Te Suedia, janë dy futbollistë. Pjesë e ekipit të meshkujve është Astrit Ajdareviq, kurse pjesë e ekipit të femrave, e mirënjohura Kosovare Asllani.
Përderisa Ajdareviq do të debutojë në Lojërat Olimpike, për Asllanin, që luan me Manchester Cityn, është hera e dytë që paraqitet në këtë ngjarje. Asllani ishte pjesë e Suedisë edhe në Lojërat Olimpike “Londra 2012”, shkruan Koha Ditore.
Edhe Bullgaria në ekipin olimpik ka përfshirë dy shqiptarë, Elis Gurin në mundje dhe Linda Zeqirin, në badminton. Guri 33-vjeçar, është i lindur në Shkodër dhe merr pjesë në kategorinë deri në 98 kilogramë në stilin greko-roman.
Për Gurin kjo do të jetë paraqitja e tretë në Lojërat Olimpike, ndërsa hera e dytë që përfaqëson Bullgarinë
Komentet