“Rastin jemi duke e hetuar si akt terrorist. Në vend ekziston një rrezik i lartë terrorist, dhe ka shenja të mëdha se sulmi i mbrëmshëm të jet i kësaj natyre.”, tha një zyrtari i policisë
LONDËR – Policia e Londrës ka arrestuar sulmuesin me thikë të natës së kaluar, i cili plagosi të paktën tre persona, kurse nga policia deklaruan se rasti po trajtohet si sulm terrorist.
Sulmi ndodhi mbrëmë në stacionin e metrosë Leytonstone në Londër, ndërsa dëshmitarët okularë në rrjetet sociale kanë publikuar video që tregon se si policia ka arritur të arrestojë një njeri me ngjyrë i cili më parë kishte kërcënuar udhëtarët, kurse më pas edhe i sulmoi me thikë.
Një person ndodhet në gjendje të vështirë, kurse dy janë me lëndime të lehta, dhe gazetat në Londër njoftuan se sulmuesi bërtiste “Kjo është për Sirinë”.
Komandanti i Departamentit kundër terrorizmit, Richard Walton, tha se sulmuesi u shtrua në spital dhe është në arrest policor.
“Rastin jemi duke e hetuar si akt terrorist. Në vend ekziston një rrezik i lartë terrorist, dhe ka shenja të mëdha se sulmi i mbrëmshëm të jetë i kësaj natyre. I bëj thirrje qytetarëve të jenë të qetë, por të kujdesshëm në këtë situatë”, ka thënë Walton.
Walton gjithashtu iu bëri thirrje qytetarëve të cilët dëshmuan sulmin që të tregojnë të gjitha informacionet në polici ose xhirimet të cilat i posedojnë të cilat mund të ndihmojë në hetime.
Parlamenti i Britanisë së Madhe të enjten miratoi përfshirjen e ushtrisë britanike në operacionet ajrore kundër organizatës terroriste ISIS në Siri, dhe disa orë më vonë avionët britanik u ngritën nga bazat në Qipro dhe kryen sulmet e para kundër pozicioneve të organizatës terroriste. aa
Komentet