Përshkruar në revistën Nature Communications, superdomatja mund të shndërrohet në një ‘fabrikë’ të kësaj substance nga do të merren integratorë ose ushqime të pasuruara. Përveç resveratrolit, superdomatja është shumë e pasur edhe me substanca të tjera që ndihmojnë parandalimin e tumorëve, genisteinën, e cila gjendet tek soia.
Krijimi i superdomates së pasur me antioksidantë u mundësua duke shtuar në ADN-në e saj genet përgjegjës të prodhimit të resveratrolit tek hardhitë dhe të genisteinës në legumet. U shtua edhe një proteinë e quajtur AtMYB12. Proteina vepron si një ‘rubinet’ për të zgjeruar prodhimin e substancave antioksidante, sepse shumëfishon aktivitetet e geneve të përfshira në ‘fabrikimin’ e tyre.
Komentet