- Doruntina Baftiu
- Bujar Tërstena
- Me sheqer, çokollatë e fruta – kështu e nis çdo mëngjes Rudina Qosja. Rruga e saj nga adhuruese e ëmbëlsirave në udhëheqëse të një pastiçerie ka qenë e gjatë dhe e ka dërguar në Athinë e Nju Jork. Tani ajo synon ta rrisë biznesin e saj dhe shpreson që edhe gra të tjera të gjejnë përkrahje në ëndrrat e tyre.
Në shumë receta, musakaja plotësohet me salcë qumështi, salcë beshamel ose salcë djathi.
Musakaja është një gatim që bashkon në tryezë shumë vende të Ballkanit Perëndimor.
Ajo përgatitet kryesisht me patëllxhanë ose patate dhe shpesh përfshin mish të grirë.
Në shumë receta, musakaja plotësohet me salcë qumështi, salcë beshamel ose salcë djathi.
Emri ‘musaka’ vjen nga Perandoria Osmane dhe është huazuar nga Arabishtja dhe përkthehet “ ai që ushqehet me lëngje.’
Musaka është një emërtim i huazuar njëri pas tjetrit që nga Shqiptarët, Turqit, Grekët dhe Arabët.
Në këtë artikull të AgroWeb.org do të mësoni recetën e musakasë me mish qingji dhe patëllxhanë.
Përgatitja e Musakasë Verore
Përbërësit
1 lugë gjelle me gjalpë
1 qepë mesatare të grirë hollë
2 patëllxhan të qëruar dhe të prerë në feta
2 patate të qëruara e të prera në kubikë
1 lugë gjelle me kripë
1 lugë gjelle me vaj ulliri
2 thelbinj hudhër të grirë hollë
500 gramë mish të grirë
1 gjethe dafinë
400 gramë me salcë me domate pa lëkurë dhe të shtypura.
1 lugë gjelle me gjalpë
1 lugë gjelle me miell
1 filxhan çaji qumësht
2 lugë gjelle me djathë të bardhë të thërrmuar ose kaçkavall
Gjysmë filxhani me kos
2 vezë të rrahura
Përgatitja:
Ndizeni furrën në një temperaturë prej 200 °C.
Lyejeni tepsinë me gjalpë dhe hidhni gjysmën e sasisë së qepëve të grira.
Copat e patëllxhanit spërkatini me kripë, mbajini në kullesë për 15 minuta dhe shpërlajini.
Ziejini patatet dhe prijini në kubikë. Më pas hidhini edhe ato në tepsi.
Ndërkohë, AgroWeb.org ju udhëzon që fetat e patëllxhanit t’i spërkasni me vaj ulliri dhe piqini në furrë për 15 minuta.
Hiqini nga furra dhe vendosini në tepsinë e musakasë.
Ngroheni vajin e ullirit në një tigan dhe shtoni pjesët e mbetura të qepës bashkë me hudhrën.
Gatuajini për 7 minuta.
Shtoni mishin e grirë, erëzat dhe gjethen e dafinës dhe lëreni të skuqet për 8 minuta.
Më pas hidhni salcën e domateve dhe lërini të ziejnë për 20 minuta të tjera.
Plotësojeni gatimin me kripë dhe piper dhe hidheni në tepsinë ku keni patëllxhanët dhe patatet.
Për salcën kremoze, kaurdisni miellin në gjalpë të shkrirë deri sa të marrë ngjyrë kafe.
Më pas shtoni qumësht dhe përziejeni rregullisht me një lugë druri deri sa mielli të tretet në mënyrë të njëtrajtshme.
Më pas shtoni djathin e grirë dhe përziejeni deri sa masa të lëshojë bulëza.
Hiqeni nga zjarri dhe plotësojeni me kripë dhe piper.
Lëreni mënjanë të ftohet.
Merrni një tas qelqi dhe përzieni kosin me vezët e rrahura.
Kur salca e djathit të jetë ftohur mjaftueshëm përziejeni me kosin dhe vezët dhe rrihini së bashku deri sa të treten me njëra tjetrën.
Hidhni mishin në tepsi dhe në fund salcën e djathit.
Vendoseni tepsinë në furrë dhe piqeni për 30 minuta ose deri sa musakaja të formojë bulëza.
Hiqeni tepsinë nga furra, lëreni të ftohet për 10 minuta dhe më pas servireni duke e zbukuruar me majdanoz.
Një nga ushqimet tipike të skuqura të verës, veçanërisht në Italinë Qendrore, janë lulet e kungulleshkave.
Të brumosura dhe të skuqura në vaj të nxehtë, ato janë një shije e përsosur që i shtohet tryezës tuaj sidomos gjatë stinës së verës.
Ju mund t’i shërbeni si shoqëruese të vakteve tuaja por edhe t’i merrni me vete në ndonjë piknik.
AgroWeb.org duke shqyrtuar recetat e kuzhinës romake, ju jep disa këshilla se si të përgatisni një vakt me këto lule.
Sekrete dhe këshilla
Rruga drejt skuqjes së luleve të kungulleshkave fillon shumë përpara vetë skuqjes ose përgatitjes së brumit.
Sekreti i parë është zgjedhja e produktit. Ka dy lloje lulesh: femra nga e cila lind kungulli dhe ajo mashkull, e fundit është më e përshtatshme për skuqje sepse ka tendencë të jetë më e madhe.
Përzgjidhni një lule që nuk është shumë e mbyllur dhe jo shumë e pjekur, në të cilën vaji mund të hyjë me lehtësi gjatë fazës së skuqjes.
Diçka tjetër që duhet të kini parasysh është se ngjyra e lules duhet të jetë e verdhë dhe ajo duhet të jetë sa më e freskët.
Pasi t’i blini lulet, mbështillni me letër kuzhine pak të lagur, në mënyrë që të mos thahen shumë dhe shpejt.
Megjithatë këshillohet t’i skuqni ato menjëherë në mënyrë që të mos rrezikoni tharjen.
Dy mënyra skuqje
Ka dy mënyra për t’i skuqur lulet. Njëra i bën ato krokante dhe të lehta dhe tjetra më të fryra dhe jo shumë krokante.
Në rastin e parë, brumi duhet të jetë më i lehtë, më delikat. Kështi do të dalë në pah aroma dhe shija e tyre.
AgroWeb.org rekomandon vajin e farave të lulediellit, pasi është më neutral, i lehtë dhe delikat.
Sa i përket tiganit, ai mund të ketë një diametër rreth 25-30 centimetra. Mbi të gjitha duhet të jetë mjaftueshëm i lartë sa të mbajë 5-6 centimetra vaj.
Që lulet të bëhen sa më korkante duhet të jenë të freskëta, brumi të mos përzihet shumë dhe vaji të jetë i nxehtë.
Një pjesë e madhe e rendimentit përfundimtar varet nga mënyra se si produkti është zhytur në vaj.
Lulja lëvizet me pirua në anët e tiganit, në këtë mënyrë mbi të krijohen mini prerje. Të çara nga të cilat lulja, pasi hiqet nga vaji, lëshon lagështinë e saj dhe avullin.
Nëse nuk do të kishte këto prerje, ajo do të zbutej menjëherë.
Tani që dini këto sekrete mbetet vetëm t’i zbatoni.
Pandemia na ka bërë që të gjithë të kalojmë më shumë kohë në kuzhinë duke gatuar.
Kjo kohë e kaluar në kuzhinë bëri që shumica prej nesh të kuptojnë nevojën dhe përfitimet e pajisjeve moderne të kuzhinës.
Një prej tyre dhe ndoshta ai më i nënvlersuari, grirësi elektrik, është ndër më të dobishmit dhe më të domosdoshmit.
Imagjinoni të keni një pajisje elektrike në raftin e kuzhinës që mund të ndihmojë në përshpejtimin e procesit të copëtimit të perimeve dhe frutave.
Koha dhe mundi që do të kursejë çdo person që kalon orë të tëra në kuzhinë me këtë pajisje, do të jetë e madhe.
Kur procesi i gatimit bëhet më i lehtë dhe më i thjeshtë, konsumimi i ushqimeve të pashëndetshme dhe i parave të shpenzuara për to do të reduktohet shumë.
Prandaj, grirësi elektrik i perimeve është një investim, të cilin duhet ta mendoni seriozisht. Dhe nëse jeni ende në dyshim, AgroWeb.org ju njeh në vijim me përfitimet e një grirëse elektrike.
Grirësja elektrike e perimeve kursen kohë
Nëse prerja e perimeve ju merr pjesën më të madhe të kohës në kuzhinë, atëherë kjo pajisje do të jetë një ndryshim i këndshëm për ju. Paisja është e shpejtë, nuk krijon rrëmujë dhe është e lehtë, kështu që ju kurseni kohë në prerje dhe madje edhe në procesin e pastrimit.
Redukton rrezikun e incidenteve në kuzhinë
Nëse nuk jeni mësuar me copëtimin e frutave dhe perimeve, na besoni, kjo mund të jetë e lodhshme, pak e çrregullt e ndonjëherë edhe rrezikshme.
Jo për t’ju frikësuar, por prerjet me thikë janë jashtëzakonisht të zakonshme në kuzhinë. Por me një grirës elektrik perimesh, ju eliminoni rrezikun e aksidenteve të tilla. Gjithçka që duhet të bëni është të lani frutat dhe perimet, t’i vendosni ato në paisje, të zgjidhni funksionin dhe keni mbaruar!
Mund të përdoret për më shumë qëllime
Nëse po investoni në një pajisje të mirë nga një markë e besueshme, mund të zgjidhni atë që vjen me funksione të shumta. Për shembull, disa lloje të tilla paisjesh mund të grijnë edhe mishin.
Është rezistent ndaj mikrobeve
Pajisje të tilla elektrike reduktojnë kontaktin e drejtpërdrejtë me produktet ushqimore. Për më tepër, tehet në pasije që janë prej çelik inoksi, nuk janë poroze dhe parandalojnë futjen e mikrobeve. Kjo ndihmon për të mbajtur larg në një farë mënyre edhe infeksionet. Çfarë ka më të shëndetshme se kaq?
Grirësielektrik i perimeve e bën gatimin një përvojë të këndëshme
Imagjinoni që ju duhet të shpenzoni më pak ose relativisht aspak kohë duke bërë gjëra që janë të lodhshme dhe që kërkojnë kohë. Do të filloni automatikisht të shijoni përvojën dhe nuk do t’ju duket stresuese.
Gjithashtu, perimet e prera bukur e bëjnë ushqimin të duket estetikisht i mirë, gjë që ka dëshmuar se e bën atë më të shijshëm. Edhe ky është një bonus, apo jo?/AgroWeb.org
Këto lëngje përmbajnë pak sheqer dhe janë ideale për shëndetin.
Lëngjet më të shëndetshme janë ato që kombinojnë perimet dhe frutat.
Në këtë mënyrë ofrohet një ekuilibër shumë i nevojshëm mes fibrës, proteinave, vitaminave dhe sheqerit që gjendet tek frutat.
Këto lëngje përmbajnë pak sheqer dhe janë ideale për shëndetin.
Lëngjet me bazë perimesh dhe frutash ndryshojnë nga lëngjet e shtrydhura.
Këto lëngje përgatiten duke kombinuar fruta dhe perime, duke i përzier deri sa të bëhen pelte, duke i holluar me ujë ose qumësht dhe servirur me akull nëse dëshironi.
Më poshtë do të gjeni nga AgroWeb.org disa receta të shëndetshme për një lëng të pasur në vlera.
Spinaq Avokado Dhe Mollë
Përbërësit:
Një gotë e gjysëm me lëng molle
2 filxhanë me spinaq të zier dhe të copëtuar.
Një mollë e paqëruar
Gjysëm avokado e ndarë në copa.
Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për një minutë.
Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.
Spinaq, Ananas Dhe Banane
Përbërësit:
Gjysëm filxhani me qumësht të arrës së kokosit
2 filxhanë me spinaq
Një filxhan e gjysëm me copa ananasi
Një banana e ndarë në copa.
Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser për rreth një minutë.
Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.
Spinaq, Rrush Dhe Arrë Kokosi
Mjaftojnë tre përbërës dhe do të konsumoni një mëngjes të plotë në vlera dhe ushqyes, sugjeruar nga AgroWeb.org.
Përbërësit:
Një filxhan me rrush pa fara
Një filxhan me spinaq gjethevogël
Gjysëm filxhani me akull
Çerek gote me qumësht të arrës së kokosit.
Hidhini të gjithë përbërësit në mikser dhe përziejini për një minutë.
Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.
Spinaq Selino, Mollë
Përbërësit:
Gjysëm filxhani me gjethe të gjelbra të spinaqit.
Një kërcell selinoje
Gjysëm banane
Gjysëm filxhani me lëng molle jeshile
Gjysëm gote me akull
Përziejini të gjithë përbërësit në një mikser për rreth një minutë.
Shtoni ujë deri sa lëngu të arrijë trashësinë e duhur.
Lëngu i mollës dhe bananja e maskojnë shumë mirë erën e fortë të perimeve.
Nëse do t’ju pyesim për një kombinim të rakisë në koktej a do të ishit kurioz ta provonit? Ndoshta disa prej jush do të thoshin se kjo nuk është e mundur, ndërsa të tjerë do të thoshin “pse jo?”.
Edhe pse rakia shijon shumë e shoqëruar me ndonjë meze, muzikë dhe miq të vjetër, ka disa receta ku kjo pije përshtatet më së miri edhe me përbërës të tjerë.
AgroWeb.org ju njeh me dy receta të thjeshta dhe të freskëta, të cilat mund të provoni t’i përgatisni lehtësisht në shtëpi për miqtë ose për veten tuaj.
Ndiqni më poshtë mënyrat e përgatitjes së tyre…Gëzuar!
Raki dhe Kafe eksperes
Çfarë ndodh kur dy nga pijet më të njohura në botë bashkohen? Për ta zbuluar, provoni të përgatisni recetën e mëposhtme.
Përbërësit:
35 ml raki
25 ml kafe ekspres
Ujë me gaz
Akull
Përgatitja
Së pari, hidhni 35 ml raki në gotën e përshtatshme ku përzihen zakonisht koktejet dhe më pas shtoni aty 25ml kafe eksperes. Hidhni edhe pak akull dhe ujë me gaz. Tundeni mirë enën dhe pija juaj është gati.
Kopështi i Luanit
Përbërësit:
2 fletë ruloka
2 degë kopër
2 feta kastravec
10 ml lëng limoni i freskët
15 ml xhenxhefil dhe mjaltë
35 ml raki
Akull
Përgatitja:
Fillimisht kombinoni rukolën, koprën dhe kastravecin. Më pas shtoni një nga një të gjithë përbërësit e tjerë si lëngun e limonit, xhexherfilin dhe mjaltin.
Së fundmi, sigurisht, përbërësin kryesor: 35 ml raki dhe akull për më tepër freski.
Përziejini mirë duke tundur fort enën në të cilën i bashkuat dhe pija juaj është gati në pak sekonda./AgroWeb.org
Buka me vezë.
Pashkët janë nje festë e pasur në menunë e ushqimeve tradicionale që përgatiten në këtë ditë.
Ndonëse shumë receta janë të njohura në këtë ditë disa të tjera mund të mos e dini por përgatiten edhe për Pashkë.
Në këtë artikull AgroWeb ju tregon 5 recetat kryesore të kësaj feste.
- Vezët e kuqe
Me siguri jeni fmailjarë me vezët e kuqe dhe mënyrat e shumta të ngjyrosjes së tyre në shtëpi.
Ky ritual është ndoshta më i hershmi i tradiës së Pashkëve dhe përgatitet në vigjiljen enatës së Pashkëve.
- Role me mish të grirë
Mishi duke të mbizotërojë tryezën për Pashkë dhe në ato ortodokse e preferuar është roleja e mishit të grirë.
Kjo recetë përgatitet si një qofte e madhe e gjatë me vezë në mes dhe ju shërbehet të ftuarve në feta të holla.
- Buka me vezë
Mund ta quani buka me vezë ose buka e ëmbël e pashkëve dhe po flasim për recetën tradicionale të bukës së Pashkëve.
- Cyrek
Cyreku bazohet në recetën e një buke të hershme me origjinë greke.
Ka formën e gërshetit dhe përmbam dy lloje gjalpi dele dhe lope.
- Yshmer
Më siguri keni dëgjuar për recetën e vjetër të yshmerit, por a edini se përgatitet edhe për Pashkë.
Kjo pjatë është tradicionale e zonës së Myzeqesë dhe gatuhet me shije të ëmbël dhe të kripur.
Përgatitja e yshmerit kërkon pak kohë pasi duhet të hapni petë për tí spërkatur me mbushjen tracionale me gjalpë, vezë dhe qumësht.
Ky lloj patëllxhani në gjuhën shkencore njihet si Solanum melongena.
Ai është një varietet që origjinën e ka nga Turqia dhe prodhon fruta në ngjyrë të portokalltë të cilat ngjasojnë me domatet.
Patëllxhanët kanë nevojnë për shumë diell, ujitje të bollshme dhe një tokë të pasur, fertile dhe me drenazhim të mirë.
Ato nuk rriten mirë në tokë me shumë ujë dhe me aciditet të lartë.
Por si mund të përdoret në kuzhinë dhe për qëllime mjekësore? AgroWeb.org ju njeh shkurtimisht me përgjigjet e sakta.
Përdorimi në kuzhinë
Patëllxhani Turk është shumë i ëmbël dhe i shijshëm.
Ju mund t’i përdorni ata edhe nëse janë akoma jeshilë dhe farat nuk janë të zhvilluara plotësisht.
Kur janë ende të rinj mund të zihen ose të përdoren për të bërë salcë.
Kur ngjyra e tyre është e kuqe e ndezur, ato janë ideale për t’u pjekur.
Ato janë gjithashtu të përkryera edhe për skuqje, mbushje por edhe mund të përdoren edhe për pica.
Ju gjithashtu mund t’i shoqëroni me patate, domate e speca.
Mund të kombinohen në mënyrë prefekte me hudhra, kopër dhe rigon, koriandër ose majdanoz.
Struktura e tij “mishtore” e bën patëllxhanin një element kryesor në dietat vegjetariane.
Patëllxhani turk ka një jetëgjatësi të shkurtër dhe duhet të përdoret brenda dy deri tre ditësh.
Këshillohet t’i ruani në një vend të ftohtë e të thatë derisa të jenë gati për t’u përdorur.
Përdorimi për arsye mjekësore
Patëllxhani turk është një burim i pasur i likopenit, i cili konsiderohet si një antioksidant.
Likopeni gjendet në lëkurën e patëllxhanit dhe zhvillohet sapo fruti piqet.
Likopeni mund të ndihmojë kundër kancerit. Ai mund të parandalojë, luftojë dhe riparojë dhe dëmtimin e qelizave.
Patëllxhani Turk është i pasur edhe me bioflavonoidë që ndihmojnë gjithashtu në luftimin e kancerit.
Ai është ulët në yndyrna të ngopura, natrium e kolesterol dhe i lartë në fibra.
Një nga ushqimet më të mira që ndihmon nëse dëshironi të humbisni peshë sepse përmban vetëm 25 kalori për racion.
Përmban folate, kalium, mangan, vitamina C dhe K, Tiaminë, Niacin, B-6, Acid Pantotenik, Magnez, Fosfor dhe Bakër.
Patëllxhani i papërpunuar mund të aplikohet në sipërfaqe në rast pickimi nga akrepi dhe një kompresë e mbushur me patëllxhan mund të aplikohet për të trajtuar morthin.
Përgatitja e bakllavasë është një proçes shumë i dashur dhe i komplikuar njëkohësisht në përgatitje për çdo amvisë.
Shija dhe ëmbëlsia e mrekullueshme e saj janë gjithnjë të kërkuara në tryezën e familjes.
Në këtë recetë AgroWeb.org ju tregon një mënyrë shumë të lehtë se si të provoni shijen e veçantë të bakllavasë në një recetë keku.
E kemi quajtur keku “bakllava” për nga afërsia që kanë në shije dhe përbërës këto dy ëmbëlsira.
Më poshtë gjeni hap pas hapi mënyrën e saktë të përgatitjes së këtij keku.
Përbërësit
Për brumin
85 gr gjalpi shkrirë pa kripë
175 ml qumësht
11 gr maja buke
150 gr sheqer
3 vezë të mëdhaja
2 lugë çaji ekstrakt vanilje
585 gr miell
1 lugë çaji kripë
Për mbushjen
135 gr sheqer
2 lugë çaji kanellë
250 gr arra
lëkura e grirë e një limoni ose portokalli
75 gr gjalp i shkrirë pa kripë
Për shurupin e mjaltit
250 gr mjalt
175 ml ujë
Përgatitja
Për të realizuar këtë recetë AgroWeb.org ju këshillon të filloni me përgatitjen e brumit.
Në një enë hidhni gjalpin e shkrirë dhe të ftohur paraprakisht, qumështin, majanë, sheqerin, vezët dhe ekstraktin e vaniljes dhe përziejini me një mikser.
Miksojini mirë këta përbërës derisa të shikoni që janë lidhur të gjithë me njëri tjetrin dhe janë zbutur.
Ndërkohë shtoni edhe miellin, pak kripë dhe përzjejini me mikser për 5-7 minuta.
Pasi brumi të jetë lidhur, hidheni në një enë dhe mbulojeni me qese plastike.
Lëreni të pushojë në një vend të ngrohtë për 1-2 orë derisa të fryhet plotësisht.
Për mbushjen
Ndërkohë vazhdoni të përgatisni mbushjen e kekut.
Në një mikser hidhni arrat, pak kripë, lëkurën e grirë të një limoni apo portokalli apo ndonjë ekstrakt tjetër që ju dëshironi.
Miksojini derisa të gjithë përbërësit të jenë tërësisht të shkrifët.
Përgatisni tavën në të cilën do t’a piqni kekun.
Zgjidhni tavat normale, rrumbullake me vrimë në mes në të cilin piqni ëmbëlsirat zakonisht.
Lyjeni me pak gjalp dhe spërkateni me pak miell paraprakisht në mënyrë që brumi të mos ngjisë.
Nxirrni brumin nga frigoriferi dhe hapni një petë të madhe katrore deri në 60 cm.
Ndërkohë merni arrat e bluara hidhini sheqer dhe kanellë dhe shtrojini në të gjithë petën në mënyrë të barabartë.
Lini veçmas vetëm dy luge nga kjo përbërje për t’ja hedhur kekut në fund.
Sigurohuni të lini të lira vetëm një anë të petës për të realizuar më pas mbylljen.
Merni petën dhe rrotullojeni me duar derisa të formoni një tub të gjatë prej brumi.
Në anë lageni pak me ujë dhe ngjiteni mirë me gishta për t’a mbyllur sa më mirë.
Me një thikë të mprehtë priteni përgjysmë brumin në mënyrë të barabartë përsëgjati.
Rrotullojini të dy shiritët me njëri tjetrin që të formojnë një formë spiraleje.
Vendoseni këtë spirale brumi tek tava e zakonshme rrumbullake e kekut në mënyrë që të marrë formën e saj rrethore.
Shtojini sipër edhe dy lugët me arra dhe kanellë që latë mënjanë më parë dhe futeni në furrë.
Ndizeni furrën në temperaturën 180 gradë dhe lëreni kekun të piqet për 30 – 40 minuta.
Kontrollojeni herë pas here pa u hapur furrën, lëreni të piqet derisa të ketë marrë pamje të artë.
Kur të shikoni që është gati nxirreni nga furra dhe është gati për t’i hedhur edhe shurupin e mjaltit.
Shurupi i mjaltit
Këtë hap mund t’a përgatisni edhe gjatë kohës që keku është duke u pjekur.
Në një tenxhere të vogël përzieni sasinë e mjalitit dhe të ujit derisa mjalti të shkrijë pak.
Vendoseni atë në zjarr të ngadaltë derisa shurupi të krijojë bulëza dhe të krijohet një masë kompakte.
Shurupi me mjaltë do të jetë më i trrashë se sherbeti i zakonshëm i ëmbëlsirave.
Pasi t’a keni përfunduar hiqeni nga zjarri dhe lëreni të ftohet pak.
Hidhjani kekut sipër kur të jetë shurupi i vakët dhe mundohuni t’a kulloni atë në të gjithë sipërfaqen e tij.
Më pas mund t’a shërbeni kekun tuaj sipas dëshirës në çdo vakt.
Pavlova është një tortë elegante, baza e së cilës është marenga, ndërsa mbushja bëhet me krem dhe fruta të freskëta e shumëngjyrëshe!
Australia dhe Zelanda e Re kanë pretenduar gjithmonë se kjo recetë ka origjinën e tyre, por emri i saj në fakt i kushtohet një balerine të famshme ruse, Anna Pavlova, e cila i vizitoi të dy vendet në vitet 1920 dhe pati sukses të madh.
Provoni veten duke përgatitur këtë ëmbëlsirë në bazë të këshillave të AgroWeb.org
Përbërësit
Për marengën ju nevojiten:
3 të bardha vezësh në temperature dhome
200g sheqer
20g niseshte misri
10g lëng limoni
Ekstrakt vanilje për shije
Për kremin:
200g pana
20g sheqer pluhur
Për mbushjen:
1 kivi
Luleshtrydhe
Fruta pylli
Rrush pa fara
Nenexhik
Sheqer pluhur
Përgatitja
Për të përgatitur këtë recetë, së pari ngrohni furrën në në 130 °, pastaj ndani të verdhat e vezëve nga të bardhat.
Të bardhat e vezëve shtojini në mikser dhe përpunojini me shpejtësi mesatare deri në të lartë.
Prisni që të bardhat e vezëve të bëhen si shkumë dhe filloni të shtoni sheqer, pak e nga pak.
Pasi të jetë shpërbërë i gjithë sheqeri, marenga do të jetë e trashë dhe kremoze. Në këtë moment shtoni lëngun e limonit, ekstraktin e vaniljes dhe prisni që të absorbohet.
Në këtë mënyrë përbërja do të jetë e fortë dhe e qëndrueshme. Në fund fikni mikserin dhe shtoni niseshten e misrit.
Përzieni butësisht me një lugë nga poshtë lart dhe më pas transferojeni në një tavë të veshur me letër pjekjeje.
Me ndihmën e një spatule, rrafshoni pjesën e sipërme dhe anëve jepini formë rrumbullake.
Gërmoni pak qendrën për të krijuar një gropë, e cila do të shërbejë për mbushjen me fruta.
Piqeni marengën në furrën e parangrohur për 10 minuta dhe më pas ulni temperaturën në 100 °C duke vazhduar pjekjen edhe 50 minuta të tjera. Gjatë kësaj kohe dera e furrës nuk duhet të hapet!
Pasi pjekja të përfundojë, lëreni të ftohet për të paktën 2 orë, gjithmonë me derën e mbyllur.
Ndërkohë kujdesuni për frutat duke i prerë në copëza.
Në një tas rrihni panën dhe sheqerin pluhur derisa të përftoni një masë kremoze dhe të qëndrueshme.
Mbushni me të pjesën e sipërme të marengës dhe shtoni sipër frutat, nenexhikun sipas dëshirës, e në fund spërkateni me sheqer pluhur.
Pavlova juaj e mrekullueshme është gati për t’u shërbyer!
Këshillohet që ta konsumoni këtë ëmbëlsirë menjëherë. Marenga është shumë e ndjeshme ndaj lagështirës, kështu që nuk është e mundur ta ruani në frigorifer.
Ju mund ta zbukuroni pavlovën me frutat e stinës sipas dëshirës tuaj!
Shtimi i niseshtës së misrit i jep marengës cilësinë e veçantë që e karakterizon.
Është koha e kungullit të shijshëm e plot vlera të vjeshtës.
Prandaj në ju këshillojmë të përfitoni sa më shumë në kuzhinë, duke përgatitur receta të shijshme e të padëgjuara më parë.
Nëse i keni qef vaktet e shoqëruara me bukë apo kuleçë të ngrohtë, me siguri këto do t’i adhuroni.
Nj ëshije mes të ëmblës e të kripurës që nuk ju zhgenjen.
Ndiqni mëposhtë recetën e plotë të kuleçëve me kungull e çokollatë.
Përbërësit
600 gr miell
250 gr kungull vjeshte
275 ml qumësht
7 gr maja birre e thatë
2 lugë çaji sheqer
50 ml vaj
60 gr sheqer
8 gr kripë
100 gr copëza cokollate e zezë
1 vezë dhe 1 e verdhë veze
Përgatitja
Për të nisur me përgatitjen e kësaj recete, AgroWeb ju këshillon të prini në kubikë të vegjël kungullin dhe vendoseni të ziejë.
Kur të jetë zbutur, hidheni në një enë në mënyrë që të ftohet dhe shtypeni me pirun derisa të formoni purenë.
Në një tjetër enë hidhni sheqerin, kripën dhe vezën duke përzier më pas shtoni dhe 250 ml qumësht në temperaturë ambienti.
Përzieni mirë derisa sheqeri të shkrijë dhe lëreni mënjanë, ndërkohë merrni një tjetër enë dhe hidhni miellin, majanë bashkë me 2 lugë të vogla sheqer.
Tek kjo enë shtoni masën e lëngëshme me qumësht dhe vezë që përgatitët më parë dhe filloni të përzieni me anë të një piruni në mënyrë qe të formohet brumi.
Në fund shtoni purenë e kungullit, përzieni dhe sërish shtoni vajin ashkë me copëzat e cokollatës pa harruar të ruani një grusht për në fund.
Punojeni brumin me duar dhe pak miell derisa të marrë formën e tij rrumbullake, të butë e pa kokrriza.
Më pas vendoseni në një enë të lyer me pak vaj, mbulojeni me qese kuzhine dhe lëreni të fryhet përreth 2 orë.
Kur kjo kohë të ketë kaluar, ndajeni brumin tuaj në kuleçë të vegjël nga 100 gr secili ku do të përfitoni rreth 12 panine të vogla.
Punojini me duar në formën e topave të vegjël dhe vendosini në një tavë të shruar me lëter pjekje.
Sipas dëshirës për këtë hap mund të përdorni edhe dy tava të ndryshme duke qenë se sasia e kuleçëve është e madhe.
Mbulojini sërsh me qese kuzhine, lërini për 30-40 minuta të tjera ndërkohë përzieni 25 ml qumësht që ju teproi nga më parë me 1 të vërdhe veze dhe lyeni sipër kuleçët.
Shtoni edhe disa copëza çokollate në qendër të tyre e më pas futini të piqen për 25 minuta në temperaturën 180 gradë.
Kjo është një ëmbëlsirë Turke, e cila shërbehet kryesisht gjatë muajve të vjeshtës dhe dimrit.
Ëmbëlsira përbëhet nga gështenja, që në të vërtetë janë disa toptha me gështenja të mbuluara me çokollatë dhe të spërkatura me arra e fistikë të bluar.
AgroWeb.org iu sugjeron të provoni ta përgatisni vetë këtë recetë të thjeshtë të gështenjave të mbuluara me çokollatë.
Përbërësit:
1 kg / 600 gr gështenja
1/2 filxhan sheqer pluhur
2 deri 4 lugë gjelle pana për ëmbëlsirë
80 gr çokollatë e zezë
2 lugë gjelle arra dhe fistikë (të grira imët)
Hapat që duhet të ndiqni:
Zieni gështenjat
Hapi i parë është të zieni gështenjat derisa ato të zbuten. Për ta bërë këtë, prisni tërthorazi çdo gështenjë duke i çarë thellë deri në pjesën e brendshme të tyre.
Vendosni gështenjat në një tenxhere të madhe me ujë duke i mbuluar mirë dhe lërini të ziejnë derisa të zbuten.
Kur gështenjat të zbuten, kullojini dhe trasferojini në një enë me ujë të ftohtë.
Përpunoni gështenjat në mikser dhe përgatisni çokollatën
Mbasi gështenjat të jenë ftohur, me një thikë të mprehtë largoni lëkurën e tyre. Bëni kujdes të mos lini asnjë copëz.
Shtoni gështenjat e qëruara në një mikser, së bashku me sheqerin pluhur dhe panën për ëmbëlsira.
Gjatë përpunimit, shtoni pana pak e nga pak, derisa të keni një masë e cila nuk ju ngjitet në duar.
Më pas trasferoni masën e përftuar në një enë dhe lëreni të pushojë në frigorifer për 30 minuta.
Ndërkohë, shkrini çokollatën në banjëmari ose në një mikrovalë, duke shtuar nga një lugë gjelle me pana.
Formoni topthat me gështenja dhe çokollatë
Nxirrni nga frigoriferi masën e gështenjave dhe formoni me të toptha të vegjël.
Më pas me ndihmën e një piruni, zhytini ato në çokollatën e shkrirë.
Vendosni secilin top në një enë të mbuluar me letër dylli.
Zbukuroni pjesën e sipërme të secilit top me arra dhe fistikë të bluar, përpara se çokollata të forcohet.
Vendoseni enën në frigorifer, për të paktën 20 minuta para se ta shërbeni.
Në vend të çokollatës së shkrirë, ju gjithashtu mund të përdorni pluhur kakao
Lajmet me interesante
-
‘Tryzub’, arma lazer e Ukrainës që rrezikon avionët rusë/ Koloneli ukrainas flet edhe për ‘dronët mbretëreshë’
December 18, 2024
-
ATJONI DHE “VOAL”…
December 20, 2024
-
QINGJI E KORBI- Poezi humoristike nga ANDREA ZALLI
December 21, 2024
-
Skandali i frikshëm është se Biden nuk ishte kurrë president- ‘Doktoresha e Keqe’ Jill dhe armiqtë e brendshëm duhet të zbulohen
December 20, 2024
-
Disa gjëra të “çuditshme” rreth Youtube e Facebook!- Nga Senad Guraziu
December 19, 2024
-
Si 11 vjet më parë, Tirana metropoli i shqiptarëve, nuk ka elitë Nga ELIDA BUÇPAPAJ
December 20, 2024
Lajmet e fundit
-
AGO AGAJ – “KOSOVARI NGA VLORA” – Në 30-vjetorin e kalimit të tij në amshim- Nga Frank Shkreli
By voal.ch | December 23, 2024
-
Teoria, roli, ndikimi dhe fuqia e elitës….- Nga Agron Shabani
By voal.ch |
-
Sfida shqiptare- Nga Gun Kessele & Jan Myrdal- Përkthyer nga Sokol Demaku
By voal.ch |
-
Zemra poetike dhe zjarri patriotik-prometeik i Atdhe Gecit!- Nga SENAD GURAZIU
By voal.ch |
-
Hyri në ring me këngë kundër Kosovës, boksieri serb mposhtet nga ai shqiptar në Tiranë
By voal.ch |
-
Rezoluta e 20 organizatave të shoqërisë civile: Të krijohet qeveri teknike dhe të garantohet proces i lirë zgjedhor
By voal.ch |
Komentet