nё fillimet e mia, kafen e shpejtё, e pija nё heshtje. Njё kafe e shpejtё para se tё integrohesh mё sё miri andej nga puna, e justifikon mё shumё vonesёn nё mёndjen tёnde. Kёndej, kafja, rrufitet si tek ne tekja e rakisё. Kuptohet, pa ndonjё pasthirmё kёnaqёsie nga pas se s’duhet tё humbasёsh kohё. Merret kafja, nё nxitim e sipёr hidhet sheqeri, (nёse e pi pa sheqer aq mё mirё), trazohet trazohet trazohet trazohet trazohet, ndalon. Si nё ethe hedh sytё nga filxhani. E pi me sy, fillimisht.
Me mendjen tёnde, njёherё thua se tё paska hedhur shumё dhe, herёs tjetёr, se tё paska hedhur pak. Nё rastin e parё, tё rehatohen muskujt, nё tё dytin, shtrydh turinjtё e seç thua nёpёr dhёmbё. Pastaj e kthen filxhanin me njё gllёnjkё. Unё, deri tani, pёr hir tё integrimit, kam mёsuar ta kthej me dy gllёnjka. S’mё bёn zemra ta shndёrroj nё hiç njё rit timin tё preferuar qё dikur na e ngrohte si vatёr tryezёn me miqtё e mi shqiptarё.
Isha e ngeshme, atё ditё. Nё filim, hyj, pёrshёndes, pres. Amorja e dytё buçet. “Tё q..fsha nёnёn!”. Vazhdon. “Shkofsh nё p… tё sat’ёme!”. E kishte me atё klientin qё sapo iku. Ishte zёnё me tё nё italisht dhe tani e shante nё shqip. “Po kjo ёshtё gjuha ime”, ia kthej unё e habitur dhe tёrё hare si tё mё thoshte mjalt andej e mjalt kёndej. Mё bёnte pёrshtypje shqipja nё gojёn e njё indianeje. Ajo shkrihet gazit. E pason edhe amorja e parё. “Na fal po kemi njё shqiptar kёtu qё bёn pica e na mёson shqipen”, mё thotё ajo dhe hap dhёmbёt. Qysh atёherё, jemi bёrё mikesha. Me atё italishten e saj tёrё tinguj tё mprehtё, sa mё sheh tё futem te dera, mё pyet: “Kafe, amore?”.”Po, kafe, amore”, i them unё dhe s’mё bёn mё pёrshtypje kjo valё dashurie qё na mbёrthen tё gjithёve. Vetёm nё kёtё lokal, punojnё nja shtatё “amore”: njё shqiptar, njё indian, njё italian, dy italianё apo dy shqiptarё, s’ka rёndёsi e, kёshtu, nё çdo lokal e restorant kёndej nga qendra.
Nё tё dalё, pёrshёndetem me njё amore tjetёr egjiptian me kaçurrela tё zeza qё ёshtё integruar pёr shtatё palё qejfe duke u martuar me vajzёn e pronarit. Pёrpiqet tё mё bёjё pёr tё qeshur si amorja e parё dhe mё thotё ndonjё fjalё nё shqip, si rastёsisht. Nuk e di pse s’mё bёn pёr tё qeshur. Ndiej nё zёrin e tij njё ndryshim stili. Vazhdoj. Derisa tё mbёrrij nё punё, do pёrshёndetem dhe do puthem me nja njёzetё e shtatё “amore” tё tjerё qё s’ua di emrat dhe emrin s’ma dinё, por qё ditёn ma mbushin.
Kёto rrugicat e ngushta tё Romёs mё sjellin nё vesh gjullurdinё e kullёs sё Babelit: secila gjuhё pёrzgjedh njeriun. Restorantet qё gёlojnё nga turistёt, falё kёtyre vajzava, djemёve, burrave e grave qё njё ditё vendosёn tё lenё atdheun e tyre e tё marrin udhёt, i shoh si agoratё e dikurshme greke ku nё vend tё mendimeve e ideve filozofike, shkёmbehen pёrvoja tё gjalla jetёsh njerёzore. Ndёrthuren, dredhojnё, pёrpёliten, shtrembёrohen, puqen, humbasin e dalin sёrish nё dritё si kёto rrugica tё fshehta, jetёt e kёtyre njerёzve. Herё tё forta, herё tё brishta, herё tё zymta, herё tё gёzueshme, herё tё reja, herё tё vjetra, herё sublime, herё mjerane, kёto jetё, ngushёllohen.
Mё kot gjёrat priten tё ndodhin e tё ndryshojnё nga lart. Integrimi i vёrtetё ndodh kёtu poshtё, nё damarёt e Romёs. Nё kёto kalldrёme tё bujshme, ku gurёt antikё ende s’e kanё gjetur vendin e tyre, secili prej nesh, lё gjurmёt e botёs nga vjen, nё kёrkim tё botёs sё madhe.
*Autorja jeton në Romë
Te lumte, Romalda. Ndonese nuk te njoh, te cmoj per cfare ke shkruar, dhe me qe besoj se jam ne moshen e gjysherve te tu, po te shtoj qe nuk ia rrisin vleren aspak rreshtave tuaja plot mendim e art “fjalet e pista” qe perdoren rendom, sic eshte e verteta, nga shqiptaret brenda e jashte. Kam bindjen qe me kete menyre te shkruari do te na dhurosh krijime akoma me te bukura.
Komplimeta. Sh shkrim i bukur e i verrete.
Sa mire qe U KTHEVE!!!!!