Dashamirësia e përkthyesit rumun, Cristian Besleaga, ndaj letërsisë shqipe, solli bashkëpunimin e suksesshëm me shkrimtarin Bashkim Hoxha
Ka qenë vëmendja dhe dashamirësia e përkthyesit rumun, Cristian Besleaga, ndaj letërsisë shqipe, në fillim të një bashkëpunimi të suksesshëm me shkrimtarin Bashkim Hoxha, për të bërë të njohur për pubikun rumun një pjese domethënëse të letërsisë bashkëkohore shqipe.
Në këtë hark kohor prej katër vitesh nga shtëpia botuese “Contrafort”, në Craiova, Rumani, u botuan radhazi romanet “Kronikat e mjegullës”, “Duartrokitësit” dhe së fundmi, libri i nomunuar për “Çmimin Kombëtar të Letërsisë 2022”, “Një shaka e vogël me vdekjen”.
Përkthyesi i mirënjohur, autor edhe i “Gramatikës së gjuhës shqipe për të huajt”, ka ditur të përcjellë vecoritë e krijmeve të autorit, me gjithë vështrësinë që paraqet gjuha shqipe, e pasur me shprehje idiomatike apo nëntekstet simbolike.
Studiuesja e letërsisë, Cristiana Maria Hâncu, në parathënien e botimit të parë të “Kronikat e mjegullës” ndër të tjera shkruan:
“…që nga lashtësia e baladave, mjegulla vazhdon, si një element mbizotërues, në Shqipërinë mitike. Siç ndodhi edhe me Kështjellën e Rozafës, ndërtuar me hidhërim. Siç na tregoi Mitrush Kuteli: “Mjegulla ra mbi Bunën dhe e mbuloi plotësisht. Mjegulla qëndroi atje për tre ditë dhe tre net. Pas tre ditësh dhe tre netësh, filloi të frynte një erë e lehtë, e cila e shpërndau, e përlëvdoi dhe e dërgoi lart në kodrën Valdanuz. Atje, në majë të kodrës, punonin tre vëllezër. Ata po ndërtonin një fortesë. Ata ngrinin murin gjatë ditës, por natën shëmbehej … ”Shkrimtari shqiptar, i cili jetoi për shumë vite mes nesh në Rumani, profetizoi kështu baladën e famshme ballkanike të sakrificës për ndërtim dhe themelim, motra binjake, në tokën shqiptare, të Masteri ynë Manole.
Prej asaj kohe, deri më sot, mjegulla vazhdon dhe ushqehet, pandërprerë, nga papërcaktueshmëria mjegullore e ajrave, mbase motivi më shqetësues letrar nga të gjithë, dhe, i mbivendosur në histori, filtri më i qartë dhe më i çmuar.
Talenti i veçantë i Ismail Kadaresë evokon mjegullën, e quan atë dhe e vendos gjithnjë në peizazhin shqiptar, duke ri-përfytyruar atë në zemrat e njerëzve, si dhe atë në mes të Natyrës: me mjegull, avull, re, tym, pluhur, ngjyrë qumështi, shi, gëlqere, madje edhe me filtrin e lotëve në dritën e syve, të cilat ne i zbulojmë duke zbritur, në mënyrë të padukshme, nga faqet e saj, në pamjet natyrore ose njerëzore, deri në pikën që personifikon një Mbretëri të Mjegullave në vendin e tij.
Romani i Bashkim Hoxhës ringjall, në mënyrën më të përsosur, simbolin e vjetër, e ngarkon atë me vlerë narratologjike dhe në të njëjtën kohë u jep instrumenteve historike këtë simbol të të papërcaktuarit, në të cilin format nuk dallohen akoma, ose në të cilat format e vjetra që janë duke u zhdukur nuk janë zëvendësuar akoma nga forma më të sakta, duke thirrur në mënyrë imperative për dallimin e vetëdijes, për t’u ndriçuar dhe për t’u dalluar…”.
Përkthyesi i mirënjohur i gjuhës shqipe, studiuesi Marin Dobresku duke paraqitur romanin në revistën “Drita”, që botohet në Bukuresht në gjuhën rumune për komunitetin shqiptar atje, ndër të tjera shkruan:
…”Romani është një satirë politike që paraqet një fenomen të pranishëm edhe në Rumani në 30 vitet e fundit. Bëhet fjalë për “mercenarë” të paguar nga partitë politike për të formuar galerine e fjalimeve të një personazhi të dyshimtë, me pretendime për të qenë politikan, apo që ndodhet përkohësisht në pushtet. Libri shpalos peizazhin e zymtë të jetës politike në Shqipërinë bashkëkohore, të dominuar nga tradhtitë, korrupsioni dhe nepotizmi. Heroi i romanit, Klajdi, një aktor i ri i refuzuar nga tryeza e të pasurve, bëhet një nga personazhet që fillimisht e urren, po kupton më pas se nuk mund të jetojë pa pagën mujore të marrë nga puna e “Duartrokitesit”…
“Një shaka e vogël me vdekjen2, e botuar së fundmi me titullin Shaka me vdekjen, pret gjykimin e publikut, gjithnjë me përkthimin mjeshtëror të Cristian Besleaga.