HOLANDË – Ministri i Mbrojtjes së Holandës në atë kohë, Joris Voorhoeve, ka thënë se në maj të 1995-s ndërmjet tre vendeve është bërë një marrëveshje e fshehtë për mos-përdorimin e forcave ajrore të varura nga NATO kundër forcave serbe në Srebrenicë.
Pretendohet se shkaku përse nuk janë përdorur kundër serbëve forcat ajrore të NATO-s gjatë masakrës të Srebrenicës në vitin 1995, që është pranuar edhe si një nga tragjeditë më të mëdha njerëzore, ka qenë një marrëveshje sekrete e firmosur ndërmjet Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Anglisë dhe Francës.
Voorhoeve këto deklarata i ka bërë gjatë një reportazhi për një dokumentar në lidhje me masakrën e Srebrenicës, duke sqaruar se për marrëveshjen në fjalë është bërë me dije gjatë shqyrtimit të dokumenteve në lidhje me Luftën e Bosnjës, që Shtetet e Bashkuara të Amerikës i kishin bërë publike dy vite me parë.
Voorhoeve, tha se Kryeministri dhe ministrat e linjës së asaj kohe në Holandë nuk kanë e pasur një informacion të tillë.
Marrëveshja sekrete është nënshkruar për shkak të marrjes peng të disa ushtarëve francezë dhe anglezë nga gjenerali serb i asaj periudhe, Ratko Mladiç, sqaroi Voorhoeve, raporton TRT.
Sipas Voorhoeve, i cili pretendon se marrëveshja sekrete ndërmjet tre vendeve është firmosur në maj të 1995-s me kërkesë të Anglisë dhe Francës, në qoftë se ushtarët holandezë do të kishin një mbështetje të fuqishme nga ajri, rezultati nuk do të ishte kaq tragjik.
Në vitin 1995 një numër i madh boshnjakësh të strehuar në një zonë të sigurt të kontrolluar nga ushtarët holandezë, të cilët ishin pjesë e misionit të NATO-s në Bosnjë, u ishin dorëzuar forcave të drejtuara nga gjenerali serb Ratko Mladiç dhe më pas ndodhi masakra e madhe, që e dimë.
Mladiç vazhdon të gjykohet në Tribunalin e Hagës, një gjykatë penale ndërkombëtare që është ngritur për krimet e luftës në ish-Jugosllavi.
Komentet