Portali Zëri i Shqiptarëve – Voice of Albanians – www.voal.ch është portali më i klikuar në diasporën shqiptare, Zvicër, Europë, SHBA etc si dhe një nga më të mirët në rang kombëtar.
Kjo lexueshmëri dhe klikueshmëri i dedikohet profesionalizmit dhe angazhimit të dy botesve të saj, Skënder Buçpapajt dhe Elida Buçpapajt, të cilët kanë zgjedhur rrugën e mirinformimit të opinionit publik larg çdo ndikimi klientelist nga politika shqiptare.
Zëri i Shqiptarëve ka një lidhje shumë të fortë me rrjetin social në Facebook, në faqet e dy botuesve si dhe në fanpage të Voal, ku shpërndahen çdo ditë shkrimet që boton ky portal.
Sipas njoftimit të Facebook, vetëm pëlqime – like faqja e profilit të Elida Buçpapajt ka marrë mbi një milion, që do të thotë se lexueshmëria dhe shikueshmëria është mbi 100-1000 herë më e madhe.
Voal.ch dhe botuesit e saj Skënder Buçpapaj dhe Elida Buçpapaj falënderojnë dhe i shprehin mirënjohjen lexuesit dhe opinionit publik.
Qëllimi i Voal.ch është transformimi i Shqipërisë dhe trojeve shqiptare në vende të shtetit të së drejtës, të integruara në NATO dhe BE, ku të mbretërojë shteti ligjor, shteti social dhe shanset e barabarta për një jetë të denjë për të gjithë qytetarët.
Voal.ch është një kritikuese e rreptë e klasës politike shqiptare që e sheh si shkaktaren kryesore të vuajtjeve dhe varfërisë të shqiptarëve, të cilët duke mos patur asnjë shans dhe perspektive jete marrin ikën nëpër rrugët e botës!
Dhe aktualisht pjesa më e madhe e kombit jeton në diasporë!
Voal.ch i fton lexuesit e saj që të vazhdojnë të na besojnë e të na lexojnë, sepse tek ne do të gjejnë mbrojtësit e së vërtetës, cilado qoftë ajo!
Dhe Voal.ch uron e dëshiron që të vijnë sa më shpejt ditë të mbara të lajmeve të mira, kur pas rrëmetit dhe tatëpjetës për kombin shqiptar të fillojë sa më shpejt ngritja, ngjitja, arritjet dhe sukseset !


Urimet ma te mira per Ju. Shndet e mbarsi ne detyren Tuej Atdhetare!
Me shume respekt, Fritz Radovani.
I nderuari Zotni Fritz, falenderimet tona per bashkepunimin tuaj me Voal.. Ju jemi mirenjohes.
Me respekt
Elida dhe Skender Buçpapaj
Shume urime e shume suksese zonja Bucpapaj e revista shembullore VOAL.Ch