Dhjetë vjet të shkuara , djali im gjeti në rrugët e plazhit Golemit një qen pastor 3-4 vjecar.Qeni ishte strukur në një strehë pasi binte shi i imët. Djali u afrua, qeni u ngrit në këmbë por kēmba e djathtë perpara i varej nga kerci e poshtë. Duket e kishte goditur ndonjē makinë dhe i zoti e kish lënē në rrugë të madhe.
E solli djali nē shtēpi me qëllimin për ta kuruar. Më shikonte e sikur lutej ta merja.Ku nuk e cuam Lukën, nuk di di mbeti ky emër por këmba nuk ju shërua.
E çuam në Ulqin në një klinikë veterinarie. Mjeku na tha se êshtë e vêshtirē ‘ngjitja’ndryshe do t’ja imputonte. Kur shkuam ta merrnim kish mbetur me tri kēmbë, por kishte humbur dhe ndëgjimin.
Nga ai çast vendosēm ta mbanim.Kēshtu Luka u bē qeni i shtēpisë. Ai sikurse Dhëmbi i bardhe i Xhek Londonit bëhej perditë e më i dashur.
Vitet kalonin. Kur vinte djali nga jasht shtetit Luka kishte sjellje tjetër. Thonë që të zotin e dallon deri 1 km. Siperfaqêa e reflektimit mbas retinēs i jep rreze më të madhe shikimi. Megjithēse kishte dy vjet pa e parē, kur ju afruam një grup njerëzisht , ai iu drejtua së pari djalit që e gjeti. I lēpinte duart dhe e shikonte me sytë e tij të dhëmshēm.
Thonē sytë e qenit janë sytë e Zotit. I kishte sytë me bebe të zezë me njē pikë të bardhë në mes, pastaj rrethohej nga njē sfond ngjyrë ulliri,ku e mbēshtillte njē vijë e hollē e bardhê.
Duan të thonë se në shoqërinë e sotme vetēm qentë janë mirênjohës.
Fëmijēt i thonin qeni me tri kēmbë. Ndalonin për ta pērkëdhelur dhe ai i shoqëronte me shikimin e tij tē vuajtur.Kishte shikim të vecantë Luka jonē , mbase nga vuajtjet që kishte kaluar.Kaluan dhjetē vite,dhe kuptuam se Lukēs po i vinte ‘koha ‘ e tij.
Ecte ngadalē, mbēshteste kokėn rrafsh me tokēn dhe kur vinim lēshontē njē klithmē që nuk e kishim dēgjuar mē parë. Qentē e ndjejnë fundin e tyre dhe largohen nē njē vend tē qetê. I ngrinte sytë pa e ngritur kokēn nga toka, ku rrethi i bardhē rreth sfondit ne ngjyrē ulliri i linte vendin njē tē bardhe qe e mbulonte atë.
Duket që Luka dikë priste. Me hungērimën e vajtueshme duket se na e kërkonte neve atë. Atë që e gjeti në rrugë.Dhe kur ai erdhi, Luka u ngrit nē kēmbë gjë që nuk e kish bērë prej kohe. I lēpiu dorën dhe shkoi me kēmbēt e veta nē qoshen në fund të kopshtit ku ėshtë banesa e tij e fundit. Thotë diku Kundera te libri Lehtësia e paduruashme e qenies-qe na pershtatet- një qen i cale qe mëshironte dhjetë vjet te jetës tonë.