STOCKHOLM – Theksohet se 1 mijë e 400 fëmijë azilkërkues të ardhur në Suedi të pashoqëruar deklarohen të humbur.
Sipas raportit të publikuar nga Radioja shtetërore Suedeze EKOT të bazuar në të dhënat e zyrës së emigracionit (Mikrationsverker) theksohet se nuk ka asnjë informacion rreth 1 mijë e 400 fëmijëve azilantë të ardhur në Suedi.
Sara Granath përgjegjësja e organizatës së shoqërisë civie ndërkombëtare “Save the Children” për Suedinë duke vënë në dukje se fëmijët janë nën moshën 18 vjeç tha se janë të shqetësuar për fatin e fëmijve dhe se janë duke kryer përpjekje intensive për gjetjen e tyre.
Ndërsa në anën tjetër sipas raportit të publikuar nga zyra e migracionit (Mikrationsverker) duke u vënë në dukje se në vitin 2014 në Suedi kanë mbërritur 7 mijë e 49 fëmijë të pashoqëruar theksohet se në vitin 2015 kjo shifër mund të kalojë 15 mijë.
Theksohet që nga muaji korrik në vend kanë ardhur 12 mijë fëmijë të pa-shoqëruar. Vitin e kaluar në Suedi u strehuan 81 mijë e 300 Sirianë, ndërsa këtë vit pritet që kjo shifër të arrijë 100 mijë.
Komentet