Futbollisti shqiptar i Stoke City, Xherdan Shaqiri, u transferua në Liverpool.
Në njoftimin e publikuar nga Liverpooli, thuhet se për Shaqirin kanë paguar një klauzolë prej 13,5 milionë sterlinë, ndërsa me sulmuesin shqiptar kanë nënshkruar një marrëveshje afatgjatë.
Futbollisti 26 vjeçar në Liverpool sezonin e ardhshme do të vesh fanellën me numër 23.
Xherdan Shaqiri për Kombëtaren e Zvicrës ka luajtur në 74 ndeshje, ndërsa sezonin e kaluar me fanellën e Stoke City në 36 ndeshje në ligë kishte shënuar 8 gola dhe 7 asiste.
Komentet