TIRANE – Kënga e Eneda Tarifës nuk arriti të futej në finalen e Eurovizionit. Të shumta ishin reagimet në rrjetet sociale pas dështimit të Shqipërisë, ndër të cilët edhe reperi Stresi, i cili shkroi se: “Në Eurovizion nuk shkohet me shoqëri por me talent”.
“Po flas si të gjithë si njeri i thjeshtë. Çdo vit Shqipëria ka shku në finale sepse kanë qenë konkurent të talentuar. Unë nuk kam asgjë me Eneda Tarifën, por dorën në zemër nuk ishte për Eurovizon ajo këngë”, – ka shtuar Stresi.
Këngëtarja Eneda Tarifa përfaqësoi Shqipërinë në edicionin e 61-të të Eurosong-ut me këngën “Fairytale”.
Komentet