Më në fund Florian Haçkaj qenka përgjigjur në faqen e tij disa ditë pas sfidës time publike duke mos i rezistuar dot vesit që duket se e ka mbërthyer fort e duke thënë se unë i kam bllokuar komentet!
Jo, të nderuar miq, ai është i lirë të komentojë në faqen time siç janë të lirë të gjithë miqtë e kësaj faqe dhe miqtë e tyre!
Haçkaj duke qenë mik i shumë miqëve të faqes time për rrjedhojë është i lirë të komentojë!
Kur më thanë se ka shkruar për mua prisja një nivel replike dhe debati që do ja vlente – të nderuar miq – por u zhgënjeva keq kur e lexova.
Duke lexuar përgjigjen e tij të them të drejtën ndjeva keqardhje për të e mu kujtua ajo shprehja…kërkon me vendosë vetulla e nxjerr sytë!
Po, Z. Haçkaj edhe për një lexues të zakonshëm me këtë përgjigje e ka thelluar gropën që i ka bërë vetes.
Që në rrjeshtat e para kur thotë që ne jemi krijuar si lëvizje anti-regjim mua mu shfaqën pozimet e tij me Celibashin e regjimit duke qeshur vesh më vesh….mu kujtuan takimet e tij me ambasadorët që në kundërshtim me rolin e tyre i kanë bërë gjëmën Shqipërisë tonë të përbashkët. Mu kujtuan hapësirat televizive që i jepen Haçkajt dhe bashkëpunëtorëve të tij në çdo orë të ditës sidomos nga mediat e rregjimit që organizata e tij e lufton aq shumë.
Mu kujtuan sulmet nën brez ndaj opozitës reale që Haçkaj, anti-berishistët dhe disa eksponentë të tjerë poshtë tij ja bëjnë bash kur ajo gjendet në momentet e saj më delikate.
Mu kujtuan gjendjet e “rastësishme” me Veliajn në përurimin e një rruge në SHBA…
Sa për ta sqaruar publikun që na ndjek debati me juve nuk ka qenë asnjëherë personal siç jeni munduar ta kanalizoni ju por publik dhe në interes të publikut sidomos atij publiku që ka rënë pre e mashtrimeve dhe propagandës tuaj.
Ndaj do ju lutesha shumë në këtë hapësirë debati ti lejmë prindërit familjet dhe dajallarët jashtë diskutimit tonë dhe të merremi me thelbin!
1. Kur ju publikuat “fitoren” tuaj në Gjykatë Kushtetuese a nuk ju bëri përshtypje që paragrafi që merrej me shtetësinê tuaj prej së cilës ju keni hequr dorë vullnetarisht (dhe jo i detyruar siç thoni ju në vitin 2012) kishte një nr dekreti (7294) që nuk kishte asnjë lidhje me datën 22 korrik 2019?
Apo kjo i shërbente skemës së viktimizimit tuaj?
Pse nuk na e thatë që ju keni lënë shtetësinë me kërkesën tuaj?
Por u detyruat ta bëni këtë vetëm kur u bë publike nga
Taulant Dedja në faqen time!
3.Keni deklaruar në replikën tuaj që ju e keni ri-marrë shtetësinë shqiptare në vitin 2016.
Në dijeninë time me aq pak njohuri juridike sa kam një shtetësi që lihet me dekret merret po me dekret presidencial!
Ju lutem na beni publike lejen për rimarrjen e shtetësisë shqiptare nga shteti gjerman dhe po ashtu dekretin presidencial të presidentit të Republikës së Shqipërisë të vitit 2016 (siç thoni ju) që ju jep juve shtetësinë!
Jua thashë në krye të herës që debati është parimor dhe në interes të publikut dhe unë nuk ja lejoj vetes ta reduktoj polemikën në muhabet kafesh sepse unë nuk kam asnjë të drejtë të verifikoj dokumentat tuaja personale pasi e respektoj të drejtën e privacisë tuaj njëlloj siç vlerësoj timen.
Publikoni ato fakte që janë dhe duhet të ishin publike!
Kaq.
Po e mbyll këtu këtë replikë timen duke mos u thelluar me tej në debatin për rolin që po luan organizata që po drejtoni ju pasi atë e kam trajtuar nē shkrimet e mia të mëparshme.
SFIDA ime publike ndaj jush vazhdon derisa të sqaroni dhe jepni përgjigje të gjitha pyetjeve që janë legjitime dhe në interes publik!