Më shumë se një në pesë suedezë votuan për partinë radikale kundër imigracionit Demokratët e Suedisë (SD) në zgjedhjet e së dielës.
Tani, partia e dytë më e madhe politike në vend, 73 deputetët e saj pritet të luajnë një rol vendimtar në mbështetjen e një koalicioni të krahut të djathtë në pushtet – të përkthyer në një pozicion zyrtar në qeveri.
Kjo do të ishte hera e parë që partia nacionaliste i afrohet levave të pushtetit në Stokholm.
Fokusi i fushatës zgjedhore në çështjet që kanë të bëjnë me emigracionin dhe dhunën kriminale. Këto e kanë vënë axhendën e SD-së në qendër të politikës suedeze si kurrë më parë. Është një moment vendimtar për një parti të themeluar nga simpatizantët nazistë, e cila është shmangur për dekada nga partitë kryesore. Tani është gati të luajë rolin e “kingmaker” në një vend më të njohur për politikë të qëndrueshme dhe pa surpriza.
Sipas shifrave të fundit zgjedhore, SD fitoi 20.6% të votave të dielën – duke u shndërruar në partinë më të madhe në një bllok të krahut të djathtë, që ka shumicën në parlament. “Kjo është dramatike duke pasur parasysh se ata hynë në parlament vetëm në vitin 2010,” tha për BBC pedagogu i shkencave politike i Universitetit të Goteborgut Johann Martinsson.
Pritja e gjatë drejt pushtetit
“Suedia dikur kishte një sistem partiak jashtëzakonisht të qëndrueshëm dhe të parashikueshëm. Tre zgjedhje më vonë – dhe ato janë partia e dytë më e madhe,” thotë ai. Martinsson e përshkruan partinë si “kryesisht një parti kundër imigracionit, anti-multikulturore, nacionaliste” – por nuk i etiketon ato si ekstremiste të djathta.
E themeluar në vitin 1988, SD luftoi për dy dekada për të fituar vota të mjaftueshme për të zgjedhur ndonjë deputet. Por që nga hyrja në parlament në vitin 2010, partia ka rritur ndjeshëm elektoratin në tre zgjedhje të njëpasnjëshme.
Por të dielën, “Të moderuarit” nuk dolën më partia më popullore e qendrës së djathtë në vend.
Martinsson thotë se rezultatet janë një “vijë ndarëse” në historinë suedeze. Suksesi i saj ka çuar në një debat të ashpër mbi atë se sa shumë ka ndryshuar partia ideologjikisht gjatë transformimit të saj. Udhëheqësi aktual Jimmie Akesson, i cili mori detyrën në vitin 2005, shpalosi një politikë të “tolerancës zero” kundër racizmit dhe ekstremizmit dhjetë vjet më parë. Në vitin 2015 ai madje pezulloi të gjithë krahun rinor të partisë për lidhjet e saj me të djathtën ekstreme.
Lidhjet e së shkuarës me bindjet naziste
Partia ka pësuar gjithashtu një riemërtim të gjerë: duke zëvendësuar logon e flakës së saj të ndezur me një lule me pamje më të pafajshme dhe duke hequr sloganin e saj “Mbaje Suedinë Suedeze”.
Por këto ndryshime nuk kanë mjaftuar për t’i dhënë fund akuzave se partia përbën një kërcënim për grupet minoritare të Suedisë. Ato përfshijnë Willie Silberstein, kryetarin e Komitetit Suedez Kundër Antisemitizmit – i cili është bërë vetë objekt i abuzimit antisemitik, ditët e fundit pasi përdori pozicionin e tij për të kritikuar publikisht SD në një intervistë televizive.
“Komiteti ka një problem me partitë që janë themeluar nga nazistët. Ky nuk është një opinion – ky është një fakt” tha ai për BBC. “Nëse një parti është kaq e mbushur me njerëz që duhet të përjashtohen sepse janë nazistë – kjo thotë diçka për atë parti.”
Ai tregon për një studim të raportuar gjerësisht të publikuar muajin e kaluar nga grupi suedez i kërkimit Acta Publica që pretendonte se kishte identifikuar 289 politikanë nga partitë më të mëdha që kishin shprehur pikëpamje që mund të konsideroheshin raciste apo edhe naziste.
Shumica dërrmuese e tyre – 214 – ishin anëtarë të SD.
“Më frikëson se ata mund të kenë një ndikim të madh në politikën suedeze,” thotë ai. “Unë mendoj jo vetëm për pakicën hebreje, por për emigrantët në përgjithësi.”
Tweet-et dhe postimet në mediat sociale nga anëtarët e partisë – dhe ndonjëherë edhe zyrtarë të zgjedhur – vazhdojnë ta sjellin partinë në telashe.
Partia mohon akuzat për racizëm
Në kulmin e fushatës zgjedhore, zëdhënësi ligjor i SD-së, deputeti 26-vjeçar Tobias Andersson, postoi në Twitter një foto të një treni nëntokësor të Stokholmit të markuar me ngjyrat e partisë. “Mirë se erdhe në ekspresin e riatdhesimit. Këtu është një biletë me një drejtim. Ndalesa tjetër në Kabul”, ka shkruar ai.
Disa komentues suedezë e kritikuan postimin, por kreu i partisë Akesson refuzoi të kërkonte falje, duke argumentuar se ai kishte për qëllim të tallte ata që ishin ofenduar nga posterët e partisë sipas agjencisë së lajmeve AP.
“Gjithë këto që thoni ishin para se të lindja unë”, thotë Emil Eneblad, nënkryetar i lëvizjes rinore të SD “Suedezët e rinj”.
“Njerëzit na akuzuan për gjëra të këqija në zgjedhje, nuk mendoj se fakti që kishte njerëz të dyshimtë në parti 30 vjet më parë ka ndikuar në pozicionin tonë në zgjedhje” tha 21-vjeçari për BBC.
Ai pretendon se partia kishte pothuajse dyfishuar mbështetjen e saj midis të rinjve në zgjedhjet e së dielës – diçka që ai e vlerëson me fokusimin në tre çështje në veçanti: sigurinë, punësimin dhe emigracionin.
“Të rinjtë kërkojnë diçka tjetër”, thotë ai.
Politologu Johann Martinsson thotë se çështjet rreth emigracionit kanë zier për një kohë të gjatë, duke theksuar se Suedia është ndër vendet me numrin më të lartë të azilkërkuesve për frymë gjatë viteve të fundit.
Kjo dhe një perceptim në rritje e krimit mund të shpjegojë rritjen e mbështetjes për SD-në. Bëhet fjalë për një parti e cila jo vetëm që ka bërë fushatë për të dyja çështjet për vite me radhë, por është bërë e njohur me pretendimin e saj të diskutueshëm se të dyja janë të lidhura pazgjidhshmërisht./
Një letër e shkruar nga një pasagjer i Titanikut disa ditë përpara se anija të fundosej është shitur për një rekord prej 400,000 dollarë në ankand në MB.
Letra e kolonelit Archibald Gra . . .
Teksa në Vatikan mbahet funerali i Papa Françeskut, së fundmi, mediat kanë zbuluar dhe pasurinë që ai kishte përpara se të ndërronte jetë. Në një kontrast të fortë me pasurinë e mad . . .
Bazilika e Santa Maria Maggiore është vendi ku Papa Francesco ka zgjedhur të qëndrojë gjatë jetës së tij, duke e bërë atë vendbanimin e tij të fundit. Kjo bazilikë është një nga kat . . .
Kur një shoqëri e drejtojnë rrënuesit , ajo humb kuptimin , jumb vlerat dhe çdo stabilitet.Qe 25 vite në vend që të ndërtojmë sisteme të qëndrueshme , ku shteti mbahet mbi këto shtylla . . .
Edi Rama ka pranuar gjatë seancës së propagandës së përditshme Sy m’ Sy se ka në burg ministra jo vetëm të mandatit të tretë, por edhe nga mandati i parë edhe nga mandati dytë.
Ndër . . .
Krijimi i institucioneve pas zgjedhjeve nuk është një lojë futbolli. Nuk shkohet në lojë me taktizime dhe kalkulime për ta befasuar kundërshtarin, as me pritjet që gjatë lojës do të ndo . . .
Lideri i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka postuar një video në rrjetet sociale ku fakton pse Rama sulmon presidentin Trump dhe bashkëpunëtorin e tij Chris LaCivita, strategun e . . .
Fati e deshi që mbledhja e pestë konstituive e Kuvendit të Kosovës të mbahet në ‘Ditën e Bujqëve’. Thellësisht jam i bindur se, sikur të ishin bujqët sot në vend të deputetëve, zgjidh . . .
Punonjësit e Zërit të Amerikës që u vendosën në pushim ose u pushuan nga puna duhet të kthehen në punë dhe administrata Trump duhet të rivendosë financimin për VOA-n dhe mediat e tjera . . .
Në një kohë kur buxheti i shtetit shqiptar kap shifrën e mbi 8 miliardë eurove në vit, një fakt tronditës përballet me heshtjen institucionale dhe apatinë publike: Shqipëria zy . . .
Nga Flamur Vezaj
Ashtu siç kam denoncuar që në ditën e parë, veprimet e SPAK-ut ndaj gazetarit Elton Qyno kanë qenë jashtë çdo standardi ndërkombëtar, të paligjshme dhe në kundërsht . . .
Brixhida Muça, drejtoreshë e Qëndrës “Lumturo Dhimbjen”, ka reaguar ashpër në rrjetin e saj social Facebook, si nënë e një djali autik, pas deklaratës të kryeministit Edi Rama ditën . . .
Komentet