Gazetari gjerman Peter Tiede nga prestigjozja gjermane, Bild ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se stafi i tij ka mbledhur telefonat e gazetarëve. Stafi i Ramës kërkoi që ekipit televiziv tu merreshin celularët para një interviste, duke hedhur hije dyshimi se çfarë mund të ketë ndodhur me telefonat e tyre gjatë kohës që mbaheshin nga stafi i kryeministrit shqiptarë.
SYRI TV
Nuk kanë të ndalur skandalet e kryeministri shqiptar Edi Rama, me gazetaret, që tashmë i kanë kaluar edhe kufijtë shqiptarë. Këtë herë është gazetari i gazetës prestigjoze gjermane, Bild, Peter Tiede, i cili ka akuzuar kryeministrin Edi Rama se stafi i tij ka mbledhur telefonat e gazetarëve. Denoncimin e tij tronditës gazetari ka dhënë detaje të këtij skandali në tre gjuhë, në gjermanisht, anglisht dhe shqip, se si në një intervsitë Kryeministri Rama nuk ka lejuar gazetarët gjermanë të përdroin telefonat e tyre celularë.
“Sipas raportimeve, Edi Rama së fundmi kërkoi nga një ekip televiziv gjerman që t’i hiqte celularët e tij përpara një interviste. Nuk dihet se çfarë ka ndodhur me celularët gjatë intervistës. Ajo që bie në sy: më pas njerëz të afërt të Ramës njihnin kontaktet e skuadrës,”
Nuk dihet se cfarë ka ndodhur me telefonat e ekipit televiziv se si janë përdoror ato apo ndoshta kontaktet e këtij ekipi kanë përfunduar pranë njerëzve të Ramës. Por Incidente të gazetarëve të huaj me Ramën janë shënuar dhe pak ditë më parë. Presioni që kreu i qeverisë Edi Rama i bën medias jo vetëm shqiptare por edhe asaj të huaj, është dënuar nga gazetarët polikë të 2 mediave më të mëdha gjermane të cilët kanë denoncuar përpjekjet e Ramës për të cënuar lirinë e shprehjes së tyre.
Pas gazetarit Mathieu von Rohr, që denonci telefonatën e Ramës dhe presionin për mospublikim të artikullit në “der Spiegel” edhe gazetari i Frankfurter Allgemeine Zeitung, Michael Martens dënoi presionet e shefit të qeverisë shqiptare ndaj gazetarëve gjerman dhe europian.