Një lajm i trishtë ka ardhur nga bota e futbollit. Klubi i Malishevës, ka njoftuar për ndarjen nga jeta në moshë të re të futbollistit të tyre, Drinor Fitim Berisha.
Drinori ishte futbollist i grupmoshave të reja të shkollës se futbollit të Malishevës, dhe klubi shprehet se ky lajm i trishtë, i ka tronditur si staf.
“Lajmi për vdekjen tragjike të Drinorit na ka trishtuar e pikëlluar të gjithëve. Ikja e tij e hershme nga kjo botë është dhimbje e madhe dhe humbje e pazëvendësueshme për familjen, por edhe për bashkëlojtarët e tij dhe të gjithë neve në klub.
Në këto momente të vështira për familjen, lusim zotin që të gjeni forcë për ta përballuar këtë dhimbje të madhe dhe ta kujtoni Drinorin përherë me krenari
U prehsh në parajsën e paskaj ti shpirt i ëmbël”, shkruan klubi i Malishevës.gsh