voal.ch – Sot në një konferencë shtypi qeveria zvicerane paraqiti planin për të lehtësuar masat anti-Covid-19. Ky plan do të ndahet në tre faza. Floktarët, fizioterapistët, sallonet e bukurisë, dyqanet, qendrat e kopshtarisë dhe luleshitës do të jenë në gjendje të rihapin aktivitetet e tyre prej 27 Prillit, me kusht që të garantohet siguria e klientëve dhe stafit. Shkollat do të qëndrojnë të mbyllura të paktën deri më 11 maj. Këshilli Federal paraqiti sot një plan lehtësues tre-hapësh për masat e kontrollimit të koronavirusit. Veprimet do të koordinohen në shkallë vendi.
Hapi i parë: 27 Prill
Floktarët, fizioterapistët, kopshtarët do të jenë të parët që mund të kthehen në punë. Spitalet do të jenë në gjendje të kryejnë të gjitha ndërhyrjet, madje edhe ato jo-urgjente. Klinikat mjekësore gjithashtu do të jenë në gjendje të ofrojnë të gjitha shërbimet përsëri, madje edhe ato jo-urgjente. Nga e njëjta datë, dyqanet ushqimore që ofrojnë edhe mallra të tjera të konsumit, do të jenë në gjendje të rihapin të gjitha zonat e tyre të shitjeve. Disa masa relaksuese do të kenë të bëjnë edhe me përcjelljen në banesën e fundit, ku do të marrin pjesë gjithashtu njerëz që nuk janë pjesë e rrethit të ngushtë të anëtarëve të familjes.
Faza e dytë: 11 maj
Qeveria planifikon të rihapë arsimin ee detyrueshëm nga 11 maj.
Në të njëjtën datë gjithashtu duhet të autorizohet rihapja e aktiviteteve dhe tregjeve të tjera tregtare.
Por gjithësesi, Këshilli Federal do të marrë një vendim përfundimtar në 29 Prill.
Faza e tretë: 8 qershor
8 qershori duhet të jetë radha e arsimit jo të dytyrueshëm dhe universiteteve.
Nga ai moment, muzetë, bibliotekat, kopshtet botanike dhe kopshtet zoologjike gjithashtu duhet të jenë në gjendje të rihapen për publikun.
Detajet e kësaj faze të tretë do të përcaktohen në seancën e 27 majit.
Kufizimet e Parlamentit gjithashtu duhet të lehtësohen, por asgjë nuk është vendosur ende.
Lidhur me ngjarjet kryesore, Këshilli Federal do të vendosë më vonë.
Kalimi nga një fazë në tjetrën – është specifikuar – do të ndodhë vetëm nëse nuk ka rritje të konsiderueshme në rastet Covid-19.
Këshilli Federal gjithashtu autorizoi kantonin e Ticino të zgjasë kufizimet e vendosura në sektorë të caktuar të ekonomisë deri më 26 prill./swissinfo.ch/EB
Komentet