Shqipëria merr sot një superlajm nga FIFA. Institucioni më i rëndësishëm i futbollit botëror ka publikuar renditjen e re për muajin shkurt, teksa ekipi i De Biasit ka fituar 2 vende në klasifikim.
Kuqezinjtë tanë tashmë renditen në vendin e 36-të, duke rikuperuar disi rënien e lirë që kishin filluar në 2 muajt e fundit. Shkak për këtë renditje duket se është bërë rënia e madhe Ganës dhe Algjerisë me nga 8 vende.
Ndërkohë nuk duhet të harrojmë që lëmë pas edhe Greqinë, e cila renditet në vendin e 39-të. Sa i përket kundërshtarëve tanë në grup, Zvicra mbetet e 12-ta, Rumania mbetet në vendin e 16-të, Franca ka rikuperuar një vend duke u ngjitur në të 24-n.
10 vendet e para kanë mbetur të pandryshuar, teksa në vendin e parë vijon të mbetet Belgjika, e ndjekur nga Argjentina.

Komentet