SYRI numëron LIVE numrin e karrigeve te Pallati i Kongreseve, ku Lulzim Basha dhe Jemin Gjana pretenduan se ishin 5004 delegatë.
Nga numërimi prej 30 minutash që bëri gazetari Ermal Rizai, në transmetim Live, rezultoi se numri i karrigeve ishte shumë herë më pak se numri i delegatëve që raportoi Jemini.
Nga numërimi rezultoi se në sallë ishin 1958 karrige.
Sipas numërimit të të gjitha zonave të Pallatit të Kongreseve, mungojnë 3046 karrige për të arritur shifrën e rreme të Bashës dhe Jemin Gjanës.
Sipas statutit, Kuvendi Kombëtar i Partisë Demokratike kërkon 3820 delegatë të pranishëm që të nisë mbledhja dhe të merren vendime.
Sakaq, shumë prej pjesëmarrësve sot në aktivitetin e Bashës nuk ishin as delegatë të Partisë Demokratike.
SYRI ka identifikuar shumë prej tyre të cilët nuk kanë angazhime në PD, si dhe një numër i konsiderueshëm ishin militantë të Partisë Socialiste. Të tjerët ishin studentë të Universitetit Europian të Tiranës ku administrator është Laert Duro, deputet i PS.
Sikurse nuk munguan familjarët e deputetëve, dikush kishte fëmijët dhe dikush tjetër nënën, babanë, motrën, vëllanë e kushërinjtë. Kuvendi Basha-Bardhi keqpëdori edhe të miturit, fëmijë të moshave 8-9 vjeç të ulur në karrige si delegatë dhe me kartonin e votimit në dorë.
Edhe pse janë përdorur të gjitha instrumentet amorale për të mbledhur sa më shumë njerëz, sërish tallavaja Basha-Bardhi dështoi me turp. Kjo vulos dështimin e Lulzim Bashës.
Lulzim Basha nuk ka bërë sot Kuvend, por një shfaqje politike me njerëz të marrë borxh.
Në videon më poshtë mund të ndiqni numërimin në sallë nga minuta e 30-të:
Komentet