Portieri i Milanit dhe kombëtares italiane, Donaruma, mund të jetë më i paguar se Strakosha, por gardiani i Kombëtares tonë ka bërë më mirë në një aspekt. Strakosha renditet i pari në Evropë, për sa i përket pritjeve efektive.
22-vjeçari ka realizuar 67 pritje vendimtare në këtë sezon, kundrejt 45 të Xhixhio Donarumës, që renditet vetëm në vendin e pestë të këtij klasifikimi. Pas Strakoshës, podiumi plotësohet nga portieri i Tuluzës, Lafont dhe ai i Strasburgut, Kamara.
Thomas Strakosha dominon ndaj portierit të Milanit dhe kombëtares italiane, edhe sa i përket cilësisë së lojës me këmbë. Ai ka një mesatare prej 28.4 pasimesh për ndeshje, nga të cilët, 8.5 janë pasime të gjata. /PanoramaSport
Komentet