E thjeshtë dhe e shëndetshme! Supa me bizele dhe pulë, nuk ju merr shumë edhe aq shumë kohë për ta përgatitur, por mbi të gjitha është mjaft e shëndetshme dhe një vakt tepër i mirë.
Përbërësit:
- 2 gota bizele
- 2 litra ujë të ftohtë
- 500 gramë mish pule me kocka
- 2 qepë të prera në copa të vogla
- Gjysmë luge çaji me kripë
- ¼ lugës së çajit me piper të zi
- borzilok të thatë
- 3 gjethe selino
- 3 karrota të prera
- 1 patate e prerë në kube
- Përgatitja:
- – Në një tenxhere hidhni 2 litra ujë dhe më pas shtoni bizelet. Nëse doni që bizelet të ziejnë më shpejt, mund ti vendosni ato në një enë me ujë dhe ti lini gjatë natës.
– Pasi bizelet kanë nisur të ziejnë, shtoni mishin e pulës, qepë, kripë, piper dhe borzilok. Më pas, vendosini kapakun dhe lëreni të ziejë, duke e parë herë pas here.
– Më pas, hiqni kockat dhe priteni mishin në copa të vogla për supë. Shtoni selino, karrota dhe patate. Më pas, lërini të ziejnë rreth 30 deri në 40 minuta.
Komentet