Zëvendëskryeministri i Kosovës Hashim Thaçi është sulmuar me gurë dhe ngjyrë sot, bëjnë të ditur burime brenda Qeverisë së Kosovës, raporton portali parrotlla.net. Vetëvendosje e kontaktuar nga Express, ka mohuar të kenë qenë sulmuesit aktivistë të saj
Para pak minutash është raportuar se zëvendëskryeministri i Kosovës, Hashim Thaçi është sulmuar me gurë dhe me ngjyrë nga aktivistët e VV’së.
Gazeta Express ka kontaktuar zëdhënësin e Lëvizjes Vetëvendosje, Frashër Krasniqi, i cili ka deklaruar se Vetëvendosje nuk e ka sulmuar Thaçin.
Sulmi ende nuk është konfirmuar zyrtarisht.
Komentet