Rusia tha se një sulm me mortaja ka goditur ambasadën e saj në Damask të Sirisë.
Ky është sulmi i dytë i raportuar në këtë kompleks, brenda këtij muaji.
Asnjëri prej sulmeve nuk ka shkaktuar pasoja në njerëz.
Ministria e Jashtme ruse tha se mortajat janë hedhur nga një qark që kontrollojnë rebelët.
Duke e dënuar, siç tha, sulmin terrorist, ministria tha se Rusia mbetet e përkushtuar të luftojë pa kompromis terroristët në Siri.
Moska është aleat i rëndësishëm i presidentit sirian, Bashar al-Assad, regjimi i të cilit, qysh në vitin 2011, po lufton forcat rebele.
Komentet