Boksierja jonë Donjeta Sadiku qysh në start të kampionatit evropian të të rejave ka bërë sensacion duke e mposhtur rusen e favorizuar Dina Bogdanova.
Në momentin kur u hodh shorti, ai dukej jo i mirë për Donjetën, por ajo besoi në cilësinë e saj duke befasuar për të mirë të gjithë.
Tash Donjeta në xhiron e rradhës ballafaqohet me boksieren nga Bellorusia Prakofyeva, e cila një xhiro e kaloi pa luftë.
Hapja solemne e Kampionatit Evropian të të rejave që po mbahet në Prdu të Turqise, u bë sonte në orën 18:00.
Eubc European Women Youth and Junior Boxing Championships 2016 Ordu.
Komentet