Ndërmjetësit e rremë fals e gënjeshtarë të BE-së po tallen me një vend të shqiptarëve të pafajshëm autoktonë që janë plaçkitur, përdhunuar, vrarë, torturuar, masakruar, djegur të gjallë dhe shkatërruar për të mbrojtur atë që me të drejtë është e tyre; të drejtën e tyre për të ekzistuar në mënyrë paqësore brenda kufijve të shtetit të tyre.
Ata ndërkombëtarë të BE-së që tolerojnë dhe mbrojnë agresorin në kurriz të viktimës vazhdojnë të privilegjojnë shtetin terrorist dhe kriminal në kërkim të një Serbie tjetër brenda shtetit sovran të Kosovës, janë një qenie e neveritshme, e çmendur. Vetëm i çmenduri vetëshkatërrues dëshiron depërtimin e Rusisë terroriste në Ballkan përmes veglës së saj terroriste Serbisë.
***
Kush e shantazhoi dhe “autorizoi” kriminelin Hashim për të nënshkruar zhbërjen e shtetit të Kosovës?
Krimineli Hashimi, tashmë me banim në qelitë e Hagës, në vitin 2013, për krijimin e “asociacionit” u shantazhua nga disa vende evropiane, paraardhësit e të cilëve në Kongresin e Berlinit (1878) dhe në Konferencën e Ambasadorëve në Londër (1912-1913), për interesat e tyre e ndanë (copëtuan) Shqipërinë duke i dhënë tokat tona fqinjëve pushtues.
Është e gabuar të thuhet se Kosova dhe Serbia kishin arritur një marrëveshje për krijimin e Asociacionit. Ka qenë vetëm “marrëveshja” e Hashimit të shantazhuar me ata që e kanë shantazhuar.
Hashimi nuk ka autorizimin e sovranit (shqiptarëve të Kosovës) për të nënshkruar ndarjen e Kosovës, të maskuar si “asociacion”. OK?
Shantazhi: Sipas Kodit Penal, shantazhi përkufizohet si dikush me qëllim përfitimi me sjellje të paligjshme ose duke kërcënuar një sjellje të tillë, detyron dikë të ndërmarrë një veprim që shkakton humbje ose rrezik humbje për veten e tij ose për dikë (person, dyqan, kompani, shtet…) në emër të të cilit ai vepron. Thënë ndryshe: Kërcënim dhe frikësim që i bëhet dikujt për ta detyruar që të veprojë kundër dëshirës së tij.
Ndërsa në rastin e grabitjes është kusht që të jetë ushtruar ose kërcënuar dhuna, shantazhi kërkon që viktima t’i jetë nënshtruar presionit psikologjik.
***
Kërkesat për një “asociacion” serb nuk duhet të pranohen në asnjë rrethanë, pa marrë parasysh që dikush “garanton” se nuk do të jetë e dëmshme për shqiptarët dhe shtetin e Kosovës. Sido që të maskohet nga miqtë Serbisë është vdekjeprurëse.
“Asociacioni”, thënë troç, “Republika Srpska” në mes të Kosovës do të krijohej mbi bazën e krimeve. Të kuptuarit se si një bakter i rrezikshëm përhapet dhe bëhet rezistent, është i
rëndësishëm për të qenë në gjendje të thuash diçka apo për të marrë vendime të mençura kur bakteret e reja shfaqen dhe fillojnë të përhapen.
Historia ka fjalë për fjalë një përvojë qindra vjeçare me Serbinë e egër terroriste që dëshiron të shkatërrojë Shqipërinë si një komb i pavarur.
Të gjitha luftërat kanë të bëjnë me territorin dhe burimet. Por një nga pikat më të forta të njeriut është se ne grumbullojmë njohuri dhe kemi një aftësi për të mësuar nga përvojat e njerëzve të
tjerë dhe jo vetëm nga tonat. Shqipëria nuk duhet ta lërë këtë të ndodhë. Megjithatë, në Shqipëri ka diçka shumë të çuditshme, sepse kryeministri i saj gjakprishur dhe sharlatan është armiku më i madh i Kosovës dhe shërbëtori më i neveritshëm i Serbisë.
Rama me padronin e tij Vuçiq, kanë planifikuar dhe punojnë për zhbërjen dhe copëtimin e Kosovës.
***
Domosdoshmërisht të konsolidojmë radhët tona.
Nëse duhet t’i përmbahemi terminologjisë ushtarake (kjo vlen edhe në politikë), kundërshtari që beson se ka pushtuar një pozicion të rëndësishëm në luftën kundër palës rivale, nuk është i interesuar të bëjë kompromis por e përdor këtë pozicion si pikënisje për të pushtuar një pozicion të ri.
Ilustrim:
Dy “ndërmjetësit” e rremë të BE, njëri nga Sllovakia dhe tjetri nga Spanja (vende mike të Serbisë të cilat nuk e kanë njohur pavarësinë e Kosovës) dhe disa politikanë perëndimor, duke e
përkëdhelur, ledhatuar dhe puthur Serbinë terroriste në mënyrë perverse deri në alivanosje – në dëm të Kosovës (viktimës), motivuan dhe inkurajuan shtetin terrorist të kryejë më 24.09. 2023
një sulm ushtarak në Kosovë. Sulm kundër integritetit të një shteti sovran.
***
Të gjitha llojet e asociacioneve (serbe) janë vdekjeprurëse për Kosovën. Duhet refuzuar. Asociacioni pa kompetenca ekzekutive apo me kompetenca ekzekutive, faktikisht është i njëjtë. Është vetëm çështje kohore, kur gradualisht (në një proces gradual), pa kompetenca do bëhet me kompetenca. Dhe, Kosova na la…
***
Të bashkuar kundër një armiku të përbashkët.
T’i nënshtrohemi armikut apo të forcojmë unitetin?
Populli duket se e ka kuptuar se ka një armik të përbashkët, më shumë se sa janë armiq të njëri-tjetrit. Nuk është vetëm në nivel qeveritar që njerëzit janë mbledhur kundër armikut të përbashkët. Ka gjithashtu një zhvendosje drejt unitetit dhe bashkëpunimit ndërmjet grupeve të ndryshme dhe në nivel personal. Shpresoj…
***
PS: Qeveria e Kosovës duhet t’i japë fund dashurisë së saj për tradhtarin kriminel Hashim Thaçi dhe të mos paguajë avokatët e tij. Me paratë e humbura, angazhoni avokatë perëndimorë për të mbrojtur Kosovën në situatën kritike në të cilën ndodhet vendi.
Gjithmonë ka një çmenduri në një dashuri të çuditshme…
***
https://www.botasot.info/opinione/1960524/
asociacioni-eshte-100-copetimi-shperberja-e-
kosoves/
https://www.voal.ch/asociacioni-eshte-100-
copetimi-shperberja-e-kosoves-nga-aurel-
dasareti/edop/opinione/
https://drini.us/aurel-dasareti-shba-asociacioni-
eshte-100-copetimi-shperberja-e-kosoves/
*Aurel Dasareti, USA, ekspert i shkencave ushtarake-psikologjike