Dihet se ShBA është diç si “superfuqi e shkencës”, çdo indeks statistikor për pothuaj gjatë gjithë gjysmëshekullit XX, dhe 2 dekadat e XXI e dëshmojnë epërsinë e ShBA. Nëse të thuktohej e gjitha, bie fjala fakt i madh është se gjatë 5-vjeçarit të fundit ShBA ka fituar më shumë çmime Nobel të shkencës, se pjesa tjetër e botës shkencore së bashku.
Madhështor ky detaj i përparësisë shkencore të ShBA. Afërmendsh se dhe vetëm ky fakt i vetëm (si pasqyrë e përgjithshme) është ‘mjaft’, kur bëhet fjalë për ta kuptuar impenjimin e ShBA në rrafshin e investimeve për kërkim-zhvillimin shkencor. Sipas logjikës çfarë mbjell pakashumë ashtu parapriten dhe korrjet, nëse gjithçka vete mbarë e si duhet.
Ta “ushqesh” shkencën sistematikisht, në radhë të parë do t’thotë t’i ndash mjetet që nevojiten. Do t’thotë t’i kesh miliardat… me dhjetra, me qindra miliarda. Të investosh për zhvillim, ta kultivosh “gjenialitetin” dhe potencializmin shkencor, t’i motivosh shkencëtarët e rinj, natyrisht se është aq e rëndësishme.
Nuk mjaftojnë vetëm ambicjet, por duhen dhe mjetet, duhet t’jenë të shëndetshme të gjitha “segmentet” ekonomike-sociale, duhet t’i krijosh dhe mundësitë. Mbase është diç si çështje e mbarëvajtjes ciklike e ingranazhit ekonomi-shkencë-teknologji.
Ashtu-kështu gjithçka e mirëqenies shkencore varet nga ekonomia, andaj i bie se është diç si proces “simbiotik”, pothuaj ngjashëm si ndonjë simbiozë e përkryer Nënë – Bijë. Ekonomia do ishte “nëna”, shkenca, teknologjia dhe këso do ishin “vajzat” : ) mirëpo tani sikur e gjithë marrëdhënia amësore-bijnore kushtëzohet simbiotikisht – tani as nëna as e bija s’munden pa njëra-tjetrën!
Thamë “simbiozë”, anise mund t’jetë krahasim i dobët, jo dhe aq për lakmi : ) Le ta përdorim pak “histori” dhe ca fakte të thjeshta për ta kuptuar “simbiozën” tonë, si krahasim i dobët.
Në v. 1980 dhe vetëm ekonomia e Holandës ishte më e madhe se ekonomia e Kinës. Në v. 1980 popullsia e Holandës ishte vetëm ~ 14 milionë, popullsia e Kinës ishte ~ 990 milionë. Imagjinoje pakëz “dallimin”, ku është 14 milionë, e ku 900 milionë!
Mirëpo, jo më larg se para 1 dekade, në v. 2010, Kina u bë ekonomia e 2-të më e madhe e botës, ngelej “mbrapa” vetëm pas ekonomisë së ShBA. Jo më larg se 5-6 vite më parë, në v. 2018, GDP-të e 35 qyteteve kineze i arritën GDP-të e vendeve të ndryshme të Evropës. Imagjinoje rishtas “dallimin”, 1 qytet kinez barazohet me fuqinë ekonomike të 1 vendi komplet!
Ja dhe shifrat, nëse eventualisht me gjuhën e numrave duket më “bindëse”. Psh. në v. 2015 GDP-ja e qyetetit Shenzhen ishte 491 miliardë $, po aq sa GDP-ja e Suedisë. GDP-ja e Guangzhou 524 miliardë $, po aq sa GDP-ja e Zvicrës. Çengdu 306 miliardë $ = baraz me Norvegjinë. Hangzhou 275 miliardë $ = me Greqinë. Nanxhing 272 miliardë $ = me Danimarkën.
Etj. etj., 35 qytete të Kinës në v. 2015 të fuqishme aq sa shtetet komplet të EU. Ku ngelen pastaj ato shtetet e “vogla”, ato mini-shtetet si Shqipëria, si Kosova 2-milionëshe… booo pamundësohet akëcili “krahasim”.
Sa i përket ekonomisë, shtetet e “vogla” si Shqipëria, Kosova, Maqedonia, Mali i Zi, Bosnja, Serbia etj. i bie se do ishin diç si “fshatra-shtete” kineze. Ja pse unë s’ia dal ta “kuptoj” dot që shtetet ballkanike (madje as në gjysmë-shek. XXI) assesi t’rehatohen mes vete. Prore me ca “vegëzash”, me lloj-lloj gjoja “ndërskamcash” politike ndaj njëri-tjetrit, mirë që s’po na grushtosen, mirë që sëpaku i kanë harruar “luftrat”. Ja… lëviza vendit, duhet lëkundur njeriu për tutelën evro-amerikane, lum e lum që i kemi këta të mëdhenjtë, fatmirësi e madhe që s’lodhen as ShBA as BE-ja duke e kuruar krenarinë ballkanike, përndryshe mos pyet.
S’i kuptoj as ata me mendësinë “djathtas ekstremisht” të Evropës (tani për tani politikisht duke bërë “namin” pothuaj gjithandej Evropës; në Holandë, në Hungari, në Itali, në Austri, në Francë, Portugali etj.) që insistojnë me mendimin se Evropa mundet fare mirë pa “BE-në”, se EU-aparati është një ngrehinë politike tepër komplekse për t’patur të ardhme, se është diç si gala-egoizëm i kryemadhorëve të kontinentit, mega-aparat byrokratik i panevojshëm dhe i kushtueshëm, tmerrësisht i shtrenjtë.
Por vallë a është e vërtetë, apo diç si lajthithje ego-statike e shkurtpamësisë së tyre politike, vallë a mundet mirëfilli Evropa pa EU-bashkësinë?! Unë madje them t’bëhemi “bashkë” dhe me andej-oqeanin, euro-atlantikisht… sa më parë t’jetë e kapërthyeshme, e realizueshme, nëse do t’shtyhesh me kinezët, me indianët e së ardhmes. Shkurt, s’e kuptoj dot lajthitjen as ego-statikat e tyre, s’e kuptoj rezistencën e tyre ndaj zhvillimeve dhe avancimeve politike : )
***
Një artikull i Tetorit 2024, në “Nature” [ autorë Jeff Tollefson & Richard Van Noorden –
https://www.nature.com/articles/d41586-024-03403-4 ] i bie t’jetë diç si “raport fundimtar i aktualizuar” sa i përket zhvillimit të shkencës dhe të kërkimeve. Aty thuhej se ShBA akoma është “superfuqia shkencore e botës”, por për sa gjatë do jetë, qëkur Kina tani aty ngjitas, në “thembër” të ShBA.
Në v. 2022 (viti i fundit për të cilin të dhënat janë e plota, për v. 2023 ende s’qenkan definitive) ShBA i ka shpenzuar 923 miliardë $, ose rreth 30% të shpenzimeve globale për Kërkime dhe Zhvillim shkencor – thuhej nga autorët e artikullit.
Mirëpo, ndërsa ekonomia e Kinës është rritur, po ashtu janë rritur dhe shpenzimet kineze të Kërkimit dhe Zhvillimit shkencor. Edhe Kina tani fare afër investimeve të ShBA, në v. 2022 kinezët i shpenzuan 812 miliardë $.
Sidoqoftë, cekej se zgjedhjet amerikane (që sapo mbaruan, dhe siç e pamë, fitoi Donald Trump) do ta formësojnë të ardhmen e shkencës amerikane. Rritja e konkurrencës ndërkombëtare dhe shqetësimet e brendshme janë gjithashtu faktorë të rëndësishëm.
Edhe këtë vit (2024) ShBA ndodhet në rrugën e duhur për t’i shpenzuar 1 trilion $ për kërkimet dhe zhvillimin shkencor (R & D, siç thuhej atje – Research & Development ). Dhe ky 1 trilion $ është shumë më tepër se çdo vend tjetër i botës.
Po ashtu, institucionet shkencore dhe laboratorët e ShBA janë diç si “magnet” i madh për studiuesit nga e gjithë bota. Përqindja e doktorantëve të punonjësve shkencorë në SHBA për fushat Shkencë, Teknologji, Inxhinieri dhe Mjekësi (STEM) është 43% – ky detaj flet qartë sa “magnet” i madh është sfera shkencore amerikane.
Në kuadër të 1-përqindjes më të lartë të citimit globalisht të punimeve shkencore (konsiderohet 1% kyç, 1-she top-relevante, diç si majaja shkencore), shkencëtarët e ShBA janë përpara në fusha të tilla si mjekësia, biologjia molekulare dhe shkencat neurologjike. Ndërsa Kina prin me shkencat e materialeve, me kiminë dhe inxhinierinë.
Sipas raport-artikullit të “Nature” shkenca në ShBA s’ka qenë kurrë më e fortë se tani, por ka shqetësime se janë duke e humbur garën e udhëheqjes globale në fushat STEM. Kina jo vetëm që e ka tejkaluar ShBA sa u përket artikujve dhe prurjeve shkencore (Kina tani i prin “Indeksit të Nature” dhe ka pjesën më të madhe të 1% të artikujve shkencor më të cituar globalisht), gjithashtu Kina po i tejkalon në rrafshet e patentimit shkencor dhe të doktoraturve inxhinierike.
Në suplementin e “Nature” për Kinën në fillim-vitin (2024) thuhej se përqindja e Kinës në shkencat biologjike nga 2022 në 2023 është rritur me 15.8% – e qartë se “kërcim” i lartë. Dikur dhe vetëm Holanda e vogël (s’nevojiteshin as EU as USA) e thamë më lart, ishte më e “madhe” se Kina, ja që tani kinezët fort kërcimtarë me shkencat e me zhvillimet, shifrat e tyre dhe arritjet prore duke kërcyer.
“Nature’s Index” qe prezantuar në v. 2014, që nga atëherë në statistikat e Indeksit Kina është shquar sa i përket rritjes shkencore, sa i përket kontributit me artikujt e shkencës. Në v. 2022, Kina e kapërceu epërsinë e ShBA me numrin e artikull-prurjeve shkencore në fushat e shkencave natyrore.