Presidenti i Shqipërisë, Ilir Meta, është pritur në një takim në Stamboll nga homologu i tij turk, Recep Tayyip Erdoğan, raporton Anadolu Agency (AA).
Meta dhe Erdoğan kryesuan takimin midis delegacioneve të presidencave të të dy vendeve, takim që u mbajtë në Pallatin Presidencial në Stamboll.

Presidenti Meta më herët ishte i pranishëm në ceremoninë e inaugurimit të xhamisë “Çamlıca”, e cila ndodhet në një kodër me pamje nga ngushtica e Bosforit dhe e dukshme nga i gjithë Stambolli.
Dyert e kësaj xhamie më të madhe në Turqi u hapën me një ceremoni ku përveç presidentit turk dhe shqiptar, të pranishëm ishin edhe presidenti i Guinesë, Alpha Conde, presidenti i Senegalit, Macky Sall dhe kryeministri i Palestinës, Mohammad Shtayyeh, së bashku me disa përfaqësues të tjerë ndërkombëtarë.
Komentet