Nga Carlo Bonini dhe Giuliano Foschini/ La Repubblica
Nuk ka dyshim – ose të paktën kjo është pista e ndjekur nga hetuesit – se bëhet fjalë për atë pjesë të rrjetit të krijuar nga Kalifati mes verës dhe vjeshtës të vitit të kaluar në zemër të Evropës. Abdelhamid Abbaoud, mendja e masakrave të 13 nëntorit, që vdiq gjatë blitzit në Saint Denis, kishte rrëfyer në fakt përpara se të vdiste se martirët e ISIS që kishte dërguar në Evropë përgjatë rrugës ballkanike ishin 90.
Nga ana tjetër, informacionet që zotëron inteligjenca italiane bëjnë të mendohet se të mbeturve të rrjetit fillestar të kalifatit në Evropë (nga 90, 30 janë neutralizuar, sepse janë vrarë ose janë arrestuar, që nga 13 nëntori e më pas), i janë bashkuare dhe kriminelë të zakonshëm dhe luftëtarë të huaj të porsakthyer nga Siria. Mes tyre, në dosjen e inteligjencës italiane, sinjalizohen “katër ekspertë eksplozivesh”.
Përse vepruan tani? Për hakmarrje?
Nga informacionet e para, është e arsyeshme të mendohet se grupi kishte kohë që e përgatiste sulmin. Dhe se në planifikim ishte i përfshirë edhe i arratisuri Salah Abdeslam. Vendimi për ta përshpejtuar kohën, më tepër se një hakmarrje për arrestimin e Salah, mund të ketë qenë pasoja e blitzit në Forest më 16 mars, gjatë së cilit mbeti i vrarë Mohamed Belkaid, një algjerian 35 vjeçar.
Në fakt, Belkaid ishte një kokë e amdhe e organizatës dhe mori pjesë në planifikimin dhe ekzekutimin e masakrave të 13 nëntorit. Nga ana tjetër, me emrin Samir Bouzid, ai ishte kontrolluar në shtator 2015 në shoqërinë e Salah Abdeslam. Dhe gjurma e tij dixhitale ishte gjetur te celulari i hedhur në një kosh përpara Bataclanit me të cilin ishte dhënë sinjali për fillimin e kasaphanës. Por nuk mbaron me kaq: katër ditë pas masakrave të Parisit, Belkaid, me identitetin e tij të rremë, kishte transferuar nga një zyrë Ëestern Union në Bruksel një shumë prej 750 eurosh në për Hasna Aït Boulahcen, kushërirën e Abdelhamid Abaaoud.
Hetuesit janë të bindur se Belkaid ishte duke punuar për atentatiet e Brukselit kur policia belge e vrau gjatë mësymjes në shtëpinë në Forest ku ishte fshehur. Në fakt, në atë shtëpi u gjetën dy fitilë të gatshëm për t’u përdorur.
Kush janë terroristët që janë në arrati?
Policia belge bëri një thirrje dje ndaj qytetarëve që të ndihmojnë për kapjen e një prej tre burrave të filmuar nga kamerat e sigurisë në aeroportin e Zavantemit. Bëhet fjalë për atë me kapele të errët dhe xhaketë të çelur, në të majtë të dy personave të tjerë, që ashtu sikurse ai po shtynin karrocën e bagazheve dhe që mendohet se kanë hedhur veten në erë. Disa dëshmitarë kanë rrëfyer se e panë burrin të largohej nxitimthi nga terminali fill pas dy shpërthimeve.
Për sa i takon dy bashkëpunëtorëve të tij martirë mund të bëhet fjalë për vëllezërit Khalid dhe Ibrahim el-Bakraroui, xhihadistë dhe më herët akoma kriminelë të rëndomtë. Gjurmët e tyre janë gjetur në disa prej strofkave ku sipas policisë u fsheh Salah gjatë 4 muajve të tij të arratisë, përfshi mjedisin në Forest ku vdiq Belkaid. Në të njëjtin apartament janë gjetur gjurmët e një tjetër prej terroristëv të mundshëmq ë ëhstë në arrati gjatë këtyre orëve. Bëhet fjalë për Najim Laachraoui, 24 vjeç, me emër të rremë Soufiane Kayal, që i shpëtoi blitzit në të cilin mbeti i vrarë miku i tij Belkaid. Gjurmëte tij u gjetën te materiali eksploziv i përdorur në masakrat e Parisit.
Në listën e njerëzve në arrati, duhet kujtuar edhe Mohamed Abrimi, burrin që është ende në kërkim prej katër muajsh dhe që është kapur nga kamerat e një pike karburanti, sëbashku me Salah pak përpara atentatit të 13 nëntorit, gjatë utostradës Bruksel-Paris.
Masakra dhe dështimi i radhës i antiterrorizmit belg?
Nëse konfirmohen thashethemet e këtyre orëve të para, përgjegjësia e shërbimeve sekrete belge është e madhe, aq sa, dje pasdite argumenti ka qenë objekt i një këmbimi të vazhdueshëm vlerësimesh nga ana e krerëve të të gjitha inteligjencave ndërkombëtare. Në fakt, nuk kuptohet se përse pas arrestimit të Salah, niveli i sigurisë mbeti 3, edhe pse shumë të dhëna bënin të besohej se ekzistonte mundësia e një kërcënimi direkt. Dhe as se përse, gjithnjë të hënën pasdite, prokurorët belgë dhe francezë kishin vendosur të bënin një pasarelë publike për të dhënë detaje për hetimet e e një rrjeti i cili ishte ende goxha larg shpërbërjes.
Edhe një tjetër herë, Belgjika del si vrima e zezë e sigurisë evropiane. Sikurse dëshmojnë 4 muajt e nevojshëm për të kapur Salah Abdeslam, i cili ishte në arrati në shtëpinë e tij, në Molenbeek. Sikurse dëshmon nënvlerësimi i alarmeve të ardhura, përpara tre javësh, për inteligjencat evropiane lidhur me rrezikun e “atentateve të menjëhershme” në Bruksel. Një parlajmërim i përsëritur sërish të shtunën e kaluar (flitej për vende të popullura nga të huajt), pas mësymjes në apartamentin në Forest: flamuri i Isis, kallashnikovi, libri për salafizmin por mbitëgjitha kapsollat dhe instruksionet për të prodhuar bomba artizanale ishin të dhënat e zhurmshme dhe të pangatërrueshme të sulmit të ardhshëm. Dikush gaboi duke e nënvlerësuar./SN
Komentet