Sulmi me dron në një bazë ajrore në qytetin rus të Pskov të martën u nis nga brenda Rusisë, tha shefi i inteligjencës ushtarake të Ukrainës. Kyrylo Budanov tha se dy avionë mallrash Ilyushin u shkatërruan dhe dy u dëmtuan.
Rusia nga ana e saj tha ishin dëmtuar katër.
Ushataraku ukrainas Budanov nuk tha nëse sulmi ishte kryer nga operativë ukrainas apo rusë.
Sulmet me dronë të Ukrainës ndaj Rusisë ndodhin pothuajse çdo ditë. Ajo e kishte pranuar tashmë sulmin në Pskov. Por komentet e z. Budanov duket se i japin fund spekulimeve se ajo ishte shkaktuar nga një armë me rreze të gjatë.
Presidenti Volodymyr Zelensky tha të enjten se një armë e prodhimit ukrainas kishte goditur një objektiv në një distancë prej 700 km. Qyteti rus Pskov është afërsisht 500 km nga kufiri ukrainas.
“Ne po punojmë nga territori i Rusisë”, tha Budanov pa thënë se çfarë lloji apo sasie dronësh janë përdorur. Ai tha se dronët synonin të godisnin sa më lart avionit, vendndodhjen e rezervuarëve të karburantit dhe një pjesë me rëndësi të krahut të krahut.
Ndërkohë sulmet me dronë në disa zona në Rusi vazhduan gjatë natës të së enjtes deri të premten.
Raporte të pakonfirmuara thonë se një fabrikë që prodhon pjesë elektronike për raketa në qytetin Lyubertsy jashtë Moskës është goditur.
Megjithatë, kryebashkiaku i Moskës Sergei Sobyanin tha në kanalin e tij Telegram se dronët mbi Lyubertsy u rrëzuan pa shkaktuar dëme apo viktima.
Ashtu si me sulmet e mëparshme në zonën e Moskës, një numër fluturimesh nga aeroportet e Moskës u vonuan ose u anuluan të premten në mëngjes.
Guvernatori i rajonit të Kurskut, Roman Starovoyt tha se një ndërtesë banimi dhe një ndërtesë administrative ishin goditur në qytetin e Kurchatov, afër centralit bërthamor të Kursk.