Në fund të syve hapen
shtigje të pafundme.
Janë dy udhëkryqe
të hijes.
Vdekja vjen gjithmonë
nga këto fusha të mugëta,
kopshtarja që mbyt
lulet e lotëve.
Ninëzat nuk kanë
horizonte.
Në to ne humbasim
si në pyjet e pashkelura.
Në kështjellën e festave
pa kthim arrin nëpër rrugën
që nis nga iriset.
Djalosh pa dashuri,
Zoti të shpëtoftë nga drethëza e kuqe!
Kqyr nga udhëtari
Elenë që qëndis
kravata!
Komentet