Lidhje indirekte janë zbuluar në mes të vrasësit në Charleston, Dylann Roof dhe një konference të mbajtur së fundmi të aktivistëve të të djathtës ekstreme në Rusi.
Jared Taylor dhe Sam Dickson, anëtarë të Këshillit të Qytetarëve Konservativë, lëvizje e njohur e supremacisë së bardhë, që thuhet se ka inspiruar Roofin para se të shtinte me armë ndaj zezakëve që po shkonin në kishë në Karolinën Jugore, kanë marrë pjesë në konferencën e udhëheqësve të së djathtës ekstreme ruse dhe perëndimore në muajin mars, në Shën Petersburg, raporton Buzzfeed.
Tubimi i muajit mars, i organizuar nga partia nacionaliste Rodina, u ndoq nga rreth 150 liderë të djathtë ekstremë të Shteteve të Bashkuara, Rusisë dhe Evropës Perëndimore, përfshirë politikanë që kanë bindje neo-naziste, anti-semitike dhe ksenofobe.
Ata kritikuan qeveritë Perëndimore për qëndrimet e tyre mbi konfliktin në Ukrainë, dhe lavdëruan përpjekjet e Moskës për promovimin e “vlerave tradicionale”.
Forumi u kritikua në masë të madhe, brenda dhe jashtë Rusisë.
Taylor dhe Dickson i thanë BuzzFeed-it se në atë kohë “nuk e kishin kuptuar” pse i kishin ftuar, duke thënë se kishte “formacion të çuditshëm”.
Por megjithatë ata morën pjesë në konferencë, ku Taylor u citua të ketë folur për “traditat aliene” të njerëzve jo të bardhë dhe për “Shtetet e Bashkuara…që po bëjnë vetëvrasje” duke promovuar diversitetin në vend të krishterizmit.
Këshilli i Qytetarëve Konservativë, që e përshkruan veten si “grupi i vetëm aktivist botëror që ngre zërin për të drejtat e të bardhëve”, kishte rënë në syrin e publikut, pasi Roof e kishte cituar grupin në manifestin e tij online.
Në një intervistë me ABC News, Taylor tha se grupi kategorikisht dënon sulmin në Charleston, që vrau nëntë persona, por shtoi se “nuk do të thotë se motivet e tij [Roofit] nuk ishin tërësisht jo-legjitime”.
Roof shkroi online se vdekja e adoleshentit me ngjyrë Trayvon Martin më 2012, në Floridë, i vrarë nga George Zimmerman, dhe mllefi që ishte nxitur nga kjo ngjarje, e kishin shtyrë atë të bënte kërkime për “krimet e zezakëve ndaj të bardhëve”.
Ai kishte hasur në faqen e internetit e Këshillit të Qytetarëve Konservativë, ku kishte “vegëza mbi këto vrasje brutale të të bardhëve nga zezakët”.
Rusia është treguar e gatshme të forcojë lidhjet me partitë e djathta ekstreme të Evropës, në kohën kur raportet me Perëndimin janë të tensionuara për shkak të krizës në lindje të Ukrainës.
Në muajin maj, një forum ndërkombëtar i quajtur “Donbass: Dje, Sot, Nesër”, i mbajtur në të ashtuquajturën Republika e Popullit të Donjeckut, tërhoqi anëtarë politikë evropianë pro-rusë, si dhe përfaqësues të Syrizas – partia radikale majtiste që qeverisë në Greqi, si dhe figura tjera të zakonshme.
Ideologu nacionalist rus Aleksandr Dugin ishte ftuar në kampusin e kolegjit të Teksasit nga Preston Wigginton, një supremacist i bardhë i lidhur ngushtë me ultra-nacionalistët rusë, për të mbajtur një ligjëratë në muajin prill, me titullin Liberalizmi Amerikan Duhet të Shkatërrohet.
Shtetet e Bashkuara vendosën sanksione mbi Dugin në muajin mars, për rolin e tij në një organizatë që rekrutonte persona për të luftuar me separatistët e mbështetur nga Rusia në lindje të Ukrainës.
“Ne dënojmë botëkuptimin ksenofob të Duginit dhe jemi të çuditur se si një universitet i SHBA-ve mund të sigurojë hapësirë për gjuhën e tij të urrejtjes”, kishte thënë për Radion Evropa e Lirë, Andrij Dobriansky, zëdhënës i Komitetit Ukrainas të Amerikanëve. rel
Publiku duket se është i ndarë, dhe secili grup i ka argumentet e veta. Ky disponim shpërfaqet edhe në bindjet e njohësve të çështjeve politike, të cilët i kemi kontaktuar për këtë temë.
Për Bekim Salihun nga Instituti për Studime të Avancuara – GAP, situata aktuale e rinumërimit të votave dhe e ankesave nuk përbën risi, sepse rëndom partitë politike i kanë shfrytëzuar të gjithë mekanizmat ligjorë në dispozicion për të adresuar vërejtje ose ankesa të natyrave të ndryshme lidhur me zgjedhjet.
“Të dhënat nga zgjedhjet e kaluara tregojnë se periudha mesatare që i është dashur Komisionit Qendror të Zgjedhjeve për t’i certifikuar rezultatet ka qenë 21 deri në 30 ditë, kështu që akoma jemi brenda margjinës së një praktike nga e kaluara”, thotë ai.
Salihu beson se procesi, aktualisht, po zhvillohet me dinamikë normale, që mund të rezultojë me formim të Qeverisë në formë të rregullt:
“Kosova nuk është pa Qeveri. Brenda 10 ditëve, Qeveria mund të kalojë në Qeveri në detyrë, dhe si Qeveri në detyrë nuk mundet të procedojë vetëm me miratimin e ligjeve, përndryshe të gjitha funksionet tjera i ka të lejueshme. Natyrisht që zgjedhjet mbahen për t’u formuar Qeveria e re, dhe është e rëndësishme që të formohet, por aktualisht nuk ka mangësi ose hendek”.
Njëra prej mbledhjeve të Qeverisë së Kosovës.
“Kosova nuk ka luks për të zvarritur procese”
Zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit i fitoi Lëvizja Vetëvendosje (LVV), e cila aktualisht është në pushtet, por që nuk i ka votat e mjaftueshme për formimin e Qeverisë së re.
Zëra brenda partisë së tij përmendin mundësinë e një koalicioni me minoritetet joserbe, dhe llogarisin në mbështetjen e ndonjë deputeti të partive të mëdha shqiptare, ani pse ky skenar nuk konsiderohet se do të prodhojë stabilitet.
Partitë e mëdha shqiptare kanë hedhur poshtë mundësinë e bashkëpunimit me Kurtin, madje kanë vendosur kushte edhe për arritjen e ndonjë koalicioni eventual me njëra-tjetrën.
Vullnet Bugaqku, hulumtues i lartë në Institutin Demokratik të Kosovës (KDI), beson se, duke e marrë për bazë situatën gjeopolitike në botë, dinamikat brenda administratës së re në Shtetet e Bashkuara dhe zhvillimet e reja në Bashkimin Evropian, duket se ka mobilizim të tërësishëm të autoriteteve atje që të jenë të përgatitura dhe vigjilente karshi rrezikut dhe kërcënimeve, qoftë ndaj sigurisë, qoftë ndaj territorit.
“Unë nuk mendoj që Kosova e ka luksin të humbë edhe shumë kohë në këtë aspekt, për faktin që edhe neve na presin mjaft obligime, sidomos obligimet që kemi në dialogun me Serbinë”, shprehet Bugaqku, duke përmendur edhe përpjekjet e administratës së presidentit amerikan, Donald Trump, për të arritur marrëveshje për t’i dhënë fund luftës në Ukrainë.
Prandaj, ai e sheh të rrugës që “të ketë një dinamizëm dhe fokus të gjerë edhe për çështjen e rajonit të Ballkanit”.
Imazhet e presidentit amerikan, Donald Trump dhe të dërguarit të tij për misione të posaçme, Richard Grenell, me mbishkrimin “Bëjeni Kosovën madhështore sërish”.
“Janë rreth 800 milionë euro që Bashkimi Evropian i ka dedikuar për Kosovën dhe, siç u kuptua, BE-ja pret që këto marrëveshje, këto fonde, fillimisht të miratohen në Kuvendin e Kosovës, për të mundësuar procedimin tutje, sipas natyrës së alokimit të tyre”.
Kuvendi konstituohet kur të zgjidhet kryetari dhe nënkryetarët e tij. LVV-së, si fituese e zgjedhjeve, i takon që ta propozojë emrin e kryetarit, por nëse kjo parti nuk çon përpara një emër, procesi ngrin në vend.
Salihu nuk beson që do të ndodhë diçka e tillë, meqë, sipas tij, ky skenar do ta dëmtonte partinë në fjalë, për shkak se “mund të shihet si një lloj sabotimi, kundërshtimi, neglizhence, papërgjegjësie”.
Bugaqku nuk sheh shumë nguti në këtë drejtim, dhe beson se në këtë situatë përfiton Qeveria aktuale:
“Iu shkon për shtati ministrave, zëvendësministrave, atyre që bartin ende pozicione të larta shtetërore, për faktin se gjithçka lidhet me krijimin e institucioneve, dhe meqë nuk po ka nguti në gjithë këtë situatën e pasigurisë me rezultate, me dyshimet dhe ankesat që po bëhen, dikush mund të mendojë dhe ta shohë edhe më afatgjatë qëndrimin në pushtet”.
Megjithatë, Bugaqku përmend se shumë shpejt edhe këta zyrtarë mund të kenë kufizime, apo të mos mund të nënshkruajnë e ratifikojnë marrëveshje ndërkombëtare, prandaj duhet të ekzistojë sa më parë një Kuvend që e mban llogaridhënës ekzekutivin.
Me ligjet e Kosovës, brenda 30 ditësh nga certifikimi i rezultateve, presidentja e vendit duhet të thërrasë mbledhjen konstituive të Kuvendit të Kosovës. Nëse zgjidhen kryetari dhe nënkryetarët, atëherë Vjosa Osmani duhet të kërkojë nga partia fituese, LVV-ja në këtë rast, që të propozojë mandatarin për formimin e Qeverisë.
Spiunazhi është një kërcënim serioz për sigurinë e Kosovës dhe arrestimet e fundit vetëm se nxjerrin në pah rrezikun e vazhdueshëm, thonë ekspertët. Sipas tyre, ky aktivitet jo vetëm që destabilizon vendin brendapërbrenda, por dëmton edhe pozitën e tij ndërkombëtare. Institucionet, në anën tjetër, janë kryesisht të heshtura për përmasat e problemit.
Ish-kryeinspektori i Agjencisë Kosovare të Inteligjencës (AKI), Burim Ramadani, e konsideron spiunazhin si një prej kërcënimeve kryesore të sigurisë kombëtare në vend.
Arrestimet e fundit, por edhe procedurat e tjera penale kundër disa të dyshuarve tregojnë, sipas tij, se sa e cenueshme është Kosova ndaj aktiviteteve të tilla të inteligjencës së huaj.
“Dëmet që synohen të shkaktohen, janë ato që e nxjerrin Kosovën keq jashtë dhe e vendosin atë nën tension përbrenda”, thotë Ramadani për Radion Evropa e Lirë.
Më 28 shkurt të këtij viti, nën dyshimet për spiunazh u arrestua Jellena Gjukanoviq nga komuniteti serb në veri të Kosovës.
Punonjëses së Misionit të OSBE-së në Prishtinë iu shqiptua masa e paraburgimit prej 30 ditësh, më 2 mars.
Disa media shkruan se ajo ishte spiune e Agjencisë serbe të Zbulimit – BIA, por, përkundër përpjekjeve, Radio Evropa e Lirë nuk arriti t’i konfirmonte në mënyrë të pavarur këto raportime.
REL-i mësoi përmes prokurorit të Prokurorisë Speciale të Kosovës, Bekim Kodraliu, se provat nga një rast tjetër, e inkriminuan edhe Gjukanoviqin.
Kodraliu tha se nuk mund të japë më shumë detaje, për shkak të hetimeve që vazhdojnë, por theksoi se rasti është duke u trajtuar si “i ndjeshëm”.
Tri ditë pasi që gjykata ia shqiptoi masën e paraburgimit Gjukanoviqit, ishte planifikuar të mbahej seanca fillestare për dy të dyshuar të tjerë për spiunazh, Bedri Shabanin dhe Muharrem Qerimin, por ajo u shty për 17 mars.
Të dy ata akuzohen se kanë ndarë informacione dhe materiale të ndryshme me BIA-n.
Spiunazhi është veprimtari e fshehtë e mbledhjes, transferimit ose shpërndarjes së informacioneve të ndjeshme te një shtet, organizatë apo grup tjetër.
Me Kodin Penal të Kosovës, spiunazhi konsiderohet krim i rëndë dhe dënohet me minimum pesë vjet burg, nëse konfirmohet fajësia.
Institucionet kryesisht heshtin
I kontaktuar nga Radio Evropa e Lirë, Këshilli Gjyqësor i Kosovës tha se, së paku në tre vjetët e fundit, nuk ka asnjë rast me epilog të zgjidhur, që ka të bëjë me spiunazhin.
Pavarësisht insistimit të REL-it, ai nuk dha ndonjë informacion se sa procese gjyqësore janë në zhvillim e sipër ndaj personave të akuzuar për spiunazh.
Interesimit të Radios Evropa e Lirë lidhur me numrin e rasteve të hetuara dhe proceduara për veprën e spiunazhit, nuk iu përgjigj as Prokuroria Speciale e Kosovës e as Policia e Kosovës.
Ngjashëm, as Ministria e Punëve të Jashtme dhe Diasporës e Kosovës nuk iu përgjigj pyetjes se sa persona janë shpallur “non grata”, apo të padëshirueshëm, në pesë vjetët e kaluar, për shkak të kërcënimit të sigurisë kombëtare.
Ish-kryeinspektori i AKI-së, Ramadani, thotë se aktivitetet e spiunazhit në Kosovë kanë disa qëllime: dëmtimin e mënyrës së vendimmarrjes brenda institucioneve të Kosovës, shtrembërimin e së vërtetës së Kosovës dhe të proceseve të saj, si dhe ndikimin në infrastrukturën kritike apo vitale të sigurisë.
Aktivitetet e tilla, sipas tij, synojnë edhe të orientojnë ose shpërqendrojnë vëmendjen e opinionit publik nga tema që ndërlidhen ose jo me interesin e sigurisë kombëtare të Kosovës.
Por, për shkak të ndjeshmërisë së tyre dhe ruajtjes së fshehtësisë, ai thotë se nuk mund t’i specifikojë veprimet që kanë derivuar nga aktivitetet e spiunazhit, e as pikat ku është sulmuar Kosova.
Ramadani thotë vetëm se struktura të Serbisë – “të trajnuara, të monitoruara dhe të mentoruara nga strukturat e spiunazhit rus” – kanë për qëllim ta bëjnë Kosovën jofunksionale si shtet.
“Ka pasur raste kur një shtetas rus, për shembull, është zënë dhe është kapur në flagrancë, duke iu prirë barrikadave në veri të Kosovës… dhe pastaj është shpallur ‘non grata’ nga Qeveria e Republikës së Kosovës”, thotë Ramadani.
“Dëmet janë jashtëzakonisht të vështira për t’u matur”, sipas tij.
Serbia, edhe 17 vjet pas shpalljes së pavarësisë së Kosovës, vazhdon ta konsiderojë atë si pjesë të territorit të saj.
Me mbështetjen e Rusisë, lufton edhe kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata të ndryshme ndërkombëtare, si Këshilli i Evropës, Interpol-i, apo UNESCO-ja.
Për ish-zëvendësministrin e Brendshëm të Kosovës, Valdet Hoxha, janë kryesisht Serbia dhe Rusia ato që kanë apetite për ta nxjerrë Kosovën si “projekt të dështuar të Perëndimit”.
“Në këtë kontekst, natyrshëm, ato kanë synuar infiltrimin e njerëzve të tyre në mekanizmat e sigurisë, në mekanizmat e tjerë politikë”, thotë Hoxha për Radion Evropa e Lirë.
Megjithatë, ai shton se dëbimi nga Kosova i disa personave të cilësuar si “non grata” apo të padëshirueshëm, tregon se autoritetet e Kosovës dhe strukturat e saj të sigurisë kanë informata për rrezikun e mundshëm nga spiunazhi.
“Dhe, nuk mund të jemi komod, sepse Kosova është një qendër e vlimit të situatës në rajonin e Ballkanit [Perëndimor], thekson ai për Radion Evropa e Lirë.
A ka Kosova kapacitete për luftimin e spiunazhit?
Ndonëse nuk është imune ndaj rrjeteve dhe veprimeve të spiunazhit, Kosova ka përparuar në vazhdimësi në konsolidimin e sektorit të sigurisë, përfshirë këtu edhe mekanizmat institucionalë kundër spiunazhit, vlerësojnë të dy ekspertët e çështjeve të sigurisë.
Ramadani thotë se ky konsolidim është jashtëzakonisht i dukshëm tek institucionet e sigurisë, përfshirë AKI-në, por shton se do të duhej të zgjerohej edhe me një qasje më gjithëpërfshirëse në raport me institucionet tjera.
Ai thotë se institucionet e sigurisë në Kosovë kanë fituar edhe besimin dhe mbështetjen e organizatave të sigurisë nga shtetet tjera.
“Ka pasur raste kur institucionet e sektorit të sigurisë i kanë falënderuar edhe publikisht shtetet partnere për mbështetje në raste specifike, për shkëmbim të informacioneve dhe trajtim të atyre informacioneve, të cilat kanë rezultuar, pastaj, qoftë me ndërprerje të një aktiviteti armiqësor të spiunazhit, qoftë me shpallje ‘non grata’ të personave të përfshirë në spiunazh, apo me arrestime dhe procedim penal”, thotë Ramadani, por nuk specifikon më shumë.
Hoxha thotë se ky bashkëpunim ka bërë që institucionet e sigurisë në Kosovë të kenë rritje të qëndrueshme, e sidomos AKI-ja.
Sipas tij, kjo agjenci është “ndër më të përgatiturat në rajon”, por kjo nuk do të thotë se Kosova duhet të jetë më pak vigjilente.
“Spiunazhi është veprimtari tinëzare dhe veprimtari që bëhet me plan të detajuar dhe të mbështetur fuqishëm nga shërbimet inteligjente [armiqësore]”, thekson Hoxha.
Në kontekstin e zhvillimeve gjeopolitike, të dy ekspertët paralajmërojnë se mund të ketë veprimtari edhe më agresive të spiunazhit kundër Kosovës.
Ndaj, theksojnë ata, forcimi i mëtejshëm i mekanizmave të sigurisë dhe bashkëpunimi me partnerët ndërkombëtarë mbeten çështje thelbësore për të parandaluar dhe neutralizuar kërcënimet që vijnë nga spiunazhi.
Zhvillimet politike në Kosovë vazhdon t’i ndjek më shumë vëmendje. Ish-oficeri britanik, Ade Clewlow, i cili ndihmoi në krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovës thotë se Kosova duhet të jetë shumë e vëmendshme me ndryshimet gjeopolitike që po ndodhin në botë.
Britaniku, përmendi vizitën e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte në Prishtinë, si dëshmi që aleanca veri-atlantike është shumë e përkushtuar për sigurinë e Kosovës.
“Nuk shoh ndonjë arsye që trupat e KFOR-it të tërhiqen nga Kosova. Këtë më së miri e dëshmon edhe vizita e Sekretarit të NATO-s, Mark Rutte dje në Kosovë, i cili foli për rëndësinë e trupave ushtarake të KFOR-it në Kosovë. Megjithatë edhe nëse administrata Trump vendos për largimin e trupave amerikane nga Kosova, shtetet e tjera kanë kapacitete mjaftueshme për të ofruar siguri për vendin”, ka deklaruar ai.
Clewlow thotë se liderët evropianë përfshirë edhe ata britanikë duhet t’i vëzhgojnë me vëmendje veprimet e Serbisë.
Ai vlerëson se Serbia vazhdon të paraqes rrezik për Kosovën.
“Për ta shtrirë edhe më shumë ndikimin e saj në Ballkan, Serbia synon ta aneksoj veriun e Kosovës. Megjithatë nuk mendoj se Serbia paraqet rrezik ekzistencial për Kosovën, nuk e besoj që shkojnë deri në atë pikë. Mirëpo gjithë liderët evropian duhet t’i vëzhgojnë me vëmendje veprimet e Serbisë sepse ka potencial për ta destabilizuar situatën”, tha ai.
Clewlow krejt në fund i ka disa fjalë edhe për Forcat e Sigurisë së Kosovës.
“Forcat e sigurisë së Kosovës kanë bërë progres të jashtëzakonshëm përgjatë këtyre viteve, megjithëse mbetet e kufizuar në atë se çfarë mund të bëjë për shkak të partnerëve ndërkombëtar. Por, FSK duhet të vazhdojë të forcohet në këtë drejtim sepse mund të vijë një ditë ku siguria e Kosovës nuk do varët vetëm nga forcat ndërkombëtare”, tha ai.
Britaniku ishte ngarkuar me detyra operacionale për gjashtë muaj dhe pa prej afër procesin e shpërbërjes së Trupave Mbrojtëse të Kosovës, si dhe krijimin e Forcës së Sigurisë së Kosovë që u bë në janar të vitit 2009. sn
Gazetari Genc Burimi u shpreh në intervistën në edicionin e pasdites në SYRI TV, se në Partinë Socialiste ka emra të panjohur. Sipas tij, deputetët që janë shprehur pro Veliajt, Rama po mundohet t’i heqë nga listat, duke nxjerrë alibi të tjera.
“Në PS, emrat e njohur Rama i ka çuar të gjithë në hije, janë të padukshëm. Pra, vetëm Rama është sot në PS. Kur bëhet një mbledhje apo diçka tjetër, vihet re se të gjithë mbajnë kokën ulur dhe vetëm Rama bën monolog”, tha Burimi.
Burimi:Shoh një përpjekje të Ramës për t’u distancuar ose për të hequr qafë disa deputetë aktual të PS, që janë shumë të afërt me Veliajn. Për shembull me rastin e zonjës Bushka apo Fatmir Xhafaj, dhe sa më shumë ka elementë deputetë pro Veliaj, Rama ka në grupin e tij, aq më shumë që këta elementë do të kenë një diskurs pranë SPAK.
Kemi parë kohët e fundit që Xhafaj është bërë anti-SPAK. Por ky diskurs anti-SPAK që edhe Rama e kishte në fillim kur u arrestua Veliaj, nuk i shërben më.
Europianët që sot kanë hapur një dritare integrimi për Ukrainën.
Gjë e mirë për Ramën është t’i heqë fare qafe, që sigurisht do ketë edhe kapjen e Veliajt mbi kurriz ‘që po hakmerresh ndaj njerëzve të mi’. Atëherë Rama çfarë bën? Nxjerr një teori, një pretekst, një alibi që t’i fusë në listë të hapur e të rinjtë në listë të mbyllur, që edhe vetë mund të justifikohet që nuk po bën lëvizje ndaj deputetëve pro Veliajt.
Partitë sot janë me të panjohur. Në PS, emrat e njohur Rama i ka çuar të gjithë në hije, janë të padukshëm. Pra, vetëm Rama është sot në PS. Kur bëhet një mbledhje apo diçka tjetër, vihet re se të gjithë mbajnë kokën ulur dhe vetëm Rama bën monolog. Rama sot është një lloj kazinoje ku humbet gjithçka.
Revista më e madhe në Gjermani dhe Europë, Spiegel, thotë se qeveria shqiptare ka marrë një vendim kontrovers për të bllokuar rrjetin social TikTok. Më poshtë teksti i shkrimit:
Shqipëria po bllokon aksesin në platformën e videove TikTok për një periudhë njëvjeçare. Masa kontroverse do të hyjë në fuqi këtë të enjte, raportojnë mediat shqiptare, duke cituar Autoritetin e Komunikimeve Elektronike dhe Postare (AKEP). Kryeministri Edi Rama e kishte shpallur ndalimin që në dhjetorin e shkuar. Megjithatë, asnjë datë e hyrjes në fuqi nuk u dha në atë kohë.
Sipas raportimeve të mediave, AKEP u ka dërguar një email të gjithë ofruesve të shërbimeve të internetit në Shqipëri duke kërkuar që ata të bllokojnë aksesin në TikTok më së voni deri më 13 mars dhe t’i dorëzojnë autoritetit dokumentacionin me shkrim të veprimeve të tyre.
Një mënyrë e mundshme për të anashkaluar ndalimin ka të ngjarë të jenë të ashtuquajturat lidhje VPN. Këto u lejojnë përdoruesve të krijojnë përshtypjen se janë nga një vend tjetër.
TikTok është në pronësi të kompanisë ByteDance me bazë në Kinë. Kryeministri Rama e justifikoi ndalimin me argumentin se përmbajtja e TikTok rrezikonte fëmijët dhe të rinjtë. Diskutimet për efektet potencialisht të dëmshme të TikTok u ngritën në Shqipëri pasi një nxënës 14-vjeçar u vra me thikë në fund të vitit të kaluar. Dy grupet e të rinjve të përfshirë u tha se ishin armiqësuar me njëri-tjetrin në TikTok dhe kishin organizuar një zënkë që përfundimisht rezultoi në një përfundim fatal.
Në dhjetor, Edi Rama deklaroi se problemi nuk janë vetë fëmijët, por shoqëria dhe mediat online si TikTok. Përveç ndalimit të aplikacionit, Rama tha se duan të nisin programe edukative për fëmijët. Rama akuzoi gjithashtu kompaninë ByteDance për shpërndarje sistematike të përmbajtjeve të tjera jashtë Kinës. “Në Kinë, TikTok shpërndan informacion se si studentët mund të ndjekin mësimet, si të mbrojnë natyrën dhe si të respektojnë zakonet. Pse ne shohim vetëm mbeturina dhe papastërti në TikTok jashtë Kinës? A na duhet kjo?” pyeti kreu i qeverisë.
Ndërkohë, deputetja e Partisë Demokratike të opozitës, Ina Zhupa e quajti atë një “vendim diktatorial” dhe një “akt të rëndë kundër lirisë së shprehjes dhe demokracisë”. Ajo e kritikoi veprimin e Ramës si “një vendim të pastër elektoral dhe një abuzim me pushtetin për të shtypur liritë”.
Planet për të kufizuar TikTok janë duke u zhvilluar në vende të ndryshme të botës, me arsyetime të ndryshme. Në SHBA, për shembull, diskutimi përqendrohet kryesisht në çështje të tilla si siguria e të dhënave dhe propaganda kineze.
Faktorë të tillë si ndotja e ajrit, pensionet e ulëta dhe kontratat e punës, po bahen nxitës të rinj të emigracionit.
Por paga më e lartë, një jetë më e mirë për fëmijët dhe shërbimet më të mira shëndetësore janë tre arsyet kryesore që po shtyjnë shqiptarët të emigrojnë jashtë vendit, sipas një anketës të fundit të Këshillit të Bashkëpunimit Rajonal që mati ndjesinë në lidhje me sigurinë në 6 vendet e Ballkanit perëndimor.
Anketa zbuloi një kategori të re emigrantësh në moshat e vjetra. Gjithnjë e më shumë po ikin nga vendi persona që po bashkohen me familjet e tyre dhe një kategori tjetër që ikën të përfitojë pension më të lartë në vendet pritëse.
Përveç azilkërkueseve tani gjithnjë e më shumë largimet po bëhen në mënyrë të rregullta, të tilla si kontratat e punës dhe bashkimet familjare. Gati 20 për qind e personave që kishin që kishin pohuar së do të largoheshin nga vendi kishin gjetur kontratë pune.
Lehtësimi i kritereve të punësimit sidomos në Gjermani po tërheqin shumë të rinj shqiptarë që tashmë në vend që të kërkojnë azil aplikojnë dhe marrin viza puna. Kriteret për gjuhën janë lehtësuar në disa profesione me aftësi të ulëta si në ndërtim dhe pastrim tani ikin lehtësisht.
Familjet shqiptarë që kanë emigruar më parë dhe tani janë bërë rezidentë në vendet pritëse, po bëhen magnet për tërheqjen e familjarëve të tjerë në Shqipëri. Ikjet për bashkim familjar janë një kategori i madhe. Nga personat që kanë pohuar se po planifikojnë të ikin nga Shqipëria 31 % zgjodhën si arsye bashkimin familjar.
Por gjithashtu një kategori pensionistesh janë duke u bashkuar më familjet jashtë vendit me qëllim për të përfituar pension më të lartë. Fëmijët po tërheqin prindërit, pasi pagesat e mbrojtjes sociale për moshat e vjetra janë shumë më të larta se pensionet në Shqipëri.
Gjithnjë e më shumë ka një kategori personash që takojnë shtresës së mesme që po ikin për shërbime më të mira arsimore dhe shëndetësore në vendet të tjera.
Një arsye tjetër që po vjen në rritje nga viti në vit është ndotja. Ndërtimet e shumta kudo në zonat e banuara dhe sidomos në Tiranë, e kanë dëmtuar cilësinë e jetesës. Gati 13 % për qind e personave që planifikojnë të largohen rendisin si arsye cilësinë më të mirë të ajrit dhe klimës në vendet pritëse.
Gjithashtu arsyeja për të studiuar jashtë vendit vlen për 19 për qind të personave që kanë planifikuar të ikin.
Shqipëria rrezikon të zbrazet më tej nga popullsia vendase në krahasim me vendet e tjera të rajonit.
Anketa gjeti se rreth 28% e shqiptarëve kanë zhvilluar plane largimi. 11% kanë një plan, por jo ende të qartë, 11% kanë zhvilluar tashmë një plan emigrimi, teksa 6% kanë afate të qarta largimi, ndërsa 66% nuk duan të largohen.
Nga ata që duan të largohen 67% po shfrytëzojnë rrjetet me afërmit dhe miqtë jashtë vendit./ Monitor.
Disa javë më parë pata kënaqësinë të ftohesha nga Ministria e Arsimit e Shqipërisë për për të regjistruar një podcast, ku ndava përvojën time në College of Europe.
Diskutimi u përqendrua në një temë me shumë rëndësi: ndërkombëtarizimi i universiteteve në Shqipëri.
Në veçanti, theksuam rolin kyç të këtij procesi në përmirësimin e cilësisë së arsimit të lartë dhe në krijimin e mundësive të reja për studentët, jo vetëm brenda tregut kombëtar, por veçanërisht në nivel ndërkombëtar.
Të qenit pjesë e prestigjiozit College of Europe është një privilegj i madh për mua, dhe akoma më domethënëse është të jem pjesë e cohortit të parë të Tiranës, një eksperiencë intensive, sfiduese, por jashtëzakonisht e kënaqshme.
Kjo mundësi jo vetëm që më ka ndihmuar të rritem akademikisht dhe profesionalisht, por gjithashtu më ka dhënë shansin të kontribuoj në dialogun mbi arsimin dhe të ardhmen e bashkëpunimit akademik në rajon.
Një tank i ushtrisë britanike gjatë stërvitjeve të NATO-s më 2024.
Rikard Jozwiak
Shefat ushtarakë të 30 vendeve evropiane dhe anëtare të NATO-s po takohen në Paris për të diskutuar një plan për një mision të mundshëm paqeruajtës në Ukrainë, pas një armëpushimi që do të mund të negociohej me Rusinë.
Takimi me dyer të mbyllura, që zhvillohet nga 11 deri më 13 mars, vjen në një kohë kur zyrtarët amerikanë u takuan në Arabinë Saudite, me synimin që t’i japin fund luftës trevjeçare të Rusisë kundër Ukrainës.
Pas takimit, dy delegacionet dolën me një deklaratë të përbashkët ku u njoftua se Ukraina është e gatshme të pranojë propozimin amerikan për një armëpushim 30-ditor. Pala amerikane ka thënë se tani i ka mbetur Rusisë që të pranojë këtë propozim.
Takimi në Paris mbledh së shefat e shtabeve të ushtrime të të gjitha 30 anëtarëve evropianë të NATO-s, si dhe zyrtarë ukrainas. Por, mungon një pjesëmarrës i rëndësishëm: Shtetet e Bashkuara.
Zyrtarë evropianë, të cilët folën në kushte anonimiteti, i thanë Radios Evropa e Lirë (REL) se zyrtarët amerikanë nuk ishin ftuar. Ata thanë se Evropa duhet të tregojë se mund të marrë përgjegjësinë për sigurinë e kontinentit dhe të Ukrainës pasi të përfundojë lufta.
Ministri francez i Mbrojtjes, Sebastien Lecornu, sugjeroi se takimi në Paris do të përqendrohet te mënyra se si Evropa mund të mbrojë krahun lindor të NATO-s “në rast se kontributet e disa vendeve – ose një vendi – do të uleshin në të ardhmen”.
Komentet e tij, të bëra më 11 mars në fillim të takimit, ishin një referencë ndaj qëndrimit të presidentit amerikan, Donald Trump, i cili ka shfaqur një qasje më miqësore ndaj Moskës dhe ka sugjeruar që Evropa, e cila për dekada ka qenë nën ombrellën e sigurisë amerikane, duhet të mbrohet vetë.
Franca dhe Britania po punojnë për të krijuar një “koalicion të shteteve të gatshme” të përbërë nga vende evropiane që do të garantonin paqen në Ukrainë pas një marrëveshjeje me Rusinë.
Takimi i shefave ushtarakë në Paris synon të shikojë se çfarë mund të kontribuojnë aleatët e tjerë në një forcë paqeruajtëse evropiane në Ukrainë, në kuptimin e trupave në terren dhe pajisjeve ushtarake.
Presidenti i Francës, Emmanuel Macron, u tha liderëve evropianë gjatë një samiti të posaçëm në Bruksel, më 6 mars, se për të ruajtur një armëpushim të mundshëm në Ukrainë do të nevojiteshin midis 500.000 dhe 800.000 ushtarë, thanë disa zyrtarë evropianë për REL-in.
Pjesa më e madhe e kësaj force do të përbëhej nga ushtarë ukrainas, por sipas ekspertëve, ata do të duhej të mbështeteshin nga trupa të shtetet evropiane të NATO-s.
Kush është i gatshëm që të kontribuojë?
Parisi dhe Londra kanë treguar se janë të gatshëm që të dërgojnë trupa. Gjermania ka të ngjarë që t’iu bashkohet, ndërsa Italia dhe Polonia duket se janë më hezituese.
Shumë vende evropiane po përballen me sfida si ushtarake, ashtu edhe politike.
Ministrat e Mbrojtjes të Francës, Britanisë, Italisë dhe Polonisë pritet të takohen në Paris më 12 mars për të diskutuar rreth një force paqeruajtëse evropiane.
Edhe teksa shefat ushtarakë evropianë po hartojnë plane, dislokimi i forcave do të duhej të miratohej nga parlamentet e vendeve përkatëse. Dhe, kjo nuk është e sigurt.
Përveç politikave të brendshme evropiane, ekzistojnë edhe dy pengesa të mëdha për çdo forcë të mundshme evropiane në Ukrainë – një pengesë ruse dhe një amerikane.
Deri më tani, Kremlini e ka refuzuar në mënyrë kategorike praninë e ndonjë personeli ushtarak evropian në Ukrainë. Edhe nëse Moska do të pranonte, shumë vende evropiane kanë sinjalizuar se do të dërgonin trupa vetëm nëse do të kishte një “garanci nga SHBA-ja”.
Se çfarë do të përfshinte saktësisht një garanci e tillë është ende çështje për negocim. Por, zyrtarë evropianë i kanë thënë REL-it se SHBA-ja është e domosdoshme për mbrojtjen ajrore, inteligjencën dhe transportin.
“Evropa e vetme nuk mund të kryejë operacione ushtarake në shkallë të gjerë pa ndihmën amerikane”, tha një ambasador evropian për REL-in, i cili foli në kushte anonimiteti.
I ftuar në emisionin e mëngjesit KAFE SHQETO në Syri tv ka qenë mjeku Shkëlzen Ibra cili mori më shumë vota në primaret e PD se sa çdo kandidat tjetër. Ai ka folur gjatë bisedës në studio me moderatorin Flavio Qarri për këtë proces.
Shkëlzen Ibra: Për mua ishte një udhëtim paksa i vështirë e me plot emocione por shumë e rëndësishme është për Shkëlzen Ibrën që sot ndjehem mbase me i lumturi në gjithë jetën time. Isha i vetmi mjek i rrethit Has që isha pjesë e kongresit të rithemelimit. Isha delegat i atij kongresi, jam anëtar kryesie i strukturës së PD dega Has. Por është shumë rëndësishme që të falënderojmë liderin, kryeministrin e ardhshëm Zotin Sali Berisha që na ofroi këto primare. Sepse po të mos ishin primaret nuk do të ishte Shkëlzen Ibra. Se burokraci ka gjithandej. Suksesi im ishte se gjithmonë kam qenë njeri i thjeshtë dhe kam ndejt në sofër të vogël, e jo në sofër të madhe. Suksesi im ishte se gjithmonë kam qenë njeri i thjeshtë dhe kam fytyre që ti kërkoj çdo kujt, i majte dhe i djathtë votën. Arsyeja është sepse unë gjendem gjithandej, është edhe atributi im i punës që kam bërë në spitalin e Hasit. Gjatë periudhës së Covidit kemi bërë 700 shtrime në spitalin e Gjakovës. Këtu jemi të gjithë njësoj. Ja kemi dale të lëme spitalin në aktivitet që ti shërbejë popullit përsëri.
Unë nuk ja zë emrin me gojë Edi Ramës. Unë i them qoftëlargu. Me njerzit e mi kam marrë pjesë në dy luftra. Ne luftën e UÇK se kam qenë pjesë dhe në luftën me Covidin. Ne të dyja ja kemi dale fale ndihmës së zotit. Por lufta kryesore është me Covidin. Por me i keq se covidi është Edi Rama dhe ashtu siç ja kemi dalë me covidin, me sakrificë me djersë, por Ramën nuk do ta ofendojme. Anëtarët e PS këtu në Has janë të mrekullueshëm, janë të mirë, të zhgënjyer, janë më bark bosh. Por ja ku po ju them se këtë havale, ashtu siç kemi zhduk covidin do zhdukim edhe Edi Ramën, pasi është kundër interesave jetike të popullit.
Zbulohet ora se kur do të mbahet protesta e PD-së kundër mbylljes së TikTok.
Protesta e opozitës e 15 marsit, përpara Kryeministrisë do të zhvillohet në orën 19.00. Lajmi mësohet për News 24 nga gazetari Osman Stafa.
Protesta e opozitës është thirrur pas vendimit të qeverisë për të mbyllur TikTok-un.
Partia Demokratike dhe lideri i saj Sali Berisha ka deklaruar se mbyllja e TikTok është në kundërshtim me liritë dhe të drejtat e njeriut, dhe se mbyllja e rrjetit social u bë pak përpara zgjedhjeve. bw
Dmitry Iordanidi, ish-zëvendësshef i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Bosnjë e Hercegovinë.
Carl Shreck, Mark Krutov, Riin Aljas, Sergei Dobrynin
Një diplomat rus, i tërhequr nga Brukseli mes një spastrimi të spiunëve nga autoritetet belge, është nominuar për të drejtuar misionin në Beograd të organit më të madh të sigurisë në Evropë, sipas një hetimi të përbashkët të Radios Evropa e Lirë dhe disa mediave evropiane.
Moska ka nominuar Dmitry Iordanidin, ish-zëvendësshef i misionit të Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) në Bosnjë e Hercegovinë, me një përvojë të gjerë në Ballkan, për të drejtuar misionin e organizatës në Serbi, sipas dokumenteve të brendshme të OSBE-së të siguruara nga REL-i.
Iordanidi, 55 vjeç, është një nga 20 diplomatët rusë që u larguan në heshtje nga Brukseli në vitin 2023 për shkak të akuzave nga Shërbimi belg i Sigurisë Shtetërore (VSSE) se ishin spiunë që vepronin nën mbulesë, sipas një liste të përpiluar nga inteligjenca belge dhe të vërtetuar në mënyrë të pavarur nga tri burime të inteligjencës perëndimore, sipas hetimit të përbashkët të REL-it, faqes së lajmeve EUobserver me bazë në Bruksel, gazetës belge De Morgen, revistës javore belge Humo dhe gazetës franceze Le Monde.
Një burim nga institucionet e inteligjencës e quajti këtë tërheqje të spiunëve si një “rast për të zbrazur sirtarin tonë” pas pushtimit të plotë të Ukrainës nga Rusia në shkurt të vitit 2022.
Ndërkohë që qeveria belge nuk publikon lista të diplomatëve të akredituar në vend dhe misioni diplomatik rus në Bruksel nuk publikon emrat e personelit të tij, REL-i verifikoi në mënyrë të pavarur praninë e disa prej diplomatëve të dëbuar rusë në Belgjikë në vitin 2023.
Diplomatët rusë, të cilët nuk janë identifikuar publikisht deri më tani, ishin të lidhur në listë me Shërbimin e Inteligjencës së Jashtme të Rusisë (SVR) ose drejtorinë e saj të inteligjencës ushtarake, të njohur si GRU.
Iordanidi, të cilin lista e inteligjencës belge e identifikon si të lidhur me SVR-në, është i vetmi diplomat mes 20 të dëbuarve që nuk u shpall persona non grata, sipas një burimi të inteligjencës. Burimi tha se Rusia e tërhoqi Iordanidin pasi Belgjika komunikoi se ai do të shpallej persona non grata nëse Moska nuk do ta tërhiqte atë.
Tani, Moska po përpiqet ta rikthejë Iordanidin në OSBE, organizatën shumëpalëshe me bazë në Vjenë që, deri në pushtimin e Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, kishte luajtur një rol qendror në monitorimin e agresionit rus në Ukrainë dhe përpjekjet për të ndërmjetësuar mes Moskës dhe Kievit.
Iordanidi u listua si një nga tetë kandidatët për kreun e misionit të OSBE-së në Serbi pas afatit të aplikimeve më 1 dhjetor 2024, sipas dokumentit të siguruar nga REL-i.
Një dokument i brendshëm i OSBE-së tregon se Dmitry Iordanidi, i cili u dëbua nga Belgjika, është kandidat për drejtues të misionit të OSBE-së në Serbi.
Rusia e ka nominuar atë edhe për të drejtuar një zyrë të programit të OSBE-së në kryeqytetin e Kirgistanit, Bishkek, si dhe për të njëjtin pozicion në kryeqytetin e Kazakistanit, Astana.
OSBE-ja tha në një deklaratë të dërguar me email se rekrutimi për të tri këto pozicione është ende në vazhdim dhe se nuk mund të komentojë mbi çështjen, duke u thirrur në konfidencialitet.
Pozicionet caktohen nga kryesuesi i OSBE-së – pozitë kjo që aktualisht e mban ministrja e Jashtme finlandeze Elina Valtonen – në konsultim me zyrtarë aktualë dhe ish-zyrtarë të lartë të OSBE-së, si dhe vendet pritëse të misioneve përkatëse, tha zëdhënësja e OSBE-së, Alexandra Taylor.
“Ne ndjekim një proces të rreptë rekrutimi për të gjitha pozicionet tona në OSBE”, tha Taylor.
Zyrtarët dhe qeveritë perëndimore kanë akuzuar Moskën për veprime sabotazhi ndaj OSBE-së dhe për abuzim të politikave konsensuale të organizatës, përfshirë në lidhje me luftën e Rusisë në Ukrainë – që tani është bërë konflikti më i madh dhe më i përgjakshëm në Evropë që nga Lufta e Dytë Botërore.
Pas hetimeve të REL-it mbi ndikimin e dyshuar të inteligjencës ruse në OSBE, Asambleja Parlamentare e organizatës, e cila lehtëson dialogun mes shteteve anëtare, i bëri thirrje udhëheqjes së OSBE-së “të nisë diskutime dhe kontrolle të sigurisë për të çliruar organizatën nga ndikimi shkatërrues rus”.
Rusia më parë ka vendosur diplomatët e saj të dëbuar nga shtetet e BE-së për spiunazh në ambasadën e saj në Serbi, ku presidenti Aleksandar Vuçiq ka tentuar të ruajë marrëdhëniet tradicionalisht të forta të Beogradit me Rusinë, sipas një hetimi të marsit 2023 nga REL-i.
As Iordanidi dhe as Ambasada ruse në Bruksel nuk iu përgjigjën kërkesave për koment. VSSE-ja, gjithashtu, nuk u përgjigj.
Udhëtimet ballkanike
Pas pushtimit rus të Ukrainës në vitin 2022, qindra diplomatë rusë u dëbuan nga Shtetet e Bashkuara dhe qeveritë e BE-së, përfshirë ata të vendosur në misionin diplomatik të Rusisë në Belgjikë dhe në BE, në Bruksel.
Ndër ta ishte Aleksandr Studenikin, i cili u dëbua nga BE-ja për “veprime të paligjshme dhe destabilizuese”, por u rishfaq si vëzhgues zgjedhor i OSBE-së për zgjedhjet parlamentare dhe lokale të dhjetorit 2023 në Serbi, sipas një hetimi të REL-it.
Prania publike e Iordanidit në kryeqytetin belg ishte jo shumë domethënëse, megjithëse duket se ai mbërriti aty në një moment gjatë vitit 2023, në një shkëputje gjeografike nga një karrierë diplomatike e përqendruar kryesisht në Ballkan.
Alexander Iordanidi.
Të dhënat publike tregojnë se, që nga viti 2009, ai shërbente si sekretari i parë politik në Ambasadën e Rusisë në Sarajevë dhe, disa vite më vonë, si kreu i zyrës së OSBE-së në Banjallukë, qendrën administrative të entitetit serb të Bosnje e Hercegovinës, Republikës Sërpska.
Në maj të vitit 2013, Iordanidi ishte ulur mes presidentit rus, Vladimir Putin, dhe ministrit të Jashtëm, Sergei Lavrov, gjatë një takimi me presidentin e atëhershëm serb, Tomislav Nikoliq, në rezidencën verore të Putinit në qytetin jugor të Soçit. Vuçiq, në atë kohë ministër i Mbrojtjes dhe zëvendëskryeministër i parë i Serbisë, ishte gjithashtu i pranishëm.
Fotoja nga takimi në Soçi më 2013.
Më vonë, Iordanidi u bë zëvendësshef i Misionit të OSBE-së në Bosnjë dhe Hercegovinë, në Sarajevë, dhe duket se e ka lënë këtë post diku nga fundi i vitit 2022 ose fillimi i vitit 2023.
Një burim brenda OSBE-së, që foli në kushte anonimiteti, kujtoi se Iordanidi ishte larguar nga Sarajeva për në Belgjikë, dhe një nga burimet e inteligjencës të kontaktuara për këtë raport tha se ai mbërriti në vitin 2023 dhe u largua nën presion po atë vit.
Gazetarët nuk arritën të gjenin ndonjë dëshmi të vendosjes së Iordanidit në Ambasadën e Rusisë në Bruksel gjatë qëndrimit të tij të shkurtër atje, në një kontrast të fortë me kohën e tij në OSBE në Bosnjë e Hercegovinë, ku ai jepte intervista të shpeshta dhe bënte paraqitje publike.
Të dhënat e qeverisë ruse që kanë rrjedhur – si të dhënat e rezidencës, automjeteve dhe taksave – të shqyrtuara nga REL-i, nuk pasqyrojnë ndonjë lidhje të qartë në letër mes Iordanidit dhe inteligjencës ruse. Megjithatë, ato tregojnë lidhje për rusë të tjerë që u përfshinë në spastrimet belge të spiunëve, në të cilat u përfshi edhe Iordanidi.
Njerëzit e GRU-së në Bruksel
Ndër 19 diplomatët e tjerë rusë në listën e inteligjencës belge për spiunët e dyshuar, përveç Iordanidit, ishte Aleksandr Kovalchuk, i cili shërbente zyrtarisht si këshilltar në Ambasadën ruse në Bruksel.
Regjistrimet e rrjedhura të vendbanimeve e listojnë adresën e regjistruar të Kovalchukut si Ulitsa Narodnogo Opolcheniya 50 në Moskë, e njëjta adresë me Akademinë Ushtarake të Ministrisë së Mbrojtjes së Rusisë. Kjo akademi njihet gjerësisht si “Konservatori i GRU-së” – një referencë për drejtorinë ushtarake të inteligjencës ruse.
Selia e GRU-së.
Gjithashtu në listën e diplomatëve të dyshuar si spiunë ishte Sergei Cherepanov, i cili shërbente si sekretari i dytë në Ambasadën e Rusisë në Bruksel. Të dhënat e rrjedhura të qeverisë ruse tregojnë se ai kishte punuar më parë në Akademinë e Forcave Raketore Strategjike në Moskë dhe ishte regjistruar në një adresë të lidhur me Njësinë Ushtarake 46179, e cila specializohet në vëzhgimin sizmik dhe infrazanor përmes satelitëve nën Drejtorinë e 12-të, e cila është përgjegjëse për sigurinë bërthamore.
Adresa e listuar e një diplomati tjetër rus të dëbuar, Dmitry Zamogilnykh, i cili punonte në stafin teknik të ambasadës, ishte e lidhur me Njësinë Ushtarake 92154, një divizion i forcave speciale të GRU-së.
Ndërkohë, një nga diplomatët e dëbuar, Sergei Gudilin, kishte fotografuar një objekt ushtarak pranë kryeqytetit belg, sipas të dhënave të disponueshme publikisht në llogarinë e tij në aplikacionin e fitnesit Strava.
Në korrik të vitit 2021, ai postoi një fotografi në llogarinë e tij Strava të stacionit të radarëve në Bertem, pjesë e rrjetit të kontrollit të trafikut ajror të Belgjikës, i cili ofron të dhëna radarike për ushtrinë belge.
Pyetjet e dërguara në adresat e listuara të postës elektronike për Kovalchukun, Cherepanovin, Zamogilnykhin dhe Gudilin mbetën pa përgjigje.
Sipas listës, spastrimet e Belgjikës çuan në dëbimin e gjithsej 20 spiunëve të dyshuar rusë, duke shtuar edhe 48 dëbime të mëparshme të anëtarëve të delegacioneve ruse në BE dhe NATO.
“Belgjika dëshiron të mbajë marrëdhënie normale diplomatike me Rusinë, por nuk mund të lejojë që këto marrëdhënie të keqpërdoren për qëllime spiunazhi”, tha zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme Belge, Pierre Steverlynck.
Kërcënimet në zhvillim
Ndërsa vendet evropiane kanë dëbuar kolektivisht më shumë se 700 diplomatë rusë – përfshirë spiunë të dyshuar – që nga fillimi i pushtimit të Ukrainës nga Rusia në vitin 2022, ekspertët perëndimorë paralajmërojnë se kërcënimi nga Moska po zhvillohet.
“Ne pamë… një zvogëlim të përkohshëm të aftësisë së shërbimeve të inteligjencës ruse për të kryer operacione të dëmshme në vendet tona, por ajo është rikthyer”, tha James Appathurai, një zyrtar i lartë i NATO-s i specializuar në luftën hibride, në një intervistë për EUobserver.
Appathurai tha se Rusia është zhvendosur drejt rekrutimit në internet, duke angazhuar gjithnjë e më shumë banda kriminale dhe individë të pavetëdijshëm për akte sabotazhi.
“Këta rekrutë shpesh nuk e kuptojnë as për kë po punojnë”, tha Appathurai. “Ata kryejnë zjarrvënie, sabotazhe në hekurudha, madje edhe sulme ndaj pronave të politikanëve – të gjitha me inteligjencën ruse që udhëheq lëvizjet nga terri”.
Revista gjermane Der Spiegel raportoi muajin e kaluar se hetuesit gjermanë dyshojnë se një valë incidentesh vandalizmi ndaj makinave në vend është financuar nga një klient rus dhe është kryer nga bashkëpunëtorë të nivelit të ulët nën maskën e aktivizmit për klimën.
Prokurorët në qytetin jugor gjerman të Ulmit thanë se katër të dyshuar ishin ndaluar në lidhje me më shumë se 100 raste vandalizmi, ku ishte përdorur shkumë e fortë për të bllokuar gypat e shkarkimit të makinave. Të dyshuarit përfshinin shtetas nga Rumania, Serbia dhe Bosnja.
Kryeministri polak Donald Tusk, në janar, akuzoi Rusinë për komplotimin e sulmeve terroriste ndaj objektivave të papërcaktuara duke përdorur avionë, pas dy incidenteve të ndara në të cilat një ngarkesë e DHL-së mori flakë në Lituani dhe Britani.
“Nuk do të hyj në detaje, mund të konfirmoj vetëm vlefshmërinë e frikës se Rusia po planifikonte akte terrori ajror, jo vetëm kundër Polonisë, por edhe kundër linjave ajrore në mbarë botën”, tha Tusk në një konferencë për shtyp.
Moska ka mohuar në mënyrë të përsëritur akuzat nga qeveritë perëndimore për përfshirjen e saj në sulme terroriste, përfshirë zjarrvënie, helmime dhe sulme ndaj individëve në Perëndim.
Mirjana Jevtoviq nga Shërbimi i Ballkanit i REL-it kontribuoi në këtë raport.
Aleanca për Shqipërinë Madhështore/ Berisha: Ky është koalicioni më i fuqishëm në 32 vite, përfaqëson shumicën absolute
Kryedemokrati Sali Berisha ka prezantuar këtë të hënë koalicionin e opozitës për zgjedhjet parlamentare të 11 majit, duke e emërtuar ‘Aleanca për Shqipërinë Madhështore’.
Gjatë fjalës së tij të prezantimit, Berisha tha se ky është koalicioni më i fuqishëm në 32 vite dhe përfaqëson shumicën absolute.
Është një nder i jashtëzakonshëm t’u drejtohem sot shqiptarëve së bashku me koalicionin më të fuqishëm që Shqipëria ka përjetuar në 32 vite.
T’u drejtohem shqiptarëve në një moment historik, moment të në cilin ky komb vendos në përpjekjen më epike për t’u ndarë nga diktatura e dytë që kombi përjetoi 34 vite pas përmbysjes së diktaturës së parë.
Kjo ditë është një ditë shumë e veçantë në historinë e përpjekjeve të shqiptarëve për liri dhe dinjitet.
Në historinë e përpjekjeve të shqiptarëve për një Shqipëri të jetueshme.
Për një Shqipëri ‘Made in Albania’.
Për një Shqipëri Madhështore.
Për Shqipërinë e ëndrrave të shqiptarëve
Ky koalicion që paraqitet sot para shqiptarëve përjashton jo vetëm shumicën absolute në distancë të qytetarëve shqiptarë,por përfaqëson në distancë elitën politike dhe të gjithanshme të kombit shqiptar.
Ky koalicion ka në gjirin e vet vajza dhe djem, burra dhe gra, qëndrestarë të pamposhtur, personalitete, patriotë dhe ekspertë të shquar të shkolluar në shkollat më të mira të Europës dhe botës.
Ky koalicion ka të gjithë mendjen, të gjithë vullnetin, atdhetarinë dhe përkushtimin për të bërë Shqipërinë Madhështore.
Për të bërë Shqipërinë një vend ku qytetarët e lirë të saj të mos njohin më dhimbjet e pamerituara, çnjerëzore të varfërisë ekstreme.
Ku qytetarët e saj, bijtë dhe bijat e saj, të rendin pas ëndrrës së tyre më të bukur shqiptare, të ndërtojnë këtë ëndërr në Shqipëri.
‘Aleanca për Shqipërinë Madheshtore’ – Berisha: Viti 2025 është viti i diasporës! Diaspora e ka bërë zgjedhjen e saj, të shpëtojë Shqipërinë
Partia Demokratike e Shqipërisë ka prezantuar koalicionin, ‘Aleanca për Shqipërinë Madheshtore’. “Viti 2025 është viti i diasporës!”. “Diaspora e ka bërë zgjedhjen e saj, të shpëtojë Shqipërinë”, tha kreu i PD.
Berisha: Kurrë ndonjëherë para kombit dhe shqiptarëve nuk është paraqitur një koalicion i tillë me PD-në më transparente se kjo e sotmja.
Pra, ky nuk është koalicioni i të panjohurave, por ky është koalicioni i transparencës, i burrave dhe grave, i djemve dhe vajzave që i njohin shqiptarët, që i vlerësojnë shqiptarët.
Një koalicion që përfaqëson të gjithë interesat, shtresat, komunitetet e ndryshme të këtij kombi.
Ky koalicion i PD me Aleancën për Shqipërinë Madhështore është pritur me gëzim, me interes të madh nga mbarë shqiptarët.
Ky koalicion nis garën elektorale përballë një narkoregjimi, i lidhur kokë e xhep me krimin dhe korrupsionin.
Por ky koalicion nis garën elektorale me një epërsi të jashtëzakonshme morale.
Prej dy muajsh, PD dhe aleatët e saj kanë bërë fushatën elektorale më të suksesshme në historinë e tyre jashtë vendit.
Angazhimi i PD dhe aleatëve të saj në fushatë elektorale me shqiptarët jashtë vendit, në emigracion dhe diasporë, ka ndezur zemrat dhe shpresat e tyre.
Ka provuar një entuziazëm dhe vendosmëri e paparë ndonjëherë te shqiptarët nga vitet ’90 gjer sot.
Të dashur miq, me të drejtë unë dhe ju do ta quajmë vitin 2025, vitin e diasporës.
E meritojnë plotësisht!
Ai reagim i tyre i fuqishëm, ai entuziazëm i tyre i jashtëzakonshëm, ajo vendosmëri e tyre e madhe për të marrë pjesë në zgjedhje dhe votuar opozitën është dëshmi e një dashurie të paprekur të tyre ndaj Shqipërisë.
I dashurisë së tyre ndaj Shqipërisë demokratike, Shqipërisë së qytetarëve të lirë, Shqipërisë së ligjit, Shqipërisë që u jep nder dhe dinjitet dhe jo narkoshtetit shqiptar.
Përçmimi, përbuzja që emigracioni dhe diaspora i bëri kreut të narkoshtetit Edi Rama në takimet e tij, e detyroi atë t’i ndërpresë ato takime.
Akoma më keq, përzunë ata përfaqësuesin e tij me 5 mbiemra.
Pra, viti 2025 është viti i diasporës.
Diaspora e ka bërë zgjedhjen e saj, të shpëtojë Shqipërinë.
Mos i humbisni batutat e Berishës me Gjuzin ku tallen me Ramën: Kujtim jepja ato mustaqe…
Nëse ka ndonjë gjë për të cilën ai vetë ‘krenohet’ është harbutëria që e karakterizon.
Disa ditë më parë, përmes një gjuhe vulgare teksa i është kërkuar të komentonte primaret e PD, ai u shpreh se mustaqet e kujtim Gjuzit janë gjëja më madhështore që njihte.
Megjithatë, duke qenë se askujt prej qytetarëve tashmë nuk ju bëjnë përshtypje këto komente ‘pa kripë’ të kryeministrit, madje ironia e Ramës u harrua për disa sekonda.
Kryetari i PD-së, Sali Berisha prezantoi gjatë ditës së sotme koalicionin “Aleanca për Shqipërinë Madhështore”, ku në fjalën e tij tha se ky koalicion është pritur me gëzim nga mbarë shqiptarët.
“Ky koalicion nis garën elektorale përballë një narkoregjimi, i lidhur kokë e këmbë, kokë e xhep me krimin dhe korrupsionin. Ky koalicion nis garën elektorale me një epërsi të jashtëzakonshme elektorale.
Megjithatë, Berisha nuk ka vonuar edhe me përgjigjen ndaj Ramës, teksa me nota humori, i drejtohet kryetarit të Partisë Konservatore, Kujtim Gjuzit.
‘Kujtim jepja ato mustaqe…’ dëgjohet të thotë Berisha referuar deklaratave të Ramës, pasi këtij të fundit i kishin ‘mbetur fiksim’ mustaqet e Gjuzit.
“Ku je Kujtim? Jepja ato mustaqe, se çmendet pas mustaqeve të tua. Ti Kujtim se unë e ti e njohim nga ana psikologjike dhe ja dimë arsyet pse e ka atë.”
Komentet