Voal – Çfarë është MT ? Është Meditimi Transhendental. Po çfarë është Meditimi Transhendental? –
Teknika e meditimit transcendental është një teknikë mjaft e thjeshtë dhe e lehtë për ndryshimin e qenies në brendinë tuaj. Ajo mundëson që mendja juaj të qetësohet dhe të përjetojë burimin e mendimit – vetëdijen e pastër, niveli ky më i qetë i vetëdijes.
Meditimi Transhendental rrit përqendrimin, redukton dhimbjen dhe forcon lidhjet emotive. Është aftësi dhe njëherazi një nevojë e mendjes njerëzore.
Hulumtime mbi transhendetimin
Studimet e para mbi teknikat e Meditimit Transcendetal janë bërë në UCLA dhe Shkollën e mjekësisë të Universitetit të Harvard-it në vitet e 70-ta. Në këto studime thuhet se me anë të teknikave të Meditimit Transcendental, prodhohet një gjendje unike e vetëdijes “vetëdije e relaksuar” në mendje dhe trup. Asnjë lloj tjetër i meditimit nuk e krijon këtë gjendje.
Që atëherë, shumë studime kanë dokumentuar një gamë të gjerë të indikatorëve fiziologjikë të vetëdijes së relaksuar. Edhe pse trupi është në pushim të thellë, mendja është e zgjuar dhe jo në gjumë, siç pasqyrohet me rritjen e valëve alfa gjatë praktikës TM.
Përfitimet e menjëhershme dhe afatgjate
Transcedentimi në mënyrë automatike i vetëdijes është çelësi i efektit të teknikave të Meditimit Transcendental dhe nuk shfaqet gjatë meditimeve të tjera, të cilat kanë për bazë koncentrimin dhe përqendrimin e mendjes.
Në më tepër se 350 studime të publikuara, është zbuluar se Meditimi Transcendental prodhon përfitime të menjëhershme për mendjen dhe trupin.Meditimi Transcendental zvogëlon stresin dhe shqetësimin
Njerëzit që vijnë tek unë për të liruar stresin apo me ndonjë çrregullim që shfaqet nga stresi, kanë nevojë për një meditim efektiv, i cili mësohet lehtë dhe prodhon rezultate të vazhdueshme.
Edhe pse MT është një teknikë mentale, duke marr parasyshë marrëdhënien në mes të trupit dhe të mendjes, praktikimi i MT, sjell poashtu efekte të gjera fiziologjike. MT lejon mendjen të relaksohet në brendinë e saj – në mënyrë krejt të natyrshme. Mësuesit e MT, e quajnë këtë transcendetim të lehtë. Kjo është ajo që e bënë MT më të veçantë, dhe pse kjo teknikë sjell përfitime të mëdha për mendjen dhe trupin, qysh prej fillimit të praktikimit”.
Niveli i lartë i hormonit kortizol, shkakton stresin. Studimet kanë vërtetuar që gjatë praktikimit të MT, ky hormon ka shënuar rënie, ndërsa nuk ka pas ndonjë ndryshim të dukshëm gjatë relaksimit (pushimit) të zakonshëm.
Asnjë teknikë tjetër për menaxhimin e stresit, nuk i afrohet përmasës për lirimin e stresit sa MT. – citon Norman Rosenthal, M.D., psikolog, nga Universiteti Georgetown.
Hulumtuesit e universitet të Stanfordit, në 146 studime të pavarura, kanë gjetur se, teknika e MT është dy herë më efikase për të zvogëluar shqetësimin (ankthin) në krahasim me koncentrimin, përqendrimin apo teknikat tjera.
Sipas të gjitha studimeve të bëra nëpër botë për meditimin transcendental, nëse meditojmë dy herë në ditë nga njëzet minuta, ne i kemi falur vetes energji të cilën mund ta vëmë në funksion të së mirës së vetvetes. Nëse këto seanca meditimi zhvillohen në të njëjtin orar të ditës, atëherë kjo do të jetë akoma edhe më mirë. Meditimi Transcendental është një procedurë e thjeshtë dhe e natyrshme që përgjithësisht praktikohet me sytë mbyllur e me mendje të hapur. Por është një nga metodat më të praktikuara në botë për të qenë efektivë në vetëzhvillim.Përmbledhje e deklaratës nga “American Heart Association”
Duke u bazuar në studime kardiologjike, teknika e MT është e vetmja teknikë që ka treguar rezultate për uljen e shtypjes së gjakut. Sipas AHA, për arsye të studimeve negative dhe rezultateve jo të qarta, të gjitha metodat tjera të Meditimeve (duke përfshirë përqendrimin) janë vlerësuar me Klasën III, pra pa përfitime. Prandaj, teknikat e tjera të meditimit, nuk rekomandohen nëpër klinika për të ulur shtypjen e gjakut.
Poashtu, në studimet e publikuara të AHA, thuhet që ulja e shtypjes së gjakut me praktikimin e MT, poashtu ul edhe shkallën e vdekshmërisë, sulmit në zemër dhe goditjes në tru.
Deklarata shkencore e AHA konkludon që trajtimet alternative që përfshijnë teknikën e MT, janë të rekomanduara për të gjithë individët që kanë shtypjen e gjakut më të lartë se 120/80 mm Hg.
Meditimi transhendental
Mjafton një vend i qetë, ku ti të mundësh të shkëputesh nga pjesa e tjetër e botës për të menduar vetëm për shëndetin dhe produktivitetin tënd. Një vend i qetë, sipas profesorëve të meditimit nevojitet në mënyrë që të qetësohet fillimisht frymëmarrja dhe rrahjet e zemrës. Sigurisht që lëvizjet nuk janë të këshillueshme pasi fluksi i lëvizjeve do të pengojë që të arrijmë frymëmarrjen e dëshiruar për një seancë meditimi. Në këtë mënyrë, në lëvizje e sipër, askush nuk mund të përqendrohet. Nëse arrini të mbani nën trysninë e një qetësie maksimale trupin, atëherë jeni gati për të qetësuar mendjen. Është mirë që vendi i meditimit të jetë një sipërfaqe e ngurtë dhe të mos ndryshohet shpesh nga një seancë meditimi në një tjetër. Koha e një meditimi të mirë është rreth 20 minuta. Sipas të gjitha studimeve të bëra nëpër botë për meditimin transcendental, nëse meditojmë dy herë në ditë nga njëzet minuta, ne i kemi falur vetes energji të cilën mund ta vëmë në funksion të së mirës së vetvetes. Nëse këto seanca meditimi zhvillohen në të njëjtin orar të ditës, atëherë kjo do të jetë akoma edhe më mirë. Meditimi Transcendental është një procedurë e thjeshtë dhe e natyrshme që përgjithësisht praktikohet me sytë mbyllur e me mendje të hapur. Nuk është fe, as filozofi dhe as mënyrë jetese. Por është një nga metodat më të praktikuara në botë për të qenë efektivë në vetëzhvillim.
Histori
Një eksperiencë shumëvjeçare nëpër botë
Meditimi Transcendental e ka origjinën tek Maharishi Mahesh Yogi. Ai është themeluesi i organizatës që vazhdoi përtej vdekjes së tij. Në vitin 1955, Maharishi filloi të mësonte një teknikë tradicionale meditimi që e quajti Meditim Transcendental. Ai gjithashtu përuroi një seri turnesh nëpër botë për promovuar këtë lloj meditimi. Pas shumë studimesh që jepnin të dhëna mjaft pozitive pas aplikimit të kësaj metode relaksuese, kjo teknikë filloi të popullarizohej gjithnjë e më shumë. Në vitin 2000, Meditimi Transcendental ishte mësuar nga miliona individëve të cilët filluan ta përhapnin akoma edhe më shumë. Pavarësisht ndryshimeve organizative dhe shtimin e teknikave të përparuara të meditimit, teknikat e kësaj përvoje relaksuese kanë mbetur relativisht të pandryshuara. Sot, meditimi transcendental përfshihet edhe në programet shkollore. Në shkollat dhe universitetet angleze, nxënësit dhe studentët mësojnë jo vetëm praktikën, por edhe interpretimin e këtyre traditave. Pasardhësi i Maharishi Mahesh Yogi, është Toni Nader, i njohur edhe si kreu i Paqes Botërore.
Show Bizz
Mes shumë praktikantëve të meditimit transcendental, ka edhe emra shumë të njohur. Këngëtarja e njohur Ketty Perry është një nga ato vajza e cila ka kohë që aplikon çdo ditë meditimin transcendental. Listës së atyre që e kanë deklaruar publikisht lidhjen e tyre me mendimin transcendental i bashkëngjiten edhe: Ben Harper, Dax Shepard, Ellen Degeneres, Gwyneth Paltrow, Hellen Mirren, Howard Stern, Jerry Seinfeld, Judd Apatow, Judy Greer, Kristen Bell, Laura Dern, Lena Dunham. Regjizori i njohur Martin Scorsese dhe gazetarja Oprah Winfrey në deklaratat e tyre theksuan se meditimi transcendental i ka ndihmuar shumë për të qenë të suksesshëm. Lista e gjatë e emrave që stërvisin mendjen e tyre vazhdon me emra të njohur si: Mehmet Oz, Michael Cara, Ringo Starr, Russell Brand, Sheryl Crog, Soledad O’Brien, Susan Sarandom, Whitney Cummingsa dhe Paul McCartney. Deklarimi i tij i fundit për këtë praktikë ishte: “Meditimi Transcendental më çoi në një ishull qetësie teksa ndodhesha në mes të një gjurulldie kaq të madhe”.
Komentet