Një tjetër histori prekëse vjen nga sulmet terroriste në Paris, ku humbën jetën 129 persona. Në teatrin “Bataclan” u gjet i gjallë një djalë 5-vjeçar, i cili ishte mbështjellë nga nëna e tij e pajetë.
Esla Deplace, 35 vjeçe, përdori trupin e saj si mburojë për të shpëtuar djalin nga plumbat e terroristëve.
Edhe nëna e saj, 61-vjeçarja Patricia San Martin humbi jetën duke u përpjekur të shpëtonte jetën e nipit të saj 5-vjeçar.
Kur nisën sulmet dhe kur terroristët hynë në teatër dhe hapën zjarr ndaj turmës, Esla, së bashku me nënën e saj mbështollën me trup djalin 5-vjeçar për ta shpëtuar nga plumbat.
“Esla dhe nëna e saj humbën jetën të premten më 13 nëntor, në teatrin “Bataclan”. Djali i saj, Louis, ishte bashkë me të.
Por ai shpëtoi dhe gjendet në spital në shok. Policia e gjeti të mbuluar në gjak, por pa asnjë plagë. Esla dhe nëna e saj e mbrojtën Louisin dhe ai nuk pësoi asnjë dëmtim”, shkruan shoqja e saj e ngushtë, Sihem Souid.
Këtë e ka konfirmuar edhe Policia franceze, që zbuloi Lousin të gjallë dhe në shok total në sallën e teatrit “Bataclan”.
Komentet